12:00 / 1 dhjetor / 2025
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski kumtoi se autostrada Gostivar - Bukojçan po ndërtohet në mënyrë intensive dhe se 17 kilometra me të cilat anashkalohet "Strazha" e njohur, tashmë janë çarë. "Aktivitete intensive ndërtimore në autostradën Gostivar - Bukojçan, pjesë e Korridorit 8, aksi Shkup - Strugë - Ohër. tashmë 17 kilometra janë çarë, me të cilat anashkalohet 'Strazha' e njohur. Po e ndërtojmë Msqedoninë!", shkroi Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk ku publikoi edhe video.
Shkup - Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) paralajmëroi se në prag të festave dhe organizimit të madh të ahengjeve, do të ndërmerr aksione të përforcuara mbykëqyrje inspektorale në objektet hotelierike. Qëllimi është të parandalohen parregullsitë gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie dhe të sigurohet mbrojtja e mysafirëve. Nga Inspektoriati apelojnë deri tek hoteleritë të veprojnë me ndërgjegje dhe të respektojnë dispozitat ligjore të cilat i referohen punës së tyre veçanërisht në pjesën e numrit të lejuar të mysafirëve, orarin e punës, Ligjin për mbrojtje nga duhani dhe të gjitha dispozitat e tjera.
Shkup - Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, në kuadër të vizitës punuese në Bruksel, mëngjesin e sotëm zhvilloi takim me Ana-Marija Bura, këshilltare kryesore për politikë të jashtme në kabinetin e kryetarit të Këshillit Evropian, përgjegjëse për koordinimin e politikave të jashtme dhe agjendës së punëve të jashtme të BE-së. Siç njofton Ministria për Çështje Evropiane, në takim u shkëmbyen mendime lidhur me situatën aktuale dhe dinamikën e procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe për rrethanat më të gjëra gjeopolitike dhe rolin e politikës së zgjerimit në ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Shkup - Kamerat e vendosura nëpër rrugë nga sistemi "Qyteti i sigurt" nga sot do të regjistrojnë kundërvajtje në kuadër të periudhës provuese njëmujore, para zbatimit të plotë të sistemiet të parashikuar për fillim të muajit të ardhshëm. Gjatë periudhës provuese shoferët do të marrin paralajmërime, pa shqiptim të gjobave. Sipas paralajmërimeve, në periudhën e ardhshme do të evidentohen kundërvajtjet siç janë: drejtimi i autpomjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara, kalimi në dritë të kuqe, afati i kaluar i validitetit të patentës dhe automjeti i parkuar në mënyrë jo të rregullt. Në fazën e ardhshme do të zgjerohet lloji i kundërvajtjeve që do t'i regjistrojë sistemi elektronik.
Shkup - Sot në periudhën prej orës 10:30 deri në orën 12:30 komunikacioni në VK Dojran nga ana greke është ndërprerë për çdo lloj të automjeteve. Ndërprerja e komunikacionit, siç informojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë, është për shkak të grevës së bujqve
Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë, tregojnë të dhënat nga analizat e bëra në 187 mostra nga 42 vende matëse. "Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 24 deri më 28 nëntor mori 187 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 187 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e fituara nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullorespër kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", informojnë nga NP "Ujëjellësi dhe kanalizimi" Shku
Shkup - Temperatura më e ulët në vend sot në mëngjes ishte - 1 gradë në Tetovë, Manastir dhe Berovë, pas çka pasojnë me 0 gradë Shkup-Petrovec, Strumica, Prilepi, Demir Kapia dhe Hanet e Mavrovës, 1 gradë në Shkup-"Zajçev Rid", Llazaropole, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Veles, 2 Krushevë, Shtip dhe Kavadar, 4 Gjevgjeli dhe Ohër, pesë Pretor, inforoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM). Sipas parashikimit të DPHMS-së, moti sot do të jetë me diell me vransëira të vogla deri mesatare. Paradite nëpër disa lugina do të ketë mjegull të dobët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri 15 gradë.
Bruksel - Sipas njohurive tona bisedimet e djeshme midis përfaqësuesve amerikanë dhe ukrainas kushtuar planit të paqes për Ukrainën ishin të vështira, por produktive, deklaroi paradite në Bruksel përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas. Kjo javë mund të jetë vendimtare për diplomacinë. Është e qartë se Rusia nuk dëshiron paqe prandaj duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion sa më të fuqishëm, që të bëjë përpjekje të mbrojë veten në këto kohë shumë, shumë të vështira, deklaroi Kallas para fillimit të seancës së sotme të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në nivel të ministrave të mbrojtjes.
Moskë - Takimi midis presidentit rus, Vlladimir Putin dhe përfaqësuesit të posaçëm të presidentit amerikan, Doland Trampit, Stiv Uitkof, do të mbahet në Moskë të martëm, më 2 dhjetor, konfirmoi sot zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov. Pesko, gjithashtu, theksoi se takimi është planifikuar për të martën pasdite sipas kohës lokale, transmetojnë mediat ruse. Sipas Peskovit, sot Putini punon dhe po merr pjesë në takimet pa publik në përgatitje të bisedimeve të nesërme me përfaqsëuesin e posaçëm Stiv Uitkof.
