• среда, 14 јануари 2026
MIA Flesh

18:00/25 dhjetor/2025/

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme të Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve, u përgjigj në pyetjen lidhur me zgjedhjen e ushtruesit të detyrës  Prokuror Publik i  Shtetit dhe pritshmëritë nga sfera e prokurorisë në periudhën e ardhshme.

Shkup - Opinioni duhet të jetë i qetë sepse për sa kohë që kjo Qeveri është në pushtet, nuk do të ketë migrim të paligjshëm, migrim të ligjshëm, migrim si rezultat i kërkesave të dështuara për azil, si rezultat i ndonjë lloj marrëveshjeje. Dhe kjo është e qartë, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski para deputetëve, duke u përgjigjur në një pyetje parlamentare. Ai i quajti akuzat e LSDM-së opozitare gënjeshtër absolute dhe një konstruksion në lidhje me temën e emigrantëve në procesin e arritjes së një marrëveshjeje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

Shkup -  Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rendin e ditës të së cilës ishin pyetjet е deputetëve, kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski iu përgjigj pyetjes së parashtruar nga deputetja Dragana Bojkovska nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, e cila kishte të bën me agjendën reformuese të Qeverisë.

Shkup - Muamet Hoxha mori detyrën e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me ç’rast i mori kompetencat dhe përgjegjësitë për drejtimin e resorit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin hapësinor në shtet.

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, theksoi se Ministria vazhdon të zbatojë masa kundër ndotjes së ajrit. Ai theksoi se Plani i Veprimit, i cili është në fuqi që nga nëntori i vitit 2025, është duke u zbatuar.  

Shkup - Zëvendëskryeministri përgjegjës për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, dhe Rektori i Universitetit "Nënë Tereza", Prof. Dr. Bekim Fetai, sot nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi midis dy institucioneve. Ky memorandum, që u nënshkrua në kampusin e Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes arsimit të lartë dhe institucioneve qeveritare, duke krijuar ura të drejtpërdrejta për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave praktike. Konkretisht, ai mundëson kryerjen e praktikës profesionale për studentët e Universitetit "Nënë Tereza" brenda strukturave të Kabinetit të zëvendëskryeministrit, si dhe përfshirjen aktive të stafit akademik dhe ekspertëve universitarë në grupet punuese, projektet dhe iniciativat që lidhen me politikat e qeverisjes së mirë, transparencën, llogaridhënien dhe digjitalizimin e proceseve administrative.

Shkup - Të paktën 60 për qind rritje të pagës  do të kenë mësimdhënësit, për katër vite.  Me marrëveshjen që Qeveria  e nënshkroi me SAShK-un janë përcaktuar rritjet për secilin nga katër vitet, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në seancën parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Shkup - Ministria e Ekonomisë dhe Punës punon nëmënyër aktive në zbatimin e axhendës reformuese dhe do të arrijmë shumë shpejt në plotësimin e plotë të kushteve pëër marrje të dritës së gjelbër nga Bashkimi Evropian, theksoi sot ministri dikasterial Besar Durmishi duke u përgjigjur në pyetje të deputetes Sanja Llukarevska.

Shkup - Vitin e kaluar e kemi rritur vlerësimin tonë të mjekëve amë, tani presim përgjegjësi të rritur nga ana e tyre. Kjo do të thotë respektim i politikës ndëshkuese nëse tejkalohen kuotat për përshkrimin e antibiotikëve dhe anksiolitëve. Kemi vetëm për ato dy grupe kufizime për përshkrim, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski.

Shkup - Tre herë do të zgjerohet lista pozitive e ilaçeve në vitin 2026, ndërsa fokusi do të jetë në medikamentet për sëmundje kardiovaskulare. Këtë sot e theksoi drejtori i pëgjithshëm i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, i cili tha se sipas vlerësimit të tyre, ka nënçmim të madh të sëmundjeve kardiovaskulare, nga të cilat është vdekshmëria më e madhe.

Shkup - Në gjykimin e sotëm për zjarrin në diskotekën "Puls" dëshmoi Dejan Nikollov, pronar i një auto-servisi, i locuar menj[herë pranë diskotekës. Nikollov dëshmoi për rinovimin e "Puls"-it bga perspektiva e tij si fqinj i objektit, si dhe për natën tragjike kur objekti u kaplua nga zjarri.

Shkup - Në një automjet transportues me targa të Strugës dje është gjetur një sasi e madhe të mjeteve piroteknike pa asnjë dokumentacion.

Tetovë - Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi e pritën sot në një vizitë zyrtare Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara znj. Rita Columbia e cila prezantoi platformën për koalicionin e universiteteve në kuadër të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, theksohet në komunikatën e UT-së, të cilën MIA e transmeton në formë intgegrale.

Tiranë - Kompania ajrore kombëtare turke "Turkish erlajns" do t'ia transferojë pronësinë e një "Erbajs A319-115J", një aeroplan të modifikuar me një vlerë prej 11.9 milionë dollarë, qeverisë shqiptare sipas një marrëveshjeje dypalëshe për grant, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve.

Rost on Don - Forcat ajrore ukrainase sot e goditën rafinerinë e naftës Novoshahtinsk, në rajonin e Rostovit, duke përdorur raketa kryqëzuese "Storm Shadow".

 

Остани поврзан