• среда, 30 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/17 prill/2025

Shkup  - Kryeministri Hristian Mickoski e vlerësoi si jashtëzakonisht cilësore dhe të suksesshme vizitën e ekipit qeveritar në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë ditëve të kaluara. Thotë se i prezantuan mundësitë për investim në Maqedoni, si dhe për vendosje të vendit në hartën e investuesve botërorë. "Vizitën e filluam me një takim me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ditët në vijim u takuam me odat ekonomike nga Emiratet Sharxha dhe Dubai, e më pas patëm takime shumë cilësore me kompanitë kryesore këtu në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç janë Mubadala, ADQ, Masdar, Eagle Hills etj. E gjithë ajo për të cilën biseduam është me të vërtetë diçka që do të paraqet një hap të madh përpara për ekonominë e vendit. Biseduam për projekte në fushën e transportit, para së gjithash për korridoret 8 dhe 10 dhe segmentin 10-d të korridorit 10", thekson Mickoski në video deklaratën pas vizitës në EBA.

Shkup - Buxheti shtetëror burim dominues për financimin e fushatave zgjedhore për Zjedhjet presidenciale 2024. Nga të ardhurat e përgjithshme të shtatë kandidatëve për president në vlerë prej  461.470 mijë denarëve, 354.257 mijë denarë janë siguruar nga Buxheti i shtetit për reklamim të paguar politikl, tregon raporti i Entit Shtetëror për Revizion. "Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për zgjedhje presidenciale në pjesën më të madhe kanë siguruar respektim të afateve për hapjen dhe mbylljen e llogarive transaksione, regjistrim dhe shlyerje të subjekteve juridike, transparencë për të ardhurat e realizuara dhe shpenzimet në fushatën zgjedhore përmes dërgimit të raporteve të parashikuara për donacione të pranuara dhe të gjithë kanë dorëzuar raport të përgjithshëm financiar, i cili është lëndë e revizionit, thuhet në raportin e ESHR.

Shkup - Depozitat e përgjithshme në niovel vjetor në mars shënuan rritje prej 12,7%, që del nga depozitat më të larta në të dy sektorët, me kontribut më të shprehur të depoziteve në sektorin "amvisëri". Kreditë e përgjithshme, ndërkaq, janë rritur për 12,3% si rezultat i rritjes së kreditimit tek dy sektorët, me kontribut më të shprehur të sektorit koorporues, kumtoi Banka popullore. Në mars të vitit 2025, masa monetare shënoi rritje mujore prej 0,6%, në pjesën më të madhe si rezultat i depoziteve më të larta afatshkurte, gjatë rritjes më të vogël edhe të parave të gatshme në qarkullim, në kushte të rënies së parave depozitare dhe depoziteve afatgjata deri në dy vite. Në bazë vjetore, rritja është 10,9% dhe del nga rritja e parave depozitare, depoziteve afatshkurta, depoziteve afatgjata deri në dy vite dhe parave të gatshme në qarkullim.

 Shkup  - Edhe dy të lënduar nga zjarri në diskotekën Puls në Koçan më 16 mars, të cilët po trajtohen jashtë vendit, janë në gjendje relativisht të rëndë shëndetësore, deklaroi pasdite në konferencë për shtyp zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski. Për momentin jashtë vendit po trajtohen 45 të lënduar.  Gjatë ditës është parashikuar të mbërrijë një pacient nga Selaniku, i cili do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Në këtë Klinikë për momentin po trajtohet një paciente. Nga Nishi nesër do të mbërrijë në vend një pacient, i cili do të vazhdojë trajtimin në Stara Gradska, ku aktualisht po trajtohen dy.  Dy persona janë duke u trajtuar në një spital privat në Shkup. Zjarri mori 62 jetë dhe rreth 200 u lënduan.

