• четврток, 25 декември 2025
MIA Flesh

12:00/ 25 dhjetor/ 2025

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në emër të Kuvendit ua uron festat e Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve katolikë në vend. "Festat e Krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi dhe respekti të ndërsjellë, vlera që janë themeli i çdo shoqërie demokratike dhe multietnike. Pikërisht nëpërmjet mirëkuptimit të ndërsjellë, respektit për diversitetet dhe përkushtimit të përbashkët për të mirën e përbashkët e ndërtojmë stabilitetin dhe të ardhmen e vendit tonë. Ju uroj të kaloni festat me shëndet të mirë, ngrohtësi familjare dhe paqe, me shpresë dhe optimizëm për vitin që vjen. Gëzuar Krishtlindjet!", ka shkruar Gashi në urimin.

Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski i uroi besimtarët të cilët i festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian, me dëshirë për mirëqenie, paqe shpirtërore dhe shëndet të mirë.  “Këto ditë festive le t’i mbushin shtëpitë tona me gëzim, dashuri dhe bekimet e Zotit. Lindja e Shpëtimtarit le të na sjellë shpresë, unitet dhe ngrohtësi në zemrat tona, veçanërisht në kohët kur kemi nevojë për forcë dhe mbështetje të përbashkët. Le t’u shtrijmë dorën fqinjëve dhe bashkëqytetarëve tanë, pavarësisht dallimeve, atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë, kategorive më të ndjeshme dhe të gjithë atyre që përballen me sfida”, thekson kryeministri në urim. Lindja e Krishtit, shkruan kryeministri në urim, është festa e dhurimit dhe ndarjes së dashurisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. 

Shkup - Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) Venko Filipçe personalisht dhe në emër të partisë ua uron besimtarëve katolikë festat e Krishtlindjeve.  "Të gjithë anëtarëve të Kishës Katolike dhe të gjithë të krishterëve që festojnë lindjen e Krishtit sot, ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e festës së madhe të Krishtlindjeve. Krishtlindja është festë shprese, dashurie dhe bashkimi. Kjo festë e madhe na kujton se vetëm me solidaritet, respekt të ndërsjellë dhe kujdes për njëri-tjetrin mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më humane, në të cilën çdo qytetar do të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme të sigurt, shkruan Filipçe në urimin. 

Shkup - Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka deklaruar sonte në emisionin “Click Plus” në TV 21 se kundërkandidati i tij, Nevzat Bejta, po flet dhe po premton projekte të cilat tashmë janë të aprovuara ose kanë filluar të realizohen nga administrata aktuale komunale. Sipas Limanit, Bejta në takimet me strukturat e veta po përsërit projekte që tashmë janë pjesë e programit dhe platformës së AKI-së dhe për të cilat është punuar me përkushtim gjatë 18 muajve të fundit. “Më treguan se Nevzat Bejta i përsërit projektet e mia në takime me strukturat e veta. Bëhet fjalë për projekte që tashmë i dimë, janë të gatshme dhe janë në programin tonë. Patjetër që duhet të dalë me diçka dhe të thotë se do të bëjë diçka, për projekte për të cilat ne kemi punuar me shumë përkushtim,” deklaroi Limani.

Shkup - Sipas të dhënave nga Sistemi shtetëror automatik i monitorimit, më 24 dhjetor, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 150 mg/m3 dhe episodi i tejkalimit të pragut të alarmimit për grimcat PM10 është ndërprerë në Kërçovë, njoftoi sot mëngjesi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. "Me këtë, masat dhe rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmimit ndërpriten", thonë nga Ministria. 

Shkup - Para festave të ardhshme, kur tradicionalisht organizohen festa para Vitit të Ri dhe për Vitin e Ri, si dhe grumbullime publike në objektet e gastronomisë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) apelon te pronarët dhe organizatorët që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të respektojnë plotësisht rregullat për mbrojtje nga zjarri dhe sigurinë e vizitorëve.

