• петок, 05 декември 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 24 nëntor/ 2025

Shkup - Themelimi i Qendrës për resurse për mbështetjen e komunave është një mjet strategjik, në partneritet me Programin e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe me mbështetjen e Qeverisë. Kjo qendër nuk është vetëm një strukturë e re institucionale, ajo është dëshmi e qartë se Maqedonia po e ndërton ardhmërinë e saj mbi themelet e menaxhimit modern, transparencës dhe efikasitetit, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen e kësaj Qendre për resurse. Projekti synon të adresojë sfidat e thella sistemore – përmes menaxhimit të përmirësuar, kapaciteteve të avancuara institucionale dhe zhvillimit të një infrastrukture të qëndrueshme.

Shkup - Pasi Gjykata e Strasburgut konfirmoi shkeljet e të drejtës për gjykim të drejtë në rastin "Tanku" që u zhvillua kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankuloska, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se për një kohë të gjatë kanë treguar raste gjyqësore në të cilat ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe se gjyqtarët që e bënë këtë janë të njëjtët që kanë paga të ulëta dhe që janë të penguar nga partia dhe të robëruar nga qeveria e mëparshme. 

Strugë - Ligjet dhe rregullat janë të qarta dhe çdonjëri duhet t’i respektojë, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për arrestimin e këngëtarit serb Aca Llukas të premten në një paraqitje në Kavadar.  Ai theksoi se nuk e ka ditur për rastin dhe se para disa ditëve ishte informuar nga bashkëpunëtorët në kabinet, pas përfundimit të ngjarjes, duke theksuar se me kujdes do t’i ndjekin, siç tha, sjelljet e artistëve të tillë të estradës dhe menaxherëve të tyre. 

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me Delegacionin e Mbretërisë së Spanjës të përbërë nga Natalia Usero Peres, Han Pomes Lopez dhe Lukas Kastillo Rodriges, anëtarë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit. Siç njofton pres-shërbimi i Kuvendit, Gashi në takim ka shprehur besimin e tij se kjo vizitë do të jetë fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm midis dy parlamenteve dhe vendeve mike.

Shkup - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në "Forumin për liri", një ngjarje politike ndërkombëtare e organizuar nga Unioni i Forcave të Reja në Maqedoninë e Veriut dhe rrjeti global i të rinjve politikë të qendrës së djathtë dhe konservatore. Ngjarja mblodhi së bashku pjesëmarrës, udhëheqës të rinj nga më shumë se 45 vende, me fokus në sfidat politike, ekonomike dhe strategjike me të cilat përballen brezat e rinj në Evropë dhe më gjerë. Paneli për energjinë, ku mori pjesë ministrja Bozhinovska, tërhoqi vëmendje të konsiderueshme për qasjen e saj direkte dhe të argumentuar ndaj politikës energjetike – një temë që sot është thelbësore për çdo shtet modern.

Shkup - Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot deklaroi se parashikimet për vitin e ardhshëm janë që inflacioni të sillet midis dy dhe tre për qind. Në atë nivel janë pritjet e Qeverisë edhe për nivelin e inflacionit bazë. Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, foli edhe për vendimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës për të vendosur gjoba kundër Lidhjes së odave ekonomike dhe katër zinxhirëve tjerë më të mëdhenj tregtar për bashkim karteli, gjë që, siç u theksua nga Komisionit, ndikoi për rritjen e dakorduar të çmimeve të produkteve. 

Shkup - Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Vlenit dhe ZNAM-it sot në Kuvend paraqitën një nismë për formimin e Komisionit Anketues për vërtetimin e rrethanave në veprimin e institucioneve për tragjeditë dhe fatkeqësitë në vend. Qëllimi i këtij Komisioni Anketues, siç deklaroi në konferencën për shtyp deputeti Bojan Stojanoski nga VPRO-DPMNE, është konfirmuar mospërgjegjësia e zyrtarëve, bartësve të funksioneve publike dhe personave tjerë të lidhur, si dhe t'i konfirmojë rrethanat për veprim në institucionet për zjarrin në diskotekën në Koçan, zjarrin në spitalin modular në Tetovë, aksidenti i "Durmo Turs" në Llaskarcë dhe aksidentin e "Besa Transit" në Bullgari.

