
15:00/16 prill/2025
Shkup - Në Kushtetutë ka një problem, klauzolë anti-diskriminuese, po, ajo është objekt vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese ose i nënshtrohet të ashtuquajturës padi kushtetuese, por ne kemi shumë pak liri dhe të drejta, ajo është liria e ndërgjegjes, lirinë e mendimit dhe e punës interesante, liria e organizimit dhe veprimit politik, për të cilat është e mundur ngritja e një padie të tillë. Në shumicën e vendeve të gjjitha liritë dhe të drejtat gjithashtu mund t'i nënshtrohen një padie të tillë, por edhe me aq pak liri dhe të drejta që i nënshtrohen vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në lidhje me padinë kushtetuese, Gjykata jonë Kushtetuese, nuk po flas për këtë, por për përbërjet e mëparshme, pothuajse nuk ka vepruar, tha sot presidentja e e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti, sot nga terreni në fshatin Orizare, komuna e Likovës, njoftoi një epokë të re në mbrojtjen nga përmbytjet. “Ka filluar ndërtimi i shtratit të fortë, të sigurt dhe të përhershëm të lumit, i cili do ta mbrojë vendbanimin dhe do ta ndryshojë përditshmërinë e banorëve në vitet që vijnë!”, tha ai. Me një investim me vlerë prej 15 milionë denarësh, të siguruar tërësisht nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, projekti përfshin një shtrat mbrojtës prej 830 metrash me mure mbajtëse 1.4 metra të larta – duke i dhënë përfundimisht fund viteve të frikës nga ujërat e fryra.
Shkup - Liderët e koalicionit "VLEN" sot në orën 14 do të mbajnë mbledhje në Shkup pas vendimit të djeshëm të Aleancës për Shqiptarët për të kandiduar me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të mos e lëshojnë koalicionin qeveritar. "Në orën 14 do të ketë mbledhje të VLEN-it ku mediat dhe publiku do të informohen për qëndrimet e VLEN-it rreth kësaj çështje", deklaroi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Likovë.
Kumanovë - Ka filluar ndërtimi i shtratit të lumit "Golem Dol" në fshatin Orizarë të Likovës. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot ka inspektuar aktivitetet për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Orizare. Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin e mureve mbajtëse që ofrojnë mbrojtje shtesë për të parandaluar përmbytjen dhe derdhjen e ujit në shtratin e lumit.
Shkup - Ministria e Ekonomisë dhe Punës punon vazhdimisht në masat dhe politikat për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit. Përpjekjet tona po japin rezultate, ka thënë ministri Besar Durmishi. Si rezultat i masave të miratuara që nga fillimi i vitit, pra kufizimit të marzheve të produkteve ushqimore bazë dhe një pjese të mjeteve për higjienë, në muajin mars kemi ulje të inflacionit në nivel vjetor prej 2,7%, derisa në muajin mars në krahasim me muajin shkurt ka pasur deflacion prej -1.3%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme i demanton informacionet e publikuara në disa media se prokurori shtetëror publik Lupço Kocevski me deklaratën e tij të djeshme e ka dëmtuar aksionin për arrestimin e nëpunësve të policisë. “MPB në tërësi i mohon dezinformatat e publikuara në disa portale për kinse rrezikim të aksionit të djeshëm nga ana e prokurorit publik Lupço Kocevski. MPB gjatë aksionit të djeshëm veproi sipas urdhrave të prokurorisë publike”, qëndron në informacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Shkup – Nga gjithsej 23 subjekte afariste me licencë aktive në pjesën e hotelierisë, te 17 janë konfirmuar parregullsi. Prej tyre, nëntë subjekteve u janë marrë licencat, ndërsa te tetë janë konfirmuar parregullsi për përmbushjen e kushteve minimale teknike të cilat duhet t’i mënjanojnë në afat të caktuar. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot në konferencë për media theksoi se ky afat u është dhënë sepse inspektorët nga Inspektorati i Tregut kanë konstatuar se bëhet fjalë për kushte teknike të cilat mund të mënjanohen, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë, do tu merren licencat.
Shkup - Vendimi për kufizimin e bruto marzhës profitabile të produkteve bazike ushqimore dhe një pjesë e pajisjeve higjienike dhe vendimi për vërtetimin e çmimeve më të larta në tetë grupeve të produkteve ushqimore përfundon në fund të këtij muaji. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se do të përcillet situata dhe nëse ka nevojë do të miratohen masa tjera. "Ne do ta përcjellim situatën, nëse eventualisht rritet inflacioni, do të veprojmë në mënyrë adekuate dhe do të miratojmë masa të reja", tha Durmisnhi në konferencën e sotme për shtyp.
Shkup - Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) nuk ka konstatuar mangësi në përputhje me kompetencat e veta dhe procedurë për mbikëqyrje eksperte i propozohet ministrit të Shëndetësisë, i cili ka formuar komision ekspert për ekzaminimin e të gjitha detajeve të pacientit të vdekur nga Kardiokirurgjia Shtetërore, T.A. nga Shkupi. Pacienti u shtrua dhe mjekët vendosën ta trajtojnë në mënyrë konservative sesa ta operojnë, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në një konferencë për media në pyetjen e një gazetari. Ai thotë se fatkeqësisht nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe pse pacienti ka vdekur dhe pse familja nuk ka lejuar që të bëhet autopsia.
