MIA Flesh
- Shkup - Për pak kohë do të dihet çmimi i rrymës, të cilin do ta ofrojë në tender EMV, paralajmëroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen nëse i ka marrë llogaritjet për çmimin e rrymës dhe nëse do të mbetet çmimi prej 62 euro për megavat orë ose do të rritet. Kryeministri Mickoski theksoi se këtë vit tenderi për furnizim të rrymës për amvisëritë do të jetë për një vit, ndërsa jo për gjysmë viti si deri më tani.
15:00/ 25 nëntor/ 2025
Shkup - Për pak kohë do të dihet çmimi i rrymës, të cilin do ta ofrojë në tender EMV, paralajmëroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen nëse i ka marrë llogaritjet për çmimin e rrymës dhe nëse do të mbetet çmimi prej 62 euro për megavat orë ose do të rritet. Kryeministri Mickoski theksoi se këtë vit tenderi për furnizim të rrymës për amvisëritë do të jetë për një vit, ndërsa jo për gjysmë viti si deri më tani.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot duke komentuar deklaratën e prokurorit publik Lupço Kocevski, sipas të cilit, arsyet për nisjen e procedurës për shkarkimin e tij ishin politike, tha se argumentet që publiku sheh dëshmojnë për punën e tij. "Ne nuk presim nga prokurori publik të thotë, po unë jam fajtor, nuk e kam kryer punën time. Thjesht kjo është ajo që pritej nga ai. Kështu që, argumentet, ja publiku i sheh, publiku dëshmon për punën e tij, për punën e Prokurorisë, për gjykatat. Përsëri do të them, për fat të keq janë të paktë, dhe kështë është ai që është rob në kuadër të Prokurorisë publike", tha Mickoski.
Shkup - Si Qeveri, ne besojmë fort se ekonomia rritet kur qytetarët kanë mbështetje për të krijuar, për të inovuar dhe për t’u bërë sipërmarrës, prandaj masa për vetëpunësim, si pjesë e Planit Operativ, është një nga programet më tërheqëse dhe më të suksesshme në vend. Këtë vit kemi interesin më të madh deri tani - janë dorëzuar gjithsej pak më shumë se 6.000 aplikime, gjë që është një tregues i fuqishëm se qytetarët kanë dëshirë, njohuri dhe vetëbesim për të ndërtuar biznesin e tyre të vet, ndërsa shteti qëndron pas tyre me mbështetje konkrete dhe financiare rekord, tha kryeministri Hristijan Mickoski sot në konferencë për shtyp pas ndarjes së vendimeve për vetëpunsim si pjesë të Planit operativ për punësim.
Shkup - Emrat e ministrave të rinj nga radhët e VLEN-it do të përcaktohen deri nesër, ndërsa propozimi do të dorëzohet në Kuvend gjatë javës, paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp me rastin e ndarjes së vendimeve për vetëpunësim, si pjesë e Planit operativ për punësim. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se kur do të dërgohet në dhomën ligjdhënëse propozimi për ministrat e rinj nga partneri i koalicionit VLEN, Mickoski theksoi se procesi është duke u finalizuar.
Shkup - Emetim i ri i fletobligacionit të qytetarëve do të publikohet në gjysmën e parë të muajit dhjetor, njoftoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në TV 24. Ajo theksoi se detajet e emetimit të fletobligacionit të qytetarëve do të jenë të njohura pasi do të publikohet prospekti, dhe se në periudhën e kaluar ka pasur interes nga qytetarët për emetimin e këtyre fletobligacioneve.
Shkup - Në organizim të Ministrisë së Drejtësisë, e në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe projektin "CyberSEE", dje dhe sot janë mbajtur punëtori me pjesëmarrje të ekspertëve nga Estonia dhe Kroacia. Punëtoria e parë, siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, iu kushtua Protokollit të dytë shtesë ndaj Konventës për krim kompjuterik, me pjesëmarrje të ekspertëve nga Estonia dhe Kroacia.
Shkup - Valbona Adili-Emini, anëtare e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 66-të në mbledhjen e PABSEK-ut, që u mbajt në Sofje, Republika e Bullgarisë, nga 23 deri më 25 nëntor 2025. Valbona Adili-Emini, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, mori pjesë aktive në punën e trupave parlamentare dhe në diskutimet plenare.
Shkup - Gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan në të cilin humbën jetën 63 persona, vazhdon me deklarata në lidhje me kërkesat dhe ndjekjen penale të disa prej të dëmtuarve dhe përfaqësuesve ligjorë të të dëmtuarve. Gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, para fillimit të seancës së sotme, informoi se Gjykata i pranon ankesat e disa prej avokatëve mbrojtës se aktakuza e integruar me listën e provave nuk u është dorëzuar të akuzuarve dhe se Gjykata do t'ua dorëzojë të gjithë të akuzuarve sot dhe nesër.
