• петок, 05 декември 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 22 nëntor/ 2025

Shkup - Sot është Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe, i cili u unifikua 117 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. 

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa vende, reshjet do të jenë më të bollshme, me kushte për bubullima dhe erëra të forta. Gjatë gjithë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor", kumtoi DPHM-ja.

Shkