18:00/24 dhjetor/2025/
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit - Krishtlindjeve, i dërgoi një mesazh urimi Dr. Kiro Stojanov, Peshkop i Shkupit dhe Dioqezës së Strumicës-Shkup, dhe të gjithë besimtarëve që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian.
Shkup - Kuvendi sot në kuadër të mbledhjes së 75-të plenare i zgjodhi Muhamet Hoxhën ministër të Mjedisit Jetësor dhe Bekim Sali ministër të Eurointegrimeve. Menjëherë pas zgjedhjes, Hoxha dhe Sali dhanë deklarata solemne para deputetëve.
Shkup - Rrëfime inspiruese për sukseset e të kthyerve pa dallim nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, si dhe porosi të tyre se është më bukur dhe mund të kesh sukses edhe në atdhe, u dëgjuan në Forumin e sotëm të të kthyerve, organizuar nga ana e Qeverisë.
Shkup - Gjykata kushtetuese sot solli vendim për nisje të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për rrogat e gjykatësve, me qëllim të mbrojtjes së pavarësisë gjyqësore nga pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës. Këtë e kumtoi sot kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski, pas mbajtjes së mbledhjes në të cilën gjykatësit kushtetues pas nismave për inicim të procedurës për kushtetutshmërinë e ndryshimeve të Ligjit me të cialt u ulën koeficientët për përllogaritje të të ardhurave të gjykatësve.
Shkup - Me një ngjarje solemne, ShA MEPSO shënoi 20 vjet nga formimi i saj si institucion kyç në sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë. Jubileu u shënua në prani të anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës, ministrave, deputetëve, kryetarëve të komunave, ambasadorëve dhe përfaqësuesve të korpusit diplomatik, përfaqësuesve të sektorit energjetik, partnerëve vendas dhe ndërkombëtarë, mediave, si dhe shumë kolegëve – aktivë dhe të pensionuar, mes të cilëve edhe ish-kryetarë të Këshillit Drejtues.
Shkup - Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës së onkologjisë, Nikolla Vasev i cili së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohet për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve.
Tetovë - Universiteti i Tetovës dje pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali bashkë me ambasadorin, Denion Meidani, thuhet në kumtesën nga Zyra për informim e UT-së.
Tetovë - Gjykata e Apelit Gostivar përmes një komunikate ka informuar se janë riorientuar vendimet e Gjykatës Themelore Tetovë për personat e dënuar në procesin gjyqësor të ndërlidhur me zjarret në spitalin modular të Tetovës, në të cilin në vitin 2021 i kanë humbur jetët 14 persona.
Jerusalem - Armata izraelite sot njoftoi se para dy javëve në një operacion në Rripin e Gazës ka eliminuar Abdel Haj Zakut, i cili ishte përgjegjës për financat e krahut ushtarak të Hamasit.
Berlin - Ish-trajneri i Gjermanisë, Jirgen Klinsman, vlerësoi se Gjermania ka një shans për të fituar Kampionatin Botëror që vitin e ardhshëm do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.