• петок, 20 февруари 2026
MIA Flesh

15:00/ 14 janar/ 2026

Shkup- Kushtet e normës së interesit që i siguroi shteti ynë janë mes më të volitshmëve në rajon dhe më gjerë, që plkotësisht e përforcon pozitën e shtetit si editues stabil, kredibil dhe konkurrent në tregjet ndërkomnbëtare financiare, vlerësoi në konferencë për shtyp ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kosçoska, pasi që dje u realizua ankandi për editimin e Eurobondit të dhjetë. Sipas Dimitrieska Koçoska, gjatë sjelljes së këtij vendimi parim kryesor ishte përgjegjësia ndaj gjendjes rrjedhëse fiskale dhe ndaj gjeneratave të ardhshme. Qëllimi ynë, theksoi, nuk është vetëm servisimi i rregullt i obligimeve, por krijimi i korniozës së qëndrueshme dhe stabile fiskale, me presion më të vogël nga pagesat dhe me më shumë hapësirë për reforma thelbësore.

Shkup - Ministria e Ekonomisë dhe Punës tani për tani nuk sheh shkak për të reaguar lidhur me çmimet e ushqimit, pasi në dhjetor çmimet janë zvogëluar për 0,4 për qind. Nëse ka rritje enorme të çmimeve, thotë ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, do të reagojnë dhe do të ndërmerren masa. Ai sot deklaroi se në këtë moment nuk sheh shkak për ndonjë kufizim të bruto-marzhës profitabile ose kufizim të çmimeve. "Tani për tani nuk shohim shkak për ndërmarrjen e ndonjë kufizimi të bruto-marzhës profitabile ose kufizim të çmimeve. Për çdo ditë e ndjekim situatën, në komunikim jemi me përfaqësuesit e Inspektoratit shtetëror të tregut dhe nëse ka nevojë, do të reagojmë, por në dhjetor çmimet në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë zvogëluar për 0,4 për qind. Jam i bindur se ky trend do të vazhdojë edhe këtë vit", deklaroi Durmishi.

Shkup - Për pagesën e "TVSH-ja Ime" gjithçka mbetet si deri më tani, ndërsa listat përfundimtare për pagesën e tatimit të solidaritetit janë bërë dhe do të fillojë në mars të këtij viti, informon sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska. "Për pagesën e tatimit të solidaritetit janë bërë listat përfundimtare, pjesa më e madhe e kompanive u pajtuan që kthimi i tatimit të solidaritetit të jetë në dy këste, mars 2026 dhe mars 2027. Formularët janë gati, DAP-i gjithë këtë duhet ta publikojë në ueb faqen e saj në afatin më të shkurtër, ashtu që pres për afërsisht dy muaj në mars kompanitë ta marrin gjysmën e parë të vlerës së tatimit të solidaritetit", tha Dimitrieska Koçoska në pyetjen e gazetarëve.

Shkup– Inspektorati Shtetëror i Tregut do të përforcohet me 40 inspektorë të rinj, të cilët duhet ta kalojnë periudhën e trajnimit dhe në mes të vitit në mënyrë aktive të përfshihen në terren.  Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se në terren nevojiten inspektorë të cilët do ta kryejnë kontrollin mbi të gjitha shoqatat tregtare me qëllim që të konfirmohet se kush nuk i respekton ligjet.  Siç deklaroi sot, në Inspektoratin e Punës për momentin ka 80 inspektorë, ndërsa në Inspektoratin e Tregut – 120. 