Shkup - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli - 36 litra për metër katror, ​​ndërsa më pak një litër në Ohër. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike për 24 orët e fundit, deri në ora 7 të mëngjesit të sotëm, në Strumicë kanë rënë 34 litra për metër katror, ​​në Radovish 25, në Shtip 16, në Demir Kapi dhe Vinicë, 15 në Berovë, 12 në Kriva Pallankë, 11 në Kavadar, 9 në Krushevë, tetë në Veles dhe Kumanovë, shtatë në Shkup, afër Petrovecit, gjashtë në Prilep, pesë në Topolçan, katër në Shkup, afër Zajçev Ridit, Tetovë, Pretor, Manastir dhe Pozharan dhe tre në Hanet e Mavrovës.

Athinë – Dëm material në ndërtesa dhe në disa automjete të parkuara shkaktoi shpërthimi i fuqishëm i cili gjatë natës ka ndodhur para një filiali të një banke në lagjen Evsomos në Selanik, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.  Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa sipas informacioneve fillestare, nuk kishte paraprakisht ndonjë thirrje paralajmëruese ose çfarëdo lloj njoftimi tjetër.  Sipas televizionit shtetëror “ERT” shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua edhe në distancë prej mbi një kilometër, ndërsa të paktën shtatë automobila të parkuar dhe objektet në rrethinë pësuan dëm material. 

Lagos– Pesë persona humbën jetën, ndërsa 35 u plagosën dje në shpërthimin e bombës në një xhami në qytetin Maiduguri të Nigerisë, qendër administrative e shtetit Borno. Policia nigeriane tha se ka të ngjarë të ketë qenë një sulm vetëvrasës. "Hetimet paraprake tregojnë se është e mundur të bëhet fjalë për sulm vetëvrasës bazuar në gjetjen e pjesëve të asaj që duket të jetë një jelek vetëvrasës dhe deklaratave të regjistruara nga dëshmitarët, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta", tha një zëdhënës i policisë së shtetit Borno.

Uashington - Ministria e Drejtësisë së SHBA-së njoftoi se janë zbuluar më shumë se një milion dokumente shtesë të lidhura me rastin e grabitqarit seksual të ndjerë, Xhefri Epshtajn.  Ministria njoftoi se do të duhen disa javë që dokumentet e reja të përpunohen dhe më pas të publikohen. Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka marrë dokumentet nga Zyra e prokurorit të Qarkut Jugor të Nju Jorkut dhe nga FBI-ja për t’i shqyrtuar para se të publikohen, në përputhje me Ligjin për transparencën e dokumenteve të Epshtajnit, statutet ekzistuese dhe urdhërat gjyqësorë.

Stamboll – Presidenti i gjigantit turk të futbollit Fenerbahçe, Sadetin Saran është arrestuar në Stamboll si pjesë e një hetimi të zgjeruar për drogë që përfshin figura të shquara nga bota e argëtimit dhe medias në Turqi. Saran i cili ka shtetësi turke dhe amerikane u ndalua të mërkurën, vetëm disa orë pasi testet mjeko-ligjore gjetën gjurmë narkotikësh në mostrat e flokëve të tij, bën të ditur transmetuesi shtetëror TRT. Saran javën e kaluar u thirr për të dëshmuar dhe u dërgua në një institucion mjeko-ligjor për të dhënë mostra flokësh dhe gjaku. 

Madrid – Kampioni aktual evropian PSZH është i interesuar për mbrojtësin e Real Madridit, Antonio Rudiger, raportoi sot gazeta spanjolle El Nacional. Sipas të njëjtit burim, klubi francez është gati t'i ofrojë mbrojtësit 32-vjeçar një kontratë fitimprurëse për ta bindur atë të largohet nga Santiago Bernabeu në verë. Drejtuesit e PSZH-së besojnë se lojtarët e rinj kanë nevojë për një lider si Rudiger në dhomën e zhveshjes. Rudigeri ka kontratë me Realin deri në fund të qershorit 2026. Vlera e reprezentuesit gjerman në tregun e transfereve vlerësohet në 12 milionë euro.

Остани поврзан