• среда, 14 јануари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 14 janar/ 2026

Shkup - Me iniciativë të kryeministrit dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Klubin e Deputetëve duhet të mbahet takim i liderëve të kryetarëve të partive parlamentare të cilat kanë grupe deputetësh në Kuvend, në të cilin, siç është njoftuar, do të bisedohet për ligjet reformuese të gjyqësorit, për zgjedhjen e avokatit të popullit, për Kodin Zgjedhor dhe për heqjen e qeverisë teknike, por edhe për çështje tjera në propozim të pjesëmarrësve të takimit.

Shkup - Ministria e Ekonomisë dhe Punës me mbështetje të Bashkimit Evropian do ta prezantojë sot Strategjinë nacionale për ndërmarrje të vogla dhe të mesme 2025-2030. Strategjia i definon orientimet kyçe për përmirësimin e rrethimit afarist, rritjen e konkurrencës dhe inovacionet, avancimin e qasjes deri te financat dhe mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital, në pajtim me standardet dhe politikat evropiane.

Shkup - Ligji i ri kundër pirjes së duhanit paraqet hap të rëndësishëm përpara në mbrojtjen e shëndetit publik. Para së gjithash, me zgjidhjen e këtillë ligjore sigurohet mbrojtja e të gjithë joduhanpirësve nga veprimi pasiv i tymit të duhanit, posaçërisht tek kategoritë më të ndjeshme siç janë fëmijët dhe gratë shtatzëna, për MIA-n theksoi prof.dr. Igor Stojkovski, drejtor i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup.

Vevçan - Me valle tradicionale të Vasilicës dhe djegien e maskave në qendër të Vevçanit, sot pasdite do të përfundojë edicioni i sivjetshëm i Karnavalit të Vevçanit. Djegia e maskave simboilizon përzënien e të keqes, ndërsa vevçanasit besojnë se të pastruar do ta presin Vitin e Ri, sipas Kalendarit Julian. Paraprakisht dhëndri, nusja, djajtë dhe augustët budallenj, së bashku me njerëzit e tjerë të maskuar, do të vizitojnë familjet, anëtarët e të cilave mbajnë emrin e dedikuar Shën Vasilit.

Shkup - Normalizohet trafiku në aksin rrugor Shkup - Shtip, i cili deri në ora 6:00 të këtij mëngjesi ka qenë në ndërprerje të plotë, për shkak të një automjeti të djegur, 4 km para pikës pagesore "Preod" informoi LAMM.  Qarkullimi edhe në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup - Nga ora 8 pa ujë do të jenë objektet e TPM, Shkollës së Muzikës, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Drejtorisë së librave amë në komunën Qendër. Shkaku i ndërprerjes është lidhja e rrjetit të ujësjellësit dhe hidrantëve për objektin e vjetër të Bankës Komerciale në sheshin Shën Mëria nr.3 nga ana a firmës Bauer BG. 

Kiev - Rusia dhe Ukraina edhe mbrëmë kryen sulme me fluturake pa pilot, të cilat rezultuan me disa persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale. Sulmi ukrainas me dron shkaktoi dëme në qytetin jugor rus, Rost on Don, përderisa dhjetëra mijë shfrytëzues mbetën pa energji elektrike në Krivi Rih, qytetin e lindjes të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, pas sulmit rus me dron.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski në fjalimin e djeshëm drejtuar kombit theksoi se vendin e ka kapluar një situatë e rëndë. "Situata për momentin është e rëndë çdokund, por më e rëndë në front. Sulmet vazhdojnë. Si edhe mbrojtja e pozicioneve tona", theksoi Zelenski.

Meksiko Siti - Autoritetet meksikane njoftuan se janë arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se janë anëtarë të grupit Tren de Aragua, ndërsa akuzohen për tregti me drogë, shantazhe dhe trafikim me qenie njerëzore. Ministri i Mbrojtjes i Meksikës, Omar Garsija Harfuç lajmin për arrestimin e anëtarëve të dyshuar të grupit e publikoi në rrjetet sociale.

Uashington - Aktivistët për të drejtat e njeriut në Iran (Human Rights Activists In Iran) me seli në SHBA  njoftoi se gjatë protestave në Iran humbën jetën 2.571 persona. Nga viktima 2.403 janë demonstrantë, 147 janë të lidhur me Qeverinë, ndërsa 12 persona më të rinj se 18 vjet, ndërsa nëntë janë civilë që nuk kanë marrë pjesë në protesta.

Uashington - SHBA-ja do të reagojë "me shumë vendosmëri" nëse autoritetet iraniane fillojnë me ekzekutime të personave të arrestuar në protesta, paralajmëroi presidenti amerikan Donald Tramp. Disa orë më parë, në një postim në rrjetin e tij social "Truth soshël", Tramp porositi se nuk ka ndërmend të takohet me përfaqësues të autoriteteve iraniane dhe i inkurajoi protestuesit, duke theksuar se "ndihma është rrugës". Komenti ka pasuar në kohën kur aktivistët pohojnë se numri i të vrarëve në protestat në Iran ka tejkaluar 2.000 persona.

Bangkok - Të paktën 22 persona humbën jetën sot pasi një vinç ndërtimor ra mbi një tren në pjesën verilindore të Tajlandës.  Në aksident u lënduan më shumë se 80 njerëz. Supozohet se numri i viktimave është më i madh.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri në -3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë. Në Shkup, mot me diell dhe i qetë me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në -6, ndërsa maksimalja do të arrijë 7 gradë.

Остани поврзан