Hong-Kong - Autoritetet lokale sot kanë njoftuar se hetimi për zjarrin vdekjeprurës në të cilin kanë humbur jetën të paktën 151 persona, ndërsa dhjetëra rezultojnë të zhdukur, tregon se rrjeti që i ka mbuluar skelet e ndërtesave në rinovim nuk ka qenë konform stadardeve kundër zjarrit. Agjencia për antikorrupsion ka arrestuar 11 persona, duke përfshirë edhe drejtorin dhe konsulentin inxhinierik të kompanisë së ndërtimit. Zjarri, që shpërtheu të mërkurën javën e kaluar, ndërsa është shuar plotësisht deri të premten, ka filluar në pjesën e poshtme rreth njërës ndërtesë në kompleksin Vang Fuk Kort, për t'u përhapur pastaj shumë shpejt në brendësi sepse pllakat poliuterane kanë marrë fkalë dhe i kanë thyer xhamat. Era ka mundësuar që flakët të barten nga ndërtesa në ndëfrtesë, kështu që shtatë nga tetë kullat e banimit të përfshihen nga zjarri.
Tel-Aviv - Ushtria izraelite mbrëmë kumtoi se ka vrarë mbi 40 luftëtarë palestinezë në javën e kaluar gjatë operacioneve në tuneletnë afërsi të qytetit Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Forcat izraelite në 40 ditët e kaluara i koncentruan përpjekjet e veta në pjesën lindore të qytetit Rafah, "me qëllim të çmontimit të rrjeteve të tjera nëntokësore të tuneleve në rajon dhe eliminimin e terroristëve të cilët fshihen atje", ceket në kumtesën e ushtrisë izraelite. "Gjatë javës së kaluar, mbi 40 terroristë u eliminuan në rajonin e rrjetit të tuneleve, ndërsa dhjetëra hyrje në tunele dhe lokacione infrastrukturore terroriste, si mbi, ashtu edhe nën tokë, u çmontuan", shtohet në kumtesë.
Uashington – Për shkak të stuhisë së fortë të dëborës dhe problemeve me softuerin në aeroportet nëpër SHBA u regjistruan 1.815 vonesa të fluturimeve dhe 490 anulime, sipas të dhënave nga FlightAware, një kompani shumëkombëshe amerikane që ofron të dhëna për ndjekjen e fluturimeve në kohë reale. Vonesa dhe anulime më të shumta ka pasur në aeroportet në Çikago, Nju Jork, Boston, Mineapolis dhe Detroit, raporton Si-Bi-Es-Njuz. Kompanitë ajrore raportuan gjithashtu ndërprerje të orareve të fluturimeve gjatë fundjavës pasi Administrata federale e aviacionit (FAA) urdhëroi mijëra Airbus A320 në të gjithë botën të përditësonin softuerin e tyre.
Dushanbe - Pesë persona janë vrarë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në dy sulme ndaj Taxhikistanit nga Afganistani fqinj gjatë javës së kaluar, publikoi sot pres-shërbimi qeveritar i presidentit Emomali Rahmon. Në komunikatë thelsohet se Rahmon është takuar me drejtuesit e agjencive të sigurisë që të bisedoj për situatën dhe mënyrat e përforcimit të sigurisë kufitare. Mediat britanike transmetojnë se presidenti Rahmon i ka dënuar ashpër veprimet ilegale dhe provokative të qytetarëve afganë dhe ka urdhëruar që të ndërmerren masa shtesë për zgjidhjen e problemit dhe parandalimin e përsëritjes sl incidenteve të këtilla.
Kolombo - Të paktën 355 persona kanë vdekur dhe 366 të tjerë rezultojnë të zhdukur në rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet më të këqija të Sri Lankës, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për katër ditë pas fillimit të katastrofës, njoftoi sot Qendra për Menaxhim të Katastrofave (DMC). Numri i të vdekurve është rritur ndërsa ekipet e kërkimit hynë në zona më parë të paarritshme, duke nxjerrë më shumë trupa dhe duke gjetur dhjetëra shtëpi të varrosura. Zonat më keq të goditura janë rrethet qendrore Kandi, Nuvara Elija dhe Badulla, ku janë raportuar më shumë se 100 rrëshqitje dheu.
Dablin - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski duhet të realizojë një vizitë të shkurtë në Irlandë, përderisa vazhdojnë përpjekjet për arritje të planit paqësor, transmetoi DPA. Zelenski dhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, do të kenë disa aktivitete gjatë vizitës në Irlandë, përfshirë takim me kryeministrin irlandez, Majkëll Martin dhe vizitë protokolare me presidenten irlandeze, Ketrin Konoli. Ai, gjithashtu, do të marrë pjesë në inaugurimin e Forumit ekonomik Irlandë-Ukrainë me zëvendëskryeministrin irlandez, Sajmon Haris.
Madrid - Real Madridi ka luajtur tre barazime radhazi në ligën spanjolle. Skuadra e Çabi Alonsos mbrëmë ndau pikët me Zhironën (1:1). Në dy ndeshjet e kaluara, ata nuk arritën të mposhtin Elçen (2:2) dhe Rajo Valekanon (0:0). Alonso dha mendimin e tij pas ndeshjes me Zhironën si mysafire në raundin e 14-të të ligës spanjolle. "E përmirësuam lojën tonë në pjesën e dytë, patëm më shumë raste. Na mungoi prekja përfundimtare për të fituar tre pikë. Por sezoni është shumë i gjatë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Ka faza të ndryshme në sezon. Në fillim të sezonit, ishim më të qëndrueshëm në fushë si mysafir. Më pëlqeu reagimi pas golit të pësuar. Duhet të qëndrojmë të bashkuar me vetëkritikën e nevojshme", tha trajneri spanjoll në konferencën për shtyp.