• вторник, 29 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Flesh

9:00/ 17 prill/ 2025

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën e fundit në Dialog te Lajmi, ka thënë se nuk është lehtë të jesh të jesh në Qeveri dhe ta kritikosh vetveten. “Mendoj se performimi qeveritar në përgjithësi nuk ka qenë shumë mirë dhe kjo është bindja e shumicën së qytetarëve. VMRO është shumë e fuqishme me 58 deputet, por edhe ne jemi të plogësht disi letargjik. Kjo vjen si pasoj pasi për herë të parë jemi katër parti politike bashkë dhe çdo vendim duhet të kalohet në tre-katër filtra dhe të ulen dy-tre palë njerëz. Ne erdhëm deri në atë situatë ku edhe partnerët e Koalicionit të na thonë shumë jeni të desinkronizuar”, tha Taravari.

Shkup - Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha se vendimi për të shkuar me lista të veçanta në zgjedhje nuk është vendim i ri por daton nga tetori. “Ne si subjekt realizojmë takime mujore të rregullta, mbrëmë ftuam edhe kryetarët e degëve dhe si konstatim i asaj mbledhje ishte që ne si ASH të shkojmë me lista të veçanta për këshilltarë në çdo komunë shqiptare. Ky nuk është vendim i ri, ne këtë e kemi kumtuar nga tetori i vitit të kaluar. Partnerët e koalicionit e kanë ditur, ky është qëndrim i kamotshëm i joni si Aleancë për Shqiptarët”, tha Blerant Ramadani.

Shkup- Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sqaron se koordinimi për shkrihej të VLEN ka filluar që në korrik të vitit të kaluar, por pa të. Sipas tij, koordinimi ka qenë mes LD, Besa dhe Alternativa. Ai këtë e bëri të ditur sonte në një intervistë për gazetën Lajm, ku sqaroi se edhe për fuzinonimin apo shkrirjen eventuale të përmendur së fundmi pra dy javësh, ai nuk ka qenë i ftuar në atë takim. Pastaj, Taravari tha se përpos kësaj, me ultimatume vetëm për bashkëpunim nuk mund të bisedohet.

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton Lidhja Automote e Maqedonisë.  Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Shkup - Moti paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Pasdite do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe jostabile me reshje lokale të shiut dhe paraqitje të bubullimës. Sipas parashikimit të DPHM-së, proceset do të jenë më intensive në fund të ditës dhe gjatë natës, ku do të marrin formën e stuhive me më shumë reshje të shiut, bubullimës dhe erëra të fuqishme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 20 deri në 24 gradë.

Kiev – Të paktën dy persona humbën jetën, ndërsa 28 janë plagosur në sulmin e djeshëm masiv me dronë rusë ndaj qytetit ukrainas Dnjepër, njoftuan mediat ukrainase.  Në mesin e të plagosurve ka katër fëmijë. Shefi i drejtorisë ushtarake rajonale të Dnejpropretovsk, Sergij Lisak, në aplikacionin Telegram informoi se dy gra u vranë, ndërsa në mesin e të plagosurve ka edhe një foshnjë nëntëmuajshe.  Mediat ukrainase informojnë se janë dëmtuar të paktën 15 ndërtesa. Në mesin e tyre ka konvikte të studentëve, institucione arsimore dhe ndërmarrje për ushqim. 

Kiev - Rusia tani 36 ditë e injoron propozimin amerikan për ndërprerje të sulmeve ajrore, detare dhe tokësore, deklaroi mbrëmë presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional deri te kombi, njoftuan mediumet ukrainase. "Para 36 ditëve, SHBA-ja propozoi armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar të sulmeve ajrore, detare dhe tokësore. Ukraina e pranoi atë propozim menjëherë - para më shumë se një muaji. Rusia vazhdon ta injorojë dhe do të vuajë pasoja, e ky është problem i madh", tha ai. Zelenski dje ka biseduar me diplomatë për takime të mundshme në javët e ardhshme në Ukrainë dhe Evropë, bashkëpunimin me SHBA-në dhe marrëdhëniet me vende tjera "të cilat janë mjaftë të fuqishme që me të vërtetë të ndikojnë në diplomacinë".

Paris - Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio dhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof sot në Paris do të takohen me përfaqësues evropianë për të diskutuar përpjekjet për të ndaluar luftën në Ukrainë. Në takimet do të marrin pjesë dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë Dejvi Lami, që e bënë takimin në nivel të lartë të dialogut transatlantik për Ukrainën nga shkurti i këtij viti. Uitkof dhe Rubio do të takohen me presidentin e Francës, Emanuel Makron dhe ekipin e tij, ndërsa më pas diplomati amerikan do të ketë një takim të veçantë me Lamin, si dhe me homologët e tij francezë dhe gjermanë. Në bisedime do të përfshihen edhe këshilltarët evropianë të sigurisë kombëtare.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp e ndaloi sulmin e planifikuar izraelit ndaj objekteve bërthamore në Iran, shkruan gazeta amerikane “Njujork tajms”. Sipas informacioneve të botimit, shefi i shtetit amerikan ka vepruar në llogari të bisedimeve për marrëveshje me Teheranin për kufizimin e programit bërthamor iranian.  “Njujork tajms” i referohet përfaqësuesve të qeverisë amerikane. 