Shkup - Një delegacion i lartë i ministrisë së Punëve të Brendshme i përbërë nga shefi i kabinetit të ministrit Risto Stavrevski dhe këshilltari shtetëror në kabinetin e ministrit Vlladimir Vellkovski, në emër të ministrit Pançe Toshkovski, realizoi sot takim pune me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të fuqishëm të Emirateve të Bashkuara Arabe me seli në Romë, Abdula Ali Atek Obaid Alsubusi i cili gjatë periudhës 24 dhe 25 nëntor është në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Shkup - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale po fut një sistem digjital modern dhe një dron të specializuar për mbikëqyrjen dhe monitorimin e koncesioneve të burimeve minerale, energjisë diellore dhe instalimeve të erës. Teknologjia e re, thonë ata, mundëson monitorim të saktë të shfrytëzimit të pasurisë minerale, si dhe kontrollimin e koordinatave të sakta dhe infrastrukturës së paneleve diellore dhe shtyllave matëse të parqeve me erë. Në këtë mënyrë, Ministria forcon transparencën dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve natyrore.

Shkup - Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) në vitin 2024 arriti një nivel të lartë të pranimit të raporteve të saj të revizionit tek institucionet kompetente. Nga 40 raportet përfundimtare të dorëzuara, 37 janë pranuar dhe po merren masa për to, me çka duke përfaqësuar 93 për qind, informoi kryerevizori shtetëror Maksim Acevski. Në kuadër të programit për vitin 2025, deri më tani janë dorëzuar nëntë raporte përfundimtare për gjashtë subjekte juridike, ndërsa një pjesë e tyre tashmë janë lëndë e veprimeve nga organet kompetente. 

Shkup - Rritja lineare e pensioneve është me kërkesë të pensionistëve dhe është e drejtë, thotë drejtori i Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore të Maqedonisë (FSPIM), Nikola Memov. Memov, si i ftuar në revistën "Triling", iu përgjigj disa pyetjeve që lidheshin me rritjen dhe pagesën e pensioneve, buxhetin për vitin e ardhshëm 2026 dhe mënyrat për të përmirësuar gjendjen financiare dhe gjendjen e Fondit dhe situatën aktuale politike në vend.

Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot mbajti fjalim në mbledhjen e Komitetit të Punës të Strategjisë kombëtare të zhvillimit, i cili i dedikohej temës "Shoqëri e sigurt me fokus në politikën e sigurisë së brendshme". Në ngjarje, siç kumtoi MPB, në ngjarje morën pjesë gjithashtu përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Gregorian, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve dhe ekspertëve nga fushat përkatëse.

Shkup - Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në profilin e saj në Fejsbuk njoftoi se pas pesë vjetëve nga parashtrimi i aplikimit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në lidhje me gjykimin kundër saj për lëndën “Tanku” për furnizim të automjetit të blinduar për nevojat e shtetit, Gjykata në Strasburg i ka konfirmuar shkeljet e të drejtës së gjykimit në lëndë. 

Tetovë - Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami sot ia dorëzoi vendimin për emërimin në funksionin zëvendëskryetar Albi Qamilit, i cili ishte bartës liste i kandidatëve për këshilltarë. Qamili është 27-vjeçar – politikolog i diplomuar dhe aktualisht po magjistron në të drejtën kushtetuese.  “Albi Qamili është një nga aktivistët e rëndësishëm të të rinjve në Tetovë, i cili në të kaluarën kontribuoi në ndryshimet që ndodhën në Tetovë, duke marrë parasysh edhe faktin që jam i angazhuar jashtë detyrës së kryetarit të komunës, në pjesën politike, kjo do të kontribuojë që aktivitetet brenda komunës së Tetovës të mos ngecin dhe shërbimi që u ofrojmë qytetarëve tanë të jetë  pa të meta. Në këtë drejtim, jam i sigurt se Albi Qamili do të jetë një mbështetje e rëndësishme dhe një mbështetje e fortë për zbatimin e të gjitha projekteve në të mirë të qytetarëve”, theksoi Kasami.

