• среда, 30 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Flesh

12:00/16 prill/2025

Shkup - Nevoja për intensifikimin e dialogut të ndërsjellë politik, si dhe avancimi i bashkëpunimit ekonomik-tregtar, janë theksuar në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EAB), sheikut Abdullah bin Zajed Al Nahjan.

Shkup - Në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, mbërmë rreth orës 19:30 nëpunës policorë kanë privuar nga liria personin  Sh.B. (51) nga Kosova  për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal. Nga MPB-ja kumtojnë se gjatë kontrollit kufitar, ai ka paraqitur dokumente për veturën e tipit Volkswagen Golf me targa nacionale të Kosovës, të cilën e ka vozitur dhe në pasaportën e tij ka vendosur një kartëmonedhë prej 10 eurosh.

Shkup - Në afërsi të urës mbi lumin Sermeninska  Reka në  fshatin Mërzenci të Gjevgjelisë, mbrëmë në ora 20:00 në rrugën tokësore nëpunës policorë nga Stacioni policor për kontroll dhe mbikqyrje kufitare Bogorodicë kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi. Gjatë kontrollit të veturës "Hjundai" që drejtonte, me targa të Shkupit që i përkisnin një veture tjetër, janë gjetur shtatë emigrantë nga Egjipti.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme janë paguar 4.574 prodhues të qumështit në një shumë të përgjithshme prej 292.614.813,00 denarë. Pagesa është realizuar mbi bazën e qumështit të lopës, deles dhe dhisë së prodhuar dhe dorëzuar, sipas Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024, për periudhën korrik–dhjetor 2024. Shuma e pagesave direkte është 5 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 6 denarë për litër për qumështin e deles dhe dhisë.

Beograd - Me asistencë të policisë serbe dhe xhandarmërisë, të punësuarit në RTS kanë hyrë në ndërtesën e mediumit në qendër të Beogradit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Gjatë aksionit të policisë janë shtyrë studentët në bllokadë, të cilët nuk lejojnë hyrje në RTS prej të hënës në mbrëmje. Studentët, dita e tretë me radhë i bllokojnë ndërtesat e RTS në qendër të Beogradit dhe në Kushutnjak. Ata paralajmëruan bllokadë deri në njoftimin e radhës, respektivisht deri në shpalljen e konkursit për REM ose mbylljen e RTS-së.

Bruksel - Askush nuk mund t'i japë garanci Maqedonisë së Veriut se nëse tash ndryshon Kushtetutën, se më nuk do të ketë pengesa në rrugën e saj evropiane, deklaroi eurokomisionerja për zgjerim, Marta Kos në intervistë për Redaksinë Evropiane të Lajmeve (ENR) në përgjigjen e pyetjes së MIA-s nëse BE-ja dhe vendet anëtare mund të garantojnë se pas zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, nuk do të ketë bllokime të reja për shkak të çështjeve bilaterale të lidhura me identitetin, gjuhën dhe historinë.

Bruksel – Vetëm Bashkimi Evropian është ai që mund të vendos për pranim në anëtarësim të vendeve kandidate dhe askush tjetër, deklaroi eurokomisarja për zgjerim Marta Kos në intervistë për Redaksinë Evropiane të Lajmeve (ENR) pjesë e së cilës është edhe MIA. “Kjo është përgjegjësi e madhe, ndërsa bëhet fjalë edhe për besimin tonë. Me të vërtetë, duhet të ofrojmë dhe për këtë nuk mund të humbim asnjë nga vendet kandidate”, tha Kos në përgjigjen e pyetjes rreth bashkëpunimit të BE-së me SHBA-në lidhur me procesin e zgjerimit. 

Gjenevë - Vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë arritur marrëveshje që së bashku të përgatiten për pandemitë e ardhshme pas më shumë se katër viteve negociata, kumtoi sot Organizata. "Vendet anëtare të OBSH-së kanë bërë hapa të mëdhenj përpara në përpjekjet e tyre për ta bërë botën më të sigurt nga pandemitë. Kjo është një marrëveshje historike për sigurinë shëndetësore, barazinë dhe solidaritetin ndërkombëtar", thuhet në kumtesën. 

Gjenevë - Rripi i Gazës u bë varrezë masive për palestinezët dhe atyre që u ndihmojnë, kumtoi sot organizata joqeveritare "Mjekë pa kufij". "Jemi dëshmitarë të shkatërrimit dhe shpërnguljes me dhunë të tërë popullatës në Gazë", deklaroi koordinatorja për raste emergjente të "Mjekëve pa kufij" në Gazë, Amanda Bazerol. Sulmet vdekjeprurëse të forcave izraelite tregojnë se "siguria e punëtorëve humanitarë dhe mjekësorë në Gazë është lënë anash", sipas organizatës joqeveritare, 11 të punësuarit e së cilës janë vrarë nga fillimi i luftës në territorin palestinez.

Male - Parlamenti i Maldiveve miratoi amendament të ligjit për emigrantët, me të cilin u ndalohet hyrja në vend të gjithëve me pasaportë izraelite për shkak të luftës në Gazë. Amendamenti paraprakisht u miratua nga presidenti Mohamed Muizu, thuhet në njoftimin e kabinetit të tij.  Vendimi u miratua para rreth një viti, por u zyrtarizua madje këtë javë. "Ratifikimi e pasqyron qëndrimin e vendosur të qeverisë si përgjigje të krimeve të vazhdueshme dhe gjenocidit të vazhdueshëm të kryer nga Izraeli kundër popullit palestinez", thuhet në njoftim. 

Uashington - SHBA-ja ka lehtësuar kërkesat deri te Ukraina që ta kthejë ndihmën që ka marrë nga SHBA-ja gjatë luftës së saj me Rusinë, deklaruan burimet për Blumberg Njuz. Ata, shtuan se, pas një raundi bisedimesh në Uashington javën e kaluar, administrata e presidentit Donald Tramp vlerësoi se vlera e ndihmës që SHBA-ja i kanë dhënë Kievit që nga fillimi i luftës është rreth 100 miliardë dollarë.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se planifikon të vendosë program të ri, i cili u ofron para emigrantëve që vullnetarisht ta braktisin SHBA-në. Trampi tha se programi i tillë për "vetdeportim" do të përfshijë ndihmë tël caktuar financiare dhe mundësinë për hyrje legale në vend më vonë. "Do t'u japim para dhe bilet të aeroplanit, dhe pastaj do të punojmë me ta", tha ai. 

Uashington - Ministri amerikan i Financave, Skot Besent deklaroi se Uashingtoni dhe Kievi këtë javë mund të nënshkruajnë marrëveshje për metalet e rralla. "Jemi shumë afër nënshkrimit. Ndoshta edhe këtë javë", deklaroi Besent në intervistën për Blumberg. Besent tha se Ukraina ka dhënë një kundërpropozim të marrëveshjes dhe se negociatat janë ende në vazhdim. Konsultimet për marrëveshjen filluan javën e kaluar.

Romë – Ylli italian i popit Eros Ramacoti e paralajmëroi turneun botëror „Una Storia Importante”, i cili fillon në shkurt të vitit 2026. Ai do të jetë udhëtim në të paktën 30 vende: Italia, Evropa, Amerika e Veriut dhe Jugut dhe Australia. Turneu është quajtur “Rrëfimi i rëndësishëm”, sepse “flet për lidhjen e thellë mes Erosit dhe publikut të tij, lidhjes autentike dhe të përhershme e cila përfshin kohë, kufij dhe gjenerata”, thuhet në paralajmërimin e koncerteve. Përndryshe, „Una Storia Importante“është edhe këngë e joshësit italian, të cilën e ai e këndoi në “San Remo” në vitin 1985. 

Barcelona – Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, deklaroi se skuadra e tij ka arritur sukses të madh duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve, duke shtuar se lojtarët e tij edhe krahas humbjes së djeshme nga Borusia Dortmund në ndeshjen e dytë çerekfinale, kanë luajtur shkëlqyeshëm deri tani këtë sezon."Ne shkuam më tej dhe ky ishte qëllimi ynë. Është fantastike që klubi të arrijë në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve. Është një sukses i madh dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. Luajtëm kundër një ekipi të madh siç është Borusia Dortmundi që na e bëri jetën shumë të vështirë. E vetmja gjë e rëndësishme është se jemi në gjysmëfinale", ka thënë Flik.

Birmingham - Himni i Ligës së Evropës me gabim u intonua mbrëmë në Birmingham, para ndeshjes kthyese të çerekfinales së Ligës së kampionëve mes Aston Villës dhe PSZH-së. Diçka para orës 21, në stadiumin "Villa Park" u intonua himni i Ligës së Evropës, por organizatorët shpejtë e prëmirësuan gabimin dhe e lëshuan melodinë e njohur të Ligës së kampionëve.

 

Остани поврзан