Shkup - Ministria e Ekonomisë dhe Punës prezantoi sot Strategjinë kombëtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme 2025-2030, një dokument strategjik që përcakton drejtimin për zhvillimin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitet e ardhshme. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, siç thuhet në prezantimin, paraqesin shtyllën kurrizore të ekonomisë kombëtare, duke përbërë rreth 99 për qind të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe duke siguruar ekzistencën për pothuajse tre të katërtat e të punësuarve. Ato luajnë rol kyç në rritjen ekonomike, inovacionet dhe stabilitetin social të shtetit. Në ngjarjen, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi theksoi se Strategjia është më shumë se një dokument formal dhe se paraqet përcaktim të qartë për të mbështetur sipërmarrësit vendorë.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi sot takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, në të cilin u diskutuan prioritetet në procesin e integrimit evropian dhe bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve. Në takim, siç bëri të ditur MÇE, u diskutua për përshpejtimin e reformave të ndërlidhura me BE-në dhe forcimin e rolit të Ministrisë për Çështje Evropiane si institucion qendror koordinues për procesin e anëtarësimit, si dhe operacionalizimin e strukturave kombëtare të negociatave dhe të agjendës së reformave dhe mekanizmin e reformave dhe rritjes. Ministri Sali theksoi rëndësinë e ruajtjes së momentit pozitiv në politikën e zgjerimit të BE-së dhe nevojën për rezultate konkrete në zbatimin e Agjendës Reformuese, si dhe për finalizimin e dokumenteve kyçe të planifikimit dhe udhërrëfyesve në fushën e sundimit të ligjit dhe reformës së administratës publike.

Shkup - Lideri i Së Majtës, Dimitar Apasiev pret dialog konstruktiv në takimin e sotëm të liderëve, që po mbahet në Klubin e deputetëve. Siç deklaroi para takimit, do t'i paraqesë kërkesat tashmë të deklaruara të Së Majtës - ndryshime të Kodit zgjedhor, një njësi zgjedhore dhe heqja e qeeverisë së Përzhinës. E Majta, shtoi Apasiev, ka edhe kërkesa tët jera, ekonomike, lidhur me kërkesat e sindikatave, të cilat gjithashtu do të paraqiten brenda.

Shkup – Janë dhanë 304 leje për ndërtim në nëntor të vitit të kaluar, që është 16,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.  Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është  5.400.888.000 denarë, që është për 27,1 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Në rajonin e Shkupit janë dhënë më së shumti leje për ndërtim – 110 pas çka vijojnë ai i Pollogut – 55, i Vardarit – 36, Jugperëndimor - 29... Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 208 (68,4 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë. 

Shkup - Nesër dhe të premten në vend do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë, me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Gjatë ditës së nesërme temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -6 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të jenë nga 6 deri në 13 gradë. Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë fundjavës pritet vranësirë e rritur dhe reshje e përkohshme lokale e shiut, ndërsa në pjesët malore më të larta reshjet do të jenë të dëborës. Temperaturat e ditës sërish do të jenë në rënie.

Tetovë- Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë po vepron në përputhje me planin vjetor për veprim në kushte dimërore në qendrat rekreative dimërore Mavrovë dhe Kodra e Diellit, por edhe në të gjithë zonën që mbulon. Sipas SPB tetovë, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit në zonat e Mavrovës dhe Kodrës së Diellit vihet në përdorim rrethrrotullimi i lëvizjes së automjeteve me qëllim që të shmanget çdo lloj bllokimi i rrugës. Por, për shkak të disa shoferëve të papërgjegjshëm që nuk e respektojnë këtë rregull, vjen deri te bllokmi i plotë i qarkullimit. Gjithashtu, paraqet problem parkimi i automjeteve pranë rrugës, me çka pamundësohet nga institucionet kompetente pastrimi i plotë i rrugës dhe në ç'mënyrë edhe më tepër vështirësohet qarkullimi rrugor, gjegjësisht në disa segmente rrugore për në Mavrovë nuk ka mundësi për komunikacion dy-drejtimësh.