Shkup  - Zjarri në Koçan sot e mori viktimën e 62-të. Bëhet fjalë për pacient, i cili nga dita e parë, në pajtim me triazjin e kryer fillestar nga ekipet mjekësore, menjëherë ishte nisur për mjekim në Akadmeinë ushtarako-mjekësore në Beograd dhe i cili ishte intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar, informuan kompetentët në konferencën për shtyp që u mbajt sot pasdite në Ministrinë e Shëndetësisë. Profesori Andrian Kartalov, udhëheqës në KARIL, sqaroi se për shkak të peshës së lëndimeve të të vdekurit në rrugët e sipërme të frymëmarjes dhe mushkërive, si dhe të djegurave në lëkurë, ekipi për triazh vendosi ta transportojë pacientin në Akadmeinë ushtarako-mjekësore në Beograd.

Shkup  - Pas një analize dhe mendimi gjithëpërfshirës të gjykatave, Këshilli Gjyqësor, në seancën e sotme të 520-të, përcaktoi numrin e lëndëve të zgjidhura në muaj në gjykatat themelore dhe të apelit, pastaj në Gjykatën Administrative, Gjykatën e Lartë Administrative dhe Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Gjyqtari Hanif Zendeli, anëtar i Këshillit Gjyqësor, thotë se janë marrë parasysh raportet vjetore, numri aktual i gjyqtarëve, si dhe të dhënat nga sistemi AKMIS. Zendeli theksoi se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë propozojnë të mos kenë  normë dhe nuk duhet të detyrohen të përmbushin një numër orientues të çështjeve të zgjidhura brenda një muaji.

Shkup - Përgatitjet për zgjedhjet lokale në tetor të vitit 2025 janë lënë në hije nga tragjedia në Koçan dhe lajmet për ndryshimet globale. Për momentin, prilli po shndërrohet ngadalë por me siguri në një muaj turbulencash politike dhe ndryshimesh në kampuset politike në vend. Blloku politik maqedonas po intensifikon aktivitetet për zgjedhjet lokale, duke përfshirë raportime mediatike të përzgjedhura me kujdes rreth asaj se kush çfarë bëri ose nuk bëri, ndërsa kampusi shqiptar po përjeton turbulenca politike.

Shkup  - Shtatë nga gjithsej 24 personave të dyshuar për zjarrin në Koçan iu zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, njofton Gjykata Themelore e Koçanit. "Pas propozimeve të paraqitura për caktimin e masës së paraburgimit në bazë të Urdhrit të miratuar për procedurë hetimore Ko nr. 180/25 të datës 20.03.2025 të Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, nga gjyqtari i procedurës paraprake janë caktuar gjithsej 24 - njëzet e katër masa për sigurimin e prezencës - paraburgimit, nga të cilat me ankesë të të dyshuarve përmes mbrojtësve të tyre masa e shqiptuar e paraburgimit  zëvendësohet me arrest shtëpiak për tre të dënuar, ndërsa në vazhdim të procedurës, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, katër të dyshuarve iu shqiptua arresti shtëpiak", thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Gjykatës.

Shkup  - "Ura digjitale" dhe Ueb-platforma për Zyrat e kontaktit me qytetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë dy ueb-zgjidhje të reja për të avancuar transparencën, komunikimin me qytetarët dhe proceset digjitale të shtëpisë ligjvënëse, njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit. Përfaqësuesit e kompanisë "Simfonika", si kontraktues i Ueb-platformës për Zyrat e kontaktit me qytetarët, dhe “Breinster”, si autorë të zgjidhjes “Ura digjitale”, që është fitues i Hakatonit Parlamentar, ia prezantuan platformat e reja Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretares së përgjithshme, Marina Dimovska.

 Shkup  - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski sot në Sofje ka marrë pjesë në forumin "BE takon Ballkanin", organizuar nga Klubi Atlantik i Bullgarisë dhe Grupi ALDE i Parlamentit Evropian, njoftoi Lidhja Demokratike. Në debat me ministra dhe zëvendësministra të punëve të jashtme për Eevropë të vendeve të Ballkanit, Rumania dhe Turqia, zëvendësministri Dimitrovski theksoi se Maqedonia është kampione në Evropë për mbrojtjen e të drejtave etnike dhe se ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë në vetvete nuk përbëjnë problem.