Shkup – Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen për gjysmë denarë për litër, ndërsa për po aq shtrenjtohet dizeli, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,55 për qind.  Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS - 95 е 75 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 77, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) për 73 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon dhe mbetet 69,5 denarë për litër. 

Munih - Të paktën tre peson humbën jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në një autostradë në Gjermaninë jugore, kumtuan autoritetet lokale. Policia kumtoi se në aksident u përfshinë dy kamionë dhe një automjet, megjithëse numri i përgjithshëm i automjeteve mund të jetë më i lartë.

Bruksel - Eurokomisari për Buxhetin dhe Administratën Publike, Pjotr Serafin hartoi një plan për përfaqësim të drejtë të vendeve anëtare mes punonjësve në institucionet e BE-së, pasi Komisioni Evropian u vendos nën presion të shtuar për të rekrutuar personel nga të gjitha shtetet e Unionit në përputhje me madhësinë e tyre. Të dhënat e disponueshme tregojnë se ekziston një pabarazi mes përbërjes kombëtare të personelit në institucionet evropiane dhe madhësisë së vendeve anëtare të BE-së. Kështu, sipas këtyre të dhënave, aktualisht mes punonjësve në institucionet e BE-së dominon përqindja e belgëve, italianëve dhe grekëve, ndërsa personeli nga disa vende anëtare, mes të cilëve janë Danimarka, Suedia, Holanda, Çekia, Austria dhe Luksemburgu, është "i pamjaftueshëm i përfaqësuar". 

Stokholm - Në Samitin e katërt parlamentar të Platformës së Krimesë, sot në mëngjes fjalime mbajtën përfaqësuesit e delegacioneve nga Kroacia, Republika Çeke, Letonia, SHBA-ja dhe Belgjika. "Ideja se kufijtë mund të ndryshohen me forcë është jashtëzakonisht e rrezikshme. Ajo nënkupton vizion për një botl ku pushteti i rregullave ia lë vendin sundimit të fuqisë", tha në fjalimin e tij Gordan Jandrokoviq, kryetar i Parlamentit të Kroacisë. 

Stokholm - Kryetari i Radës Supreme të Ukrainës, Ruslan Stefançuk, mbajti një fjalim në hapjen e Samitit të katërt parlamentar të platformës ndërkombëtare të Krimesë në Stokholm, me ç'rast theksoi se çdo proces i vërtetë paqësor duhet të bazohet në parimin: "Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën, asgjë për Evropën pa Evropën". Ai theksoi se që nga dita e parë e luftës, Ukraina kërkon paqe që respekton pavarësinë, sovranitetin dhe dinjitetin e saj, dhe i theksoi vijat e kuqe kryesore, duke përfshirë refuzimin e çdo njohjeje ligjore të pushtimit rus dhe mungesën e çdo lloj kufizimi për forcat mbrojtëse të Ukrainës.

Kanberra - Senatorja australiane Polin Hanson sot u shfaq në Parlament duke mbajtur burkë, si pjesë e fushatës së saj për ndalimin e veshjeve të grave muslimane që mbulojnë të gjithë trupin dhe fytyrën në vendet publike. Hason e vendosi burkën pasi u refuzua propozimi i saj për të paraqitur një ligj që do të ndalonte burkat dhe mbulesat e tjera të fytyrës në hapësirat publike në Australi.

Uashington - Rreth 70 për qind të qytetarëve të SHBA-së janë kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, tregoi anketa e porositur nga transmetuesi amerikan Si-Bi-Es (CBS). Vetëm 13 për qind e të anketuarve në anketën e publikuar dje thanë se vendi i Amerikës Jugore përfaqëson “kërcënim të madh” për sigurinë e SHBA-së, përderisa 76 për qind thanë se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, nuk e “sqaroi qartë” qëndrimin e tij në lidhje me aksionin ushtarak. 

Остани поврзан