Uashington - Presidenti i SHBA-së Donald Tramp bëri të ditur se është arritur "përparim i madh" në negociatat tregtare me Japoninë, transmetuan agjencitë botërore, duke theksuar se shefi i shtetit mbrëmë bëri lëvizje befasuese duke u bashkuar personalisht në bisedimet me delegacionin japonez në Uashington për çështjen e doganave shtesë për mallrat japoneze për SHBA-në. "Nder i madh për mua - sapo u takova me delegacionin japonez për tregtinë. Përparim i madh!" shkroi Trampi në një publikim në rrjetin e tij social "Trut soushll" ("Truth Social"), pa dhënë detaje rreth negociatave. Tokio dërgoi delegacion në Uashington të udhëhequr nga ministri i Ekonomisë dhe politikës fiskale, Riosei Akazava.

Phenian– Koreja e Veriut sot i kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dërgimin e bombarduesve strategjikë supersonikë B-1B në Korenë e Jugut në stërvitje të përbashkëta.  Zëdhënësi i Ministrisë koreanoveriore të Mbrojtjes në një kumtesë thotë se prania e bombarduesve strategjikë amerikanë në rajon është bërë “praktikë e rregullt ushtarake”, e përshkruar nga Pheniani si “bllof i paarsyeshëm." Bombarduesit B1B fluturuan mbi Gadishullin Korean si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ndërmjet forcave ajrore amerikane dhe koreanojugore të martën bashkë me aeroplanë ushtarakë, njoftoi atëherë Ministria koreanojugore e Mbrojtjes. 

Seul - Koreja e Veriut sot u kërcënua me masa të caktuara hakmarrjeje, pasi pardje bombarderë amerikanë B-1B fluturuan mbi Korenë e Jugut gjatë stërvitjes së përbashkët ushtarake me forcat koreanojugore. Ministria Mbrojtjes e Koresë së Jugut kumtoi se stërvitja ka për qëllim t'i demonstrojë aftësitë e përbashkëta për përgjigje në moment kur po avancohet programi bërthamor i Koresë së Veriut, njoftuan agjencitë. SHBA-ja dhe Koreja e Jugut rregullisht mbajnë manovra të përbashkëta ushtarake, të cilat i përshkruajnë si mbrojtëse, derisa Pheniani këto aktivitete i konsideron "përgatitje për pushtim

Madrid - Arsenali e ka mposhtur Real Madridin në ndeshjen e mbrëmshme kthyese të çerekfinales së Ligës së kampionëve me rezultat 2:1. Dueli u zhvillua në stadiumin "Santiago Bernabeu" në Madrid. Golit të shënuar nga sulmuesi i Anglisë, Bukajo Saka në minutën e 65-të, iu përgjigj me një goditje precize Vinisius Zhunior në minutën e 67-të. Rezultatin përfundimtar e vendosi Gabriel Martinelli në minutat shtesë. Në minutën e 13-të të ndeshjes u akordua penalti kundër madrilenëve të cilën Saka nuk arriti ta shndërrojë në gol. U referua penalti edhe për Realin, por u anulua falë ndërhyrjes së VAR-it.

Milano - Interi mbrëmë barazoi me Bajernin e Mynihut në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së kampionëve me rezultatin 2:2. Ndeshja është luajtur në stadiumin "Xhuzepe Meaca" në Milano.   Rezultatin e hapi sulmuesi i bavarezëve, Hari Kejn në minutën e 52-të. Nikoqirët me dy gola të shënuar nga Lautaro Martinez dhe Benxhamin Pavar e përmbysën rezultatin, ndërsa në minutën e 76-të mbrojtësi i ekipit mysafir, Erik Daer shënoi gol për rezultatin përfundimtar 2:2. Interi fitoi javën e kaluar në Mynih 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3 u kualifikua në gjysëmfinale të Ligës së kampionëve, ku do të luajë kundër Barcelonës.

Madrid- Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti i potencoi qëllimet kryesore të klubit madrilen për pjesën e mbetur të sezonit pas eliminimit nga Liga e kampionëve. "Çka do të bëjmë në këtë situatë? Në këtë moment po luftojmë për titullin në La Liga. Është e vërtetë se jemi prapa, por kemi ndeshje me Barcelonën. Po ashtu, finalja e kupës dhe Kampionit botëror për klube në këtë sezon të pafund. Duhet t'i ngrejmë kokat dhe të mësojmë nga gabimet tona", deklaroi Ançeloti për "AS". Real Madridi humbi nga Arsenali (1:2) në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së kampionëve dhe u eliminua me rezultat të përgjithshëm 1:5. Ekipi madrilen nuk arriti të kualifikohet në gjysëmfinale të Ligës së kampionëve për herë të parë nga viti 2020.

Остани поврзан