Shkup - Dy ndërhyrje komplekse janë kryer në Klinikën për kirurgji digjestive në Shkup, njoftuan autoritetet në konferencën e sotme për media. Drejtori i Klinikës për kirurgji digjestive, Ognen Kostovski, tha se më 12 dhe 13 mars janë bërë transplantet e mëlçisë kadaverike dhe dy veshkave. Pak më vonë, me mbështetje financiare është kryer madje procedura e parë bariatrike tek një pacient. Dy ditë ka zgjatur hospitalizimi i përgjithshëm.
Shkup - Rreth njëzet prej të lënduarve në fatkeqësinë e Koçanit do të kenë nevojë për rehabilitim afatgjatë, tek disa prej tyre rikuperimi mund të zgjasë edhe deri në dy vjet. Kështu sot theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili theskoi se në kuadër të Ministrisë po kryhen të gjitha aktivitetet e nevojshme për pritjen dhe kujdesin e vazhdueshëm të të gjithë të lënduarve në këtë fatkeqësi. "Është bërë vlerësimi nga ekspertët e Britanisë së Madhe për atë se sa kohë do të duhet për rehabilitimin e tyre. Tashmë e kemi listën e të gjithë atyre që do të mbahen më shumë jashtë vendit. E dimë tashmë edhe periudhën se sa do të zgjasë rehabilitimi i tyre", tha Taravari.
Shkup - Gjatë ndryshimeve globale dhe sfidave, kultura mbetet ajo që na lidhë, deklaroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov i cili foli në hapjen e ngjarjes "Forumi për rrugë kulturore të Këshillit të Evropës në funksionimin e zhvillimit të turizmit kulturor" që mbahet në Shkup. "Sot jemi këtu jo vetëm për të folur për kulturën, por për të njohur fuqinë e saj të vërtetë në shoqërinë moderne. Rrugët kulturore nuk janë vetëm shtigje turistike. Ato janë shtigje vlerash, dialogu, trashëgimie të përbashkët dhe unitet evropian. Në kohë ndryshimesh dhe sfidash globale, kultura është ajo që na lidh. Ndërsa rrugët kulturore janë prova e gjallë e saj – ato tregojnë historinë e së shkuarës, por në të njëjtën kohë, na thërrasin të veprojmë sot, për një të ardhme më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse", nënvizoi ministri.
Shkup - Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Kumanovë, dje në orën 16:25, e privuan nga liria L.I.(22) nga fshati Likovë. Siç kumtuan sot nga MPB-ja, Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor u konstatua se ka drejtuar automjetin e pasagjerëve „bmv“ me shpejtësi prej 96 kilmetra në orë në zonë banimi ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
Shkup - Në vendkalimin kufitar Bogorodicë një ekip mobil ka parandaluar tentimin për kontrabanndë të 6,4 kilogramëve argjend në vlerë prej 472 mijë denarë. Ndaj autorit do të ngrihet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale të kontrabandës nga Kodi penal. Rasti është zbuluar nga ekipi mobil doganor që me hyrjen në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të një kamioni me mallra nga Turqia të destinuara për një kompani maqedonase, në hapësirat e fabrikës gjetën të padeklaruara 1944 bizhuteri argjendi me peshë 5,4 kilogramë dhe dy shufra argjendi me peshë prej një kilogrami. Gjithashtu, në kutinë e veglave nën shtratin e poshtëm dhe nën sediljen e shoferit, u gjetën 20 pako cigare, përfshirë Marlboro dhe Murati.
Shkup - Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhoskit është shtyrë për 23 prill për shkak të mungesës së avokatit të të akuzuarit të parë, Lupço Palevskit. Gjykatësi Ivica Stefanovski informoi se sot ka pranuar një parashtresë nga mbrojtësi i Palevskit, avokati Jovica Strashevski, me dokumentacion mjekësor dhe kërkesë për shtyrje. Gjyqtari tregoi se kjo është kërkesa e parë e tillë, por nëse do të përsëritet në të ardhmen do të caktojë një gjyqtar sipas detyrës zyrtare.
Shkup – Lënda për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, sipas mbrojtjes të njërit prej të akuzuarve Bore Videvski, avokatit Bojan Manev, duhet të kthehet ose në fazën e hetimit ose të caktohet rikonstruim me të cilin do të sqaroheshin shumë çështje të hapura. Sipas Manev, që të kemi aktgjykim të drejtë dhe të vërtetë dhe të konfirmohet e vërteta dhe faktet duhet të bëhet një nga ato dy punë. Në të kundërtën, theksoi ai, sido që të jetë aktgjykimi ai do t’i nënshtrohet ankesave.
