• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

18:00/ 2 dhjetor/ 2025

Shkup - Në seancën e sotme për rastin me zjarrin në diskotekën "Puls", mbrojtja e disa të akuzuarve në fjalimet e tyre hapëse kontestoi themelet e aktakuzës. Avokatët theksuan se klientët e tyre nuk kanë ndërmarrë veprime që do të kishin lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen tragjike, dhe se kanë poseduar dokumentacion të vlefshëm. Ata paralajmëruan nxjerrjen e provave dhe dëshmitarëve të cilët, sipas tyre, do të konfirmojnë se të pandehurit nuk ishin përgjegjës për zjarrin dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve institucionale dhe jo fajësisë personale. Avokatja Lidija Ristovska, mbrojtëse e të pandehurit Grozdan Millkovski, pronar i objektit, theksoi se marrëveshja e qirasë është lidhur për periudhën nga 1.12. të vitit 2012 deri më 1.12.2022 dhe se procedura e lëshimit ishte e ligjshme. Ajo theksoi se Millkovski posedonte dokumentacion të vlefshëm gjatë lëshimit, nuk ka marrë pjesë në aktivitete ndërtimore dhe nuk ka dhënë pëlqimin për përshtatjen e hapësirës së brendshme.

Shkup - Ministria e Financave realizoi pagesën prej 785 milionë denarëve ndaj Bankës Zhvillimore për mbështetjen e kompanitë vendase. Kjo është transheja e shtatë që po transferohet nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore, nga mjetet e destinuara për të stimuluar ciklin e investimeve në sektorin privat prej rreth 300 milionë eurove. Me këtë transhe, vlera që shteti ka injektuar ndaj ekonomisë vendase për të mbështetur investimet tejkalon 200 milionë euro. Konkretisht, 190.5 milionë euro janë investuar përmes gjashtë transheve të paguara.

Shkup - Këshilli për Reforma në Administratën Publike, si organi më i lartë koordinues përgjegjës për menaxhimin me proceset reformuese në administratën publike, sot e mbajti seancën e tretë, me të cilën kryesoi kryeministri Hristijan Mickoski. Siç informojnë nga Ministria e Administratës Publike, anëtarët e Këshillit shqyrtuan dhe miratuan Planin e Veprimit të përditësuar 2023–2026 të Strategjisë për reforma në administratën publike 2023–2030, i cili është në përputhje me prioritetet e Programit të Punës së Qeverisë 2024–2028, si dhe me dokumentet nga procesi i integrimit evropian - Udhërrëfyesi i RAP-it dhe Agjenda e Reformës.

Bruksel - Qeveria është e vendosur fuqimisht ta zbatojnë Strategjinë për Specializimin intelegjent të Maqedonisë, e cila do të mundësojë të ndërtojmë shoqëri të bazuar në dije dhe inovacion, ndërsa Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian mbetet partneri ynë më i rëndësishëm në përmbushjen e këtij qëllimi. Jemi mirënjohës për mbështetjen e deritanishme dhe i pranojmë të gjitha sugjerimet për përmirësimin e politikave të ardhshme të lidhura me zhvillimin e shkencës dhe inovacionit. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencën për procesin e specializimit intelegjent të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet sot në Bruksel, organizuar nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian, ku ajo i prezantoi rezultatet e deritanishme nga zbatimi i Planit të Veprimit 2024–2025 të Strategjisë për Specializimin Intelegjent të shtetit.

Shkup - Pagesa e pensioneve po zhvillohet rregullisht dhe pa ndryshime. Të gjitha pensionet paguhen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, informoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. Lidhur me informacionin mbi procedurën në Gjykatën Kushtetuese, Ministria sqaron se hapja e një procedure nuk do të thotë heqje ose ndryshim i masave që janë aktualisht në fuqi. Të gjitha zgjidhjet ligjore mbeten në fuqi derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar. "Ministria u bën thirrje pensionistëve të mos u nënshtrohen dezinformatave dhe spekulimeve. Çdo ndryshim i mundshëm në kuadrin ligjor do të komunikohet në kohë dhe në mënyrë transparente", thuhet në kumtesën nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Shkup - Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot votoi Propozim-vendimin që Nakil Fetai, jurist, të propozohet për drejtor të Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale. Gjatë prezantimit para deputetëve, Fetai tha se në punën mbi dhjetëvjeçare në Gjykatën thrmelore, ka pasur pika të përbashkëta me të dhëna personale dhe ndjeshmërinë e tyre dhe se kjo ishte një nga arsyet pse ai aplikoi për pozicionin e drejtorit të AMDHP-së. Për këtë dhe vendime të tjera që u miratuan në seancën e sotme të Komisionit, Kuvendi duhet të vendosë në seancën e nesërme plenare. Komisioni shkarkoi dhe emëroi anëtarët e bordeve për ndarjen e çmimeve për gazetari "Mito Haxhi Vasilev Jasmin" dhe çmimeve për të drejtat e njeriut "Meto Jovanovski".

