12:00/24 dhjetor/2025
Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski do të marrë pjesë në Forumin e të kthyerve në vend ku do të mbajë edhe fjalim. Siç njoftoi shërbimi i shtypit i Qeverisë, forumi i të kthyerve do të mbahet në Sallën ceremoniale në Qeveri.
Shkup - Këshilli gjyqësor e shtyu sot seancën e 534-të për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në seancë morën pjesë vetëm gjashtë nga gjithsej 15 anëtarë. Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, informoi se për shkak të numrit të pamjaftueshëm të anëtarëve të pranishëm, nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës, pas së cilës është shtyrë, ndërsa data e re do të shpallet më vonë.
Strumicë - Mbrëmë në orën 01:45 është raportuar se është gjetur një grua e vdekur në liqenin në Parkun e Qytetit në Strumicë. Lajmin për MIA-n e konfirmuan nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Strumicë. Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë një prokuror publik dhe nëpunës policor, ndërsa trupi i të ndjerës është dorëzuar në mjekësinë ligjore.
Athinë - Fermerët grek, përkohësisht, për shkak të Krishtlindjeve i hapën të gjitha bllokadat në mbarë vendin, me ç'rast komunikacioni në autostrada zhvillohet pa ndërprerë, por megjithatë traktorët mbesin të parkuar në korsitë e fundit të rrugëve në shumë vende në Greqi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Fermerët, të cilët më 30 nëntor i filluan protestat në vend, vendosën deri të premten t'i lehtësojnë udhëtimet e qytetarëve për festa, ndërsa në koordinim me policinë pjesërisht i tërhoqën traktorët.
Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, deklaroi se SHBA ende është e përkushtuar në arritjen e marrëveshjes paqësore, pasi u informua për bisedat që negociatorët ukrainas i kanë mbajtur me palën amerikane. Siç publikoi gazeta parisiene "Le Mond", në ueb faqen e saj, Zelenski në fjalimin e tij të regullt mbrëmë tha se ka marrë raport detajor nga sekretari i Këshillit për siguri nacionale dhe mbrojtje Rustem Umerov dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë të forcave të armatosura ukrainase Andrij Hnatov, pas takimeve të tyre me përfaqësuesit amerikan.
Filadelfia - Dy shpërthime dhe një zjarr, me sa duket i shkaktuar nga një rrjedhje gazi, shkatërruan një shtëpi për të moshuarit në afërsi të Filadelfias, me ç'rast humbën jetën dy persona. Zyrtarët thanë se ka filluar një kërkim intensiv për viktimat në pjesën e shembur të ndërtesës. Qendra për Raste Emergjente në qarkun Baks mbrëmë pas orës 14 sipas kohës lokale mori informacionin për shpërthimin ku ishin personat e lënduar në shtëpinë e të moshuarve Silver Lejk në Bristol, rreth 33 kilometra larg nga Filadelfia.
Nju Jork - SHBA njoftoi mbrëmë në Kombet e Bashkuara se do të vendosin dhe zbatojnë sanksionet maksimale të mundshme për ta privuar presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, dhe kartelit të tij të drogës nga burimet. Mediat britanike raportojnë se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, ka kryer një fushatë sulmesh vdekjeprurëse për muaj të tërë ndaj anijeve pranë brigjeve të Venezuelës dhe brigjeve të Paqësorit të Amerikës Latine, të dyshuara për përfshirje në trafikun e drogës. Tramp ka kërcënuar gjithashtu me sulme në tokën e Venezuelës.
Uashington - Gjykata Supreme e SHBA-së i paraqiti sot Presidentit Donald Tramp një pengesë të re në planet e tij për të vendosur Gardën Kombëtare në Çikago. Gjykata Supreme ka hedhur poshtë kërkesën urgjente të presidentit amerikan për të pezulluar vendimin e një gjykate më të ulët që ndalonte përkohësisht përdorimin e trupave të Gardës Kombëtare në shtetin Illinois, njoftoi DPA.
Uashington - Departamenti i Shtetit njoftoi mbrëmë se po u ndalon hyrje në SHBA pesë evropianëve të akuzuar për udhëheqjen e përpjekjeve për të ushtruar presion mbi kompanitë amerikane të teknologjisë për të censuruar ose shtypur pikëpamjet amerikane. Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio nuk i përmendi ata për të cilët tha se shkelën një politikë të re vizash të publikuan në maj, me të cilën kufizohet hyrja e të huajve përgjegjës për censurimin e fjalës së mbrojtur në SHBA. Ai i identifikoi ata vetëm si aktivistë "radikalë" dhe organizata joqeveritare "të shndërruara në armë".