• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

12:00/25 nëntor/2025

Shkup - Një delegacion i Kuvendit, nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Takimin e 24-t të rregullt të Komitetit të Përbashkët Parlamentar - Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian, gjegjësisht Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim, i cili do të mbahet në Parlamentin Evropian në Strasburg, Francë. Në takim do të marrin pjesë Ivanka Vasilevska, shefe e delegacionit, Zhaklina Peshevska dhe Sonja Mirakovska, zëvendëskryetare, anëtaret Arbana Pasholli, Saranda Imeri-Stafai dhe Sllavjanka Petrovska, si dhe zëvendësanëtari Lupço Prenxhov.

Shkup – Që në javën e parë të thirrjes, rreth 40.000 studentë morën vauçerin e tyre në vlerë prej 15.300 denarësh, theksoi ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski. Siç kumtojnë nga Ministria, Andonovski, në i ftuar në emisionin "Për ose kundër" në Televizionin Alfa, iu referua projektit të dedikuar për studentët të udhëhequr nga Ministria e Transformimit Digjital në bashkëpunim me institucione të tjera dhe theksoi se përveç studentëve që tashmë kanë marrë vauçerin e tyre me vlerë, janë planifikuar 55.000 vauçerë për pajisje elektronike për studentë të regjistruar në studime universitare në vitin akademik 2025/26.

Shkup – Në sallën gjyqësore në Idrizovë sot vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilën humbën jetën 63 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbi 200 ishin lënduar. Gjykimi duhet të vazhdojë me shprehjen e fajit dhe fjalët hyrëse të mbrojtjes, pasi në seancën e kaluar gjyqësore prokuroria në fjalimin hyrës porositi se kërkohet përgjegjësi me emër dhe mbiemër për atë se kush lejoi, kush heshti dhe kush nuk e parandaloi tragjedinë në klubin e natës.  

Shkup - Jurop Haus sot e lanson edicionin e ri të “NAVIGATOR”, lojë edukative onllajn e krijuar me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut. Versioni i ri i lojës është i hapur për lojë nga sot, 25 nëntor, deri më 14 dhjetor në mesnatë, duke mundësuar pjesëmarrësve tre javë për të luajtur, mësuar dhe për të garuar për shpërblimin kryesor – një vauçer TI në vlerë prej 60.000 denarësh.

Kumanovë - Për shkak të dyshimit për veprën penale "keqpërdorim të detyrës zyrtare", Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë themelore publike Shkup, po kryen bastisje në Shkup, Kumanovë dhe vende të tjera, informoi sot Prokuroria publike. "Në koordinim me Prokurorinë themelore publike Shkup është duke u zhvilluar aksion policor me bastisje në Shkup, Kumanovë dhe vende të tjera, për shkak të dyshimit për veprën penale; 'keqpërdorim të detyrës zyrtare'", konfirmoi Prokuroria publike.

Tetovë - Pas gjetjes së trupit të pajetë të 42 vjeçarit nga Tetova dje në afërsit të fshatit Nerashtë, Prokuroria Publike njoftoi se pas kryerjes së ekspertizës janë dhënë disa urdhra me qëllim që të zbardhet vdekja, për të cilën fillimisht ka dyshime se është rezultat i një vepre penale. A.B. (42) është gjetur në veturë, i mbuluar me gjak në kokë, ndërsa në xhamin e përparmë të makinës është vërejtur një vrimë nga plumbi.

Ohër – Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sot është në kuotën prej 693.39 metra mbi nivelin e detit, ose dhjetë centimetra mbi mesataren për muajin nëntor. Normalizimi i nivelit të ujit është pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë goditur rajonin ditët e fundit. Për krahasim, vetëm dhjetë ditë më parë niveli i ujit në liqen ishte dhjetë centimetra nën mesataren mujore.

Shkup - Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë, - 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale 7 gradë janë matur në Vinicë. Sipas DPHM-së, në orën 8:30, 1 gradë është matur në Strumicë dhe Kriva Pallankë, 2 në Shkup-Petrovec, Veles, Tetovë dhe Manastir, 3 në Shkup-Zajçev Rid, Ohër dhe Prilep, 4 në Gjevgjeli, Shtip, Kavadar dhe Hanet e Mavrovës, si dhe 5 gradë në Demir Kapi. 