Shkup - Në prag të festave të Pashkëve, punonjësit e EVN Maqedoni organizuan një event donator nën moton “Nga ne për Koçanin”, të cilit iu bashkuan edhe punëtorët e Elektrodistribuimit. Qëllimi i organizimit ishte mbledhja e mjeteve për viktimat e zjarrit në Koçan. Eventi u mbajt në hapësirat e drejtorisë së EVN Maqedoni. Një pjesë e punonjësve përgatitën specialitete shtëpiake të shijshme të Pashkëve të cilat u blenë nga kolegë të tjerë për të dhuruar më tej mjetet.
Shkup - Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) gjatë vitit 2024 ka punuar në gjithsej 485 raste nga të cilat 407 të reja dhe 78 nga viti paraprak 2023. Nga 407 rastet e reja, 405 janë ankesa të dorëzuara nga qytetarët dhe organizatat, ndërsa dy të tjerat janë procedura të cilat KPMD i udhëheq sipas detyrës zyrtare. Sipas Raportit që sot ishte prezantuar, numri më i madh i ankesave janë dorëzuar për mbrojtjen nga diskriminimi në bazë të përkatësisë kombëtare ose etnike (27%), ndërsa pasuar nga baza të tjera, bindjet e tjera, karakteristikat personale dhe statusi shoqëror, bindjet politike, arsimi dhe gjinia, dhe në një masë më të vogël për baza të tjera të diskriminimit. Gratë më shpesh se burrat raportuan diskriminim për shkak të seksit, gjinisë, arsimit, moshës dhe statusit familjar ose martesor, ndërsa burrat më shpesh se gratë parashtronin ankesa për mbrojtje nga diskriminimi për shkak të ngjyrës së lëkurës, origjinës, orientimit seksual, anëtarësimit në një grup të margjinalizuar, shtetësisë dhe aftësisë së kufizuar.
Shkup - Rënie të lehtë të numrit të parashtresave për 20 për qind shënon Raporti për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi për vitin 2024 në krahasim me 2023. Është rritur numri i ankesave në lidhje me përkatësinë kombëtare apo etnike, më së shpeshti për shkak të bindjeve politike. Puna dhe marrëdhëniet e punës janë fushat më të shpeshta në të cilat denoncohet diskriminimi, por është rritur numri i parashtresave në fushën e anëtarësimit në organizimin sindikal.
Shkup - Për shkak të defektit të f-200 mm, në bulevardin "Brigada Makedonaso Kosovare" p.n, sot do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e një pjese të bulevardit, përfshirë objektet në "Viva Fresh" Q.T "Point Retail Park" dhe kazerma "Ilinden". Siç njoftojnë nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 13:40 deri në përfundimin e sanimit të defektit.
Prilep - Pas bastisjes së djeshme në tetë lokacione në Prilep është siguruar dokumentacioni i plotë për funksionimin financiar në spitalin e Prilepit nga viti 2020 e deri më sot. Tani dokumentacioni do të analizohet, thonë nga Prokuroria Themelore Publike. Është formuar lëndë në fazën parahetimore së bashku me Policinë financiare. "Pas bastisjes tek personat e dyshuar në tetë lokacione është siguruar dokumentacion. Janë duke u kryer kontrolle edhe në tenderë dhe në dokumentacionin e përgjithshëm kontabël. Është siguruar edhe dokumentacion material si dëshmi", thotë prokurori themelor publik i Prilepit, Stevço Binoski.
Bruksel - Komisioni Evropian sot publikoi raportin e tij vjetor në kuadër të Sistemit të paralajmërimit të shpejtë për Produktet e rrezikshme joushqimore "Porta e sigurisë" për vitin 2024 i cili tregon se vitin e kaluar janë regjistruar 4.137 mallra të tilla, që është numri më i lartë nga lansimi i sistemit në vitin 2003. Gjatë prezantimit të raportit, eurokomisari për Demokraci, Drejtësi, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Majkll Mekgrat theksoi se sistemi "Porta e sigurisë" i mundëson BE-së të përballet shpejt me rreziqet që paraqesin mallrat e rrezikshme.
Bruksel - Në kontekstin aktual, Rusia po e shfrytëzon shënimin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore për të justifikuar agresionin e saj kundër Ukrainës, prandaj është e rëndësishme që të mos i jepet legjitimitet kësaj duke marrë pjesë në ngjarje të tilla, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Anita Hiper lidhur me paralajmërimet për praninë e kryeministrit sllovak Robert Fico dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në paradën me rastin e Ditës së Fitores më 9 maj në Moskë. "Në fakt, kemi edhe një vendim të Këshillit për këtë, me të cilin vendet anëtare, përfshirë Sllovakinë, ranë dakord në vitin 2022 të refuzojnë ftesa të tilla", shtoi Hiperi.
Kiev - Rada supreme e Ukrainës sot miratoi propozim ligjin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm në vend për 90 ditë të tjera, deri më 6 gusht. Gjendja e jashtëzakonshme dhe mobilizimi i përgjithshëm do të vazhdojë deri më 9 maj deri në orën 05:30 dhe do të jetë në fuqi për 90 ditët e ardhshme. Këtë informacion e ka publikuar deputeti Jaroslav Zheleznjak në kanalin e tij Telegram.