Strugë - Me parulla "Struga ngre zërin për drejtësi", "Mjeku lufton për jetën, padrejtësia vret atë", "Struga nuk hesht", "Mos i dënoni duart që shpëtojnë jetë"..., mjekë dhe personel mjekësor nga spitali i Strugës, të shoqëruar nga qytetarë sot kanë mbajtur protestë të qetë për përkrahje të gjinekologut Muhamed Asani, të cilit iu shqiptua dënim me tre vjet burg dhe pesë vjet ndalesë për kryerjen e veprimtarisë për largimin e tre organeve të pacientes nga Dibra pas lindjes me prerje cezariane. Marshi filloi para Spitalit të përgjithshëm dhe vazhdoi deri te Gjykata themelore Strugë. Tubimi, siç theksoi dr. Ilirianan Naxha, është për shkak të padrejtësisë, e cila i është bërë mjekut, duke kërkuar drejtësi dhe trajtim të ndershëm për të gjithë që për çdo ditë punojnë me përgjegjësi dhe sakrificë.

Tiranë - Gjykata Kushtetuese sot vendosi të pranojë kërkesën e qeverisë për shqyrtimin e  kushtetutshmërisë në rastin "Balluku", por nuk caktoi një datë për debat.  "Kërkesa u shqyrtua nga një trup prej tre gjyqtarësh kushtetues dhe vendosën ta referojnë çështjen në një takim të të gjithë gjyqtarëve. Data për debat nuk është caktuar ende, publikuan mediat.  Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (GJKKO) më 22 nëntor të muajit të kaluar mori vendim që zëvendëskryemnistrja dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës, Belinda Balluku, të pezullojë nga funksioni dhe t'i ndalojë asaj të dalë nga vendi. 

Bruksel - Policia belge sot në mëngjes arrestoi tre persona në kuadër të një hetimi që lidhet me keqpërdorimin e supozuar të mjeteve të Bashkimit Evropian, përfshirë rektorin e Kolegjit të Evropës në qytetin belg të Brizhit dhe ish-përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federika Mogerini, njoftuan mediat e Brukselit, duke cituar burime policore. Personat e arrestuar janë të dyshuar për mashtrime me furnizime publike, korrupsion dhe konflikt të interesave. Identiteti i dy të arrestuarve të tjerë nuk është publikuar, por theksohet se bëhet fjalë për persona të cilët kryejnë “qëndrime të larta në diplomacinë evropiane”.   Arrestimet vijuan pasi sot në mëngjes nëpunës të policisë kryen bastisje në selinë e Shërbimit Evropian për Punë të jashtme (EEAS) në Bruksel, në Kolegjin në Brizh, si dhe në disa shtëpi private përgjatë Belgjikës. 

Bruksel - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, shprehu sot shpresë se bisedimet për paqe në Ukrainë do të çojnë në  armëpushim ose në një marrëveshje paqeje para verës së vitit të ardhshëm. Rute në konferencë për shtyp në prag të takimit të nesërm të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Bruksel, theksoi se është e vështirë të parashikohet nëse përpjekjet e SHBA-së do të kenë sukses. Ai theksoi se 20.000 rusë po vdesin në luftë çdo muaj, ndërsa pala ukrainase po pëson gjithashtu viktima të mëdha, dhe se kjo duhet të ndalet. "Le të shpresojmë se do të ketë një marrëveshje paqeje, ne po ndihmojmë me gjithçka që kemi në dorë", shtoi Rute.

Kabul - Rojet kufitare iraniane mbrëmë qëlluan 10 qytetarë afganë, të cilët po përpiqeshin të hynin ilegalisht në Iran, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA. Incidenti ndodhi në provincën perëndimore afgane Farah, në kufirin me Iranin, ndërsa dy anëtarë të grupit që u përpoqën të hynin ilegalisht në Iran rezultojnë të zhdukur.  Mijëra afganë përpiqen të hyjnë ilegalisht në Iran çdo vit, të nxitur nga varfëria e rëndë, papunësia dhe pasojat e fatkeqësive natyrore dhe dekadave të konfliktit. Në vitin 2025, dhjetëra mijëra migrantë dhe refugjatë afganë u deportuan nga Irani pasi Teherani vendosi një afat deri më 6 korrik që afganët të cilët nuk kanë dokumente të largohen nga vendi. Një numër i madh i afganëve janë kthyer në atdheun e tyre pas konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.

Gazë – Burime palestineze sot njoftuan se, edhe krahas armëpushimit, armata izraelite ka vrarë tre persona në lokacione të ndryshme në Rripin e Gazës.  Armata izraelite (IDF) njoftoi se i heton akuzat palestineze.  Paraprakisht, armata izraelite njoftoi se ka eliminuar disa persona të cilët bënë përpjekje të hyjnë në të ashtuquajturën linjë e verdhë, pas çka është tërhequr IDF, si pjesë e armëpushimit të dakorduar.  Por, sipas burimeve palestineze, tre personat janë vrarë në një zonë të kontrolluar nga Hamasi. 

Uashington– Presidenti amerikan Donald Tramp e amnistoi ish presidentin e Hondurasit, Huan Orlando Hernandez, i cili ishte dënuar për tregti me drogë në SHBA, konfirmoi avokati i Hernandez, Renato Stabile.  Në emër të presidentit Hernandez dhe familjes së tij, do të doja të falënderoj presidentin Tramp për korrigjimin e kësaj padrejtësie. Presidenti Hernandez është i lumtur që ky hall përfundoi dhe me padurim pret t’i kthehet jetës së tij pas katër vjetëve burg, theksoi Stabile.  Bashkëshortja e Hernandez, Ana Garsia de Hernandez në rrjetet sociale publikoi se bashkëshorti i saj është liruar falë amnistisë së Trampit.  Trampi javën e kaluar e publikoi qëllimin e tij “plotësisht ta falë” Hernandezin, me çka fshihet gjykimi. 

Остани поврзан