Tiranë - Njeriu i parë i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën evropiane politike, ka folur për vështirësitë gjatë punës në institucion që nga formimi i saj para gjashtë vitesh. Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se vetëm Rusia qëndron në rrugën drejt paqes në Ukrainë, duke theksuar se "vija e vetme e kuqe" në tre vitet e fundit është pikërisht Moska. "Vija e vetme e kuqe që e kemi tre vitet e fundit quhet Rusi", tha Makron në intervistë për radio RTL. "Ai vlerësoi se plani paqesor i presidentit amerikan, Donald Tramp në këtë moment po lëviz "në drejtim të duhur", por është më i pranueshëm për Rusinë, për të cilin shkak, sipas tij, nevojitet në mënyrë shtesë të përmirësohet për t'u bërë i pranueshëm edhe për Ukrainën dhe Evropën.

Kiev - Të paktën dy persona janë vrarë, ndërsa gjashtë janë plagosur gjatë natës në sulmin ajror rus në Kiev, kumtuan sot në mëngjes shërbimet ukrainase për raste urgjente. Dy persona janë vrarë, ndërsa pesë janë plagosur në bombardimin e një ndërtese nëntëkatëshe në rajonin Dnieper, kurse një person tjetër u plagos në sulmin ndaj një ndërtese në rrethin Peçersk, kumtuan shërbimet për raste urgjente. 

Teheran - Gjykatësi Suprem i provincës Semnan të Iranit njoftoi se një burrë i dënuar për përdhunimin dhe detyrimin e dy grave është ekzekutuar publikisht në Bastam. Gjyqtari kryesor i provincës Semnan, Hoxhatoleslam Valmuslimin Akbari, deklario se çështja është nën hetim të posaçëm, gjatë të cilit u përcaktua se i pandehuri "mashtroi dy gra dhe kreu përdhunim me forcë dhe detyrim", raportoi Mizan.

Kabul – Të paktën dhjetë persona, në mesin e të cilëve edhe dhjetë fëmijë, ishin vrarë gjatë natës në sulmet ajrore pakistaneze mbi Afganistan, njoftoi qeveria talebane në Kabul, në kushte të tensioneve të rritura ndërmjet dy fqinjëve.  “Në krahinën Host, forcat pakistaneze bombarduan shtëpinë e një civili. Nëntë fëmijë (pesë djem dhe katër vajza) dhe një grua ishin vrarë”, shkroi zëdhënësi qeveritar Zabihullaj Muxhahid në platformën „X“.

Bangkok - Marina tailandeze dërgon aeroplanmbajtësen Çakri Narubet me rezerva dhe ekipe mjekësore në jug të vendit, i cili është goditur nga "përmbytjet më të këqija në 15 vitet e fundit". Vërshimet, të shkaktuara nga shirat e dendura, kanë goditur nëntë provinca të Tajlandës, ndërsa rajonet fqinje në Malajzi gjithashtu janë të prekura, me më shumë se 18.500 të evakuuar.

Hjuston - Më shumë se 100 shtëpi u dëmtuan kur një tornado goditi një lagje banimi në afërsi të Hjustonit, kumtuan autoritetet e Teksasit. Të lënduar nuk ka. Fotot dhe pamjet filmike të dronit të publikuara nga policia tregojnë pllaka të shqyera çatish dhe mbeturina që bllokojnë rrugët lokale. Sipas zyrës së policisë Mark Herman, dëmet më të mëdha u regjistruan në lagjen Memorial Norvst.

Tokio - Kryeministrja japoneze Sanae Takaiçi dhe presidenti amerikan, Donald Tramp, diskutuan marrëdhëniet me Kinën sot gjatë një bisede telefonike. Kjo është biseda e tyre e parë që kur kryeministrja japoneze shkaktoi një skandal të rëndë diplomatik me Pekinin me deklaratën e saj për Tajvanin. Përgjigja e Takaiçit në pyetjen e Parlamenit në fillim të këtij muaji se një sulm hipotetik kinez ndaj Tajvanit mund të shkaktonte një reagim ushtarak nga ana e Japonisë, shkaktoi një reagim të ashpër nga Pekini, duke përfshirë një bojkot të udhëtimeve në Japoni,

Остани поврзан