Shkup - Gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, vazhdon më 2 dhjetor. Në seancën e sotme, përfaqësuesit ligjorë të të dëmtuarve të pranishëm para Gjykatës, deklaruan se i bashkohen ndjekjes penale dhe se do të ushtrojnë të drejtat e tyre në procedurë civile.
Shkup - Tenderi për kontraktorin e Sallës Universale nuk ka kaluar dhe javën e ardhshme do të publikohet përsëri. Sipas ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, procesi do të shtyhet për edhe dy muaj gjegjësisht deri në mes të janarit. “Për fat të keq, morëm njoftim nga Komisioni i Ankesave se tenderi për Sallën Universale nuk kaloi sepse kishte ankesë ose pakënaqësi në lidhje me kontraktorin, i cili ishte i vetmi kontraktor. Sipas mendimit tim, problemi nuk është thelbësor, por sidoqoftë, ka një njoftim nga Komisioni i Ankesave, kështu që javën tjetër do ta përsërisim tenderin për Sallën Universale”, deklaroi Lutkov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Teatrin e Komedisë.
Shkup - Në shtator të këtij viti në vend gjithsej janë shpenzuar 373.518 megavat orë energji elektrike, 19.406 milionë normal metër kub gaz natyror, 368.114 ton qymyr dhe 95.577 ton prdukte të naftës. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, 100 për qind nga energjia elektrike e shpenzuar është i prodhimit vendor, ndërsa 99,9 për qind e qymyrit të shpenzuar përdoret për prodhimn e energjisë elektrike.
Tiranë - Policia shqiptare pas një operacioni 12-orësh, i cili hasi në rezistencë nga dy persona të dyshuar për kryerjen e akteve terroriste, i arrestoi të njëjtit, ndërsa në objektin ku fshiheshin ka zbuluar edhe armë, municion dhe flamuj të organizatës terroriste ISIS, njoftoi Top Çenëll, duke iu referuar kumtesës së policisë. Në aksionin “Orosh” të zbatuar në fshatin Orosh, në Mirditë në pjesën veriore të vendit, përveç nëpunësve të policisë nga qyteti Pukë, ishin të përfshirë edhe pjesëtarë të njësisë speciale “Renea”, si dhe ajo për ndërhyrje të shpejta “Shqiponja”.
Ankara - Ministria e Tregtisë së Turqisë po përgatit një rregullore të re me të cilën do të shtrëngojë mbikëqyrjen ndaj reklamave që krijuesit e përmbajtjes i publikojnë në rrjetet sociale, duke vendosur rregulla më të rrepta për transparencë, kufizime të reja në lidhje me inteligjencën artificiale dhe më shumë ndalesa, publikoi gazeta "Turkije". Sipas Ministrisë, rregullorja e re është krijuar si përgjigje e rritjes së përmbajtjes komerciale në rrjetet sociale dhe numrit në rritje të ankesave të lidhura me praninë e reklamave të rreme.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mund të vizitojë SHBA-në në ditët në vijim për të finalizuar marrëveshjen me presidentin Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë, deklaroi sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov.
Kiev - Gjashtë persona u lënduan, mes të cilëve dhe dy fëmijë, në sulmin e mbrëmshëm në Odesa dhe rajonin me të njejtin emër, publikoi kryetari i administratës ushtarake rajonale të Odesas, Oleg Kiper, në kanalin e tij në telegram. "Natën, Odesa dhe rajoni iu nënshtruan një tjetër sulmi masiv me dronë. Dëmtime u shkaktuan në objekte civile dhe energjetike. Në disa vende, shpërthyen zjarre në objektet e infrastrukturore bregdetare dhe energjetike, ndërsa pajisjet u dëmtuan", informoi Oleg Kiper.
Uashington - Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, deklaroi se SHBA-të "nuk mund" të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë për një kohë të pacaktuar, duke sinjalizuar përpjekjet e shtuara në Uashington për të vendosur fundin e luftës së Rusisë përmes kanaleve diplomatike, raporton "Kiev post". Në një intervistë për Foks njhuz (Fox News) Livit tha se presidenti amerikan Donald Tramp ka investuar "një sasi të madhe kohe dhe energjie" në hetimin e mënyrave për të zgjidhur konfliktin dhe "meriton mirënjohje" për këtë. Ajo tha se qëllimi kryesor i Trampit është të ndalojë vrasjet dhe t'i japë përfundimisht fund luftës.
Shkup - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga nesër deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Nesër dhe të enjten priten reshje më të dendura shiu, kur do të bien mbi 25 litra për metër katror për 24 orë. Stabilizim i motit pritet nga e diela, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, theksohet në kumtesën, të enjten në male reshjet do të shndërrohen në borë, ndërsa temperaturat ditore do të ulen për 4-6 gradë krahasuar me temperaturat e ditës së nesërme.