Berlin- Viti i kaluar ka qenë viti i tretë më i nxehtë në historinë e nivelit global, tregojnë të dhënat që sot i publikoi Qendra evropiane për parashikime afatmesme të motit (ECMWF), i cili udhëheq me shërbimin klimatik "Kopernik" (C3S). Temperaturat globale kanë qenë për 1,47 gradë mbi nivelin paraindustrial (1850-1900), që është për një nuancë më ftohtë nga viti 2023 dhe për 0,13 gradë nën vitin rekord 2024. Megjithatë, temperatura mesatare në periudhën 2023-2025 tejkaloi pragun prej 1,5 gradë mbi nivelet paraindustriale, duke shënuar periudhën e parë trevjeçare në të cilën u shkel kufiri afatgjatë i Marrëveshjes së Parisit.

Kiev- Në seancën e saj të sotme Rada Supreme e Ukrainës e ka emëruar Mihajllo Fedorovin (34) ministër të Mbrojtjes së Ukrainës.  Për Fedorov kanë votuar 277 deputetë. Mediat britanike transmetojnë se Fedorov, i cili deri më tani e ka kryer funksionin e zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministër i Transformimit Digjital dhe është i respektuar për shkak të aftësisë së tij për inovacione, para deputetëve tha se do të promovojë reforma për modernizim dhe përforcim të ushtrisë ukrainase.

Paris - Nëse sovraniteti i një vendi evropian dhe aleatëve të tij rrezikohen, pasojat do të ishin pa precedent, deklaroi sot presidenti francez, Emanuel Makron në takimin e Kabinetit, duke aluduar në përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Tramp për ta ndërmarrë kontrollin ndaj territorit arktik. "Nuk i nënçojmë deklaratat e Grenlandës", tha Makron, i cituar nga zëdhënësja e Qeverisë, Mod Brezhon. "Nëse sovraniteti i një vendi evropian dhe aleatëve të tij rrezikohet, pasojat do të ishin pa precedent. Franca me shumë kujdes e ndjek situatën dhe vepron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe sovranitretin e saj", shtoi ai.

Uashington - Të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Tramp, Stiv Vitkof dhe Xhared Kushner dëshirojnë që së shpejti të udhëtojnë për në Moskë që të takohen me presidentin rus Vladimir Putin, njoftuan burime të njoftuara me situatën, raportin Blumberg. Takimi ka qenë pjesë e përpjekjeve të Trampit që ta avancojë planin paqeruajtës për dhënie fund të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por data nuk është finalizuar, ndërsa anulimet e mundshme janë të ndërlidhura me trazirat në Iran. Përfaqësuesit amerikanë deklaruan se nuk është caktuar takimi zyrtar, ndërsa Kremlini nuk është përgjigjur ndaj kërkesave për koment. 

Uashington – “SHBA-së i duhet Grenlanda për arsye në lidhje me sigurinë kombëtare. Ajo është me rëndësi kyçe për ‘Kupolën e artë’ të cilën po e ndërtojmë, ndërsa NATO duhet të ndërmarrë rol udhëheqës në atë proces”, tha presidenti amerikan Donald Tramp në një publikim në rrjetin e tij social “Tru soushëll”.  Trampi theksoi se Uashingtoni nuk do të lejojë që forca të tjera ta ndërmarrin nismën.  “Nëse ne nuk e bëjmë këtë, Rusia dhe Kina do ta bëjnë këtë, ndërsa kjo nuk do të ndodhë”, shkroi ai me shkronja të mëdha. 

Madrid - Real Madridi e emëroi Alvaro Arbeloan për trajner të ri. Arbeloa do të mund të mbetet në krye të Realit edhe sezonin e ardhshëm. Arbeloa (42) e ka ndërmarër ekipin të hënën, pas largimit të Çabi Alonsos nga funksioni trajner kryesor. Sipas gazetës madrilene "Marka", Arbeloa ka nënshkruar kontratë, e cila vlen deri nga fundi i sezonit 2026/2027. Megjithatë, ai do të mbetet në pozitën e tij të tanishme edhe pas përfundimit të sezonit vijues, nëse udhëheqësia e klubit vendos se objektivat e klubit të vendosura për të janë arritur. Reali i Madridit është i dyti në La Liga, me 45 pikë pas 19 ndeshjeve, katër pikë pas liderit Barcelonës

Остани поврзан