Shkup - Në apelin e Kryqit të Kuq të RMV-së, në përfundim me ditën e sotme janë mbledhur 128.011.651,00 denarë për viktimat nga zjarri në Koçan. Sot, siç njoftojnë nga Kryqi i Kuq i RMV-së, janë transferuar mjete për 62 familje të të ndjerëve. Deri më tani për familjet e prekura janë paguar gjithsej 86.100.000,00 denarë. Kryqi i Kuq, së bashku me partnerët tanë, vazhdon të ofrojë mbështetje psikosociale dhe të tjera për popullatën.

Sofje - Bullgaria nuk imponon kushte shtesë për procesin dhe negociatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Evropës, deklaroi nënpresidentja bullgare Ilijana Jotova në hapjen e forumit “BE-ja takohet me Ballkanin” që mbahet në Sofje, transmeton BTA. Ngjarja ishte organizuar nga Forumi Evropian Liberal, partia ALDE dhe Klubi Atlantik i Bullgarisë. Në Forum merr pjesë eurkomisarja për zgjerim Marta Kos, e cila ndodhet për vizitë pune në Bullgari, si dhe përfaqësues qeveritar nga Turqia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i Zi. Të pranishëm ishin edhe deputetë bullgarë dhe ekspertë. 

Ankara - Ministri turk i Punëve të Jashtme deklaroi se Turqia nuk do ta mbështesë asnjë formë të strukturës federale në Siri dhe pret që të gjitha elementet e armatosura, përfshirë dhe pjesëtarët e Forcave Kurde për Mbrojtjen e Popullit (PKK) (të cilët Ankaraja i sheh si një degë e Partisë Terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit), që të armatosen dhe të integrohen në armatën kombëtare, njoftoi "Turkie Tëdej".  Fidani e theksoi qasjen e Turqisë ndaj zhvillimeve të fundit në Siri dhe rajon në një takim me ligjvënës nga Partia turke në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron filloi bisedimet për luftën në Ukrainë me sekretarin shtetëror amerikan Marko Rubio dhe të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Tramp, Stiv Vitkof. Paraprakisht, lideri francez bisedoi në telefon me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski, kumtoi Pallati i Eliseut. Takimi mbahet gjashtë ditë pas takimit ndërmjet Vitkofit dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Uashington  - Presidenti amerikan Donald Trampi sot deklroi  se janë duke u zhvilluar negociata tregtare me disa vende, përfshirë Meksikën, Japoninë dhe Kinën, dhe i cilësoi si produktive. Siç raportoi Si-En-En-i, Tramp në "rrjetin Truth soshlla" ka shkruar se ka biseduar me presidentin e Meksikës dhe përfaqësuesit  më të lartë të tregtisë së Japonisë, ndërsa Kina, siç tha, është ndër vendet që dëshironin takim me administratën e tij. Siç theksoi, burimet kineze thonë se janë të hapur për negociata, por në kushte respekti dhe reciprociteti reciprok.

Uashington  - Kreu i Rezervave federale të SHBA-së, Xherom Pauell deklaroi se Fed-i do të presë të dhëna shtesë për vlerësim se në cilin drejtokm po lëvizë ekonomia para ndryshimeve të mundshme të normave të interesit. Në fjalimin e ndjekur nga ekonomistët dhe analistët, ai paralajmëroi se politika tarifore e presidentit Donald Tramp mund të çojë drejt lëshimeve nga qëllimet e bankës qendrore të SHBA-së lidhur me inflacionin dhe punësimet.

Madrid  - Edhe pse është spekuluar se këtë verë do të shpërngulet në ligën MLS amerikane, lojtari francez anësor 34 vjeçar, Antoan Grizman do të mbetet në Atletiko Madrid, publikuan sot mediat spanjolle. Kontrata aktuale e grizmanit përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, por ka pasur spekulime se ai do të largohet për te liga MLS-së, Los Anxhelos, në afatin kalimtar të verës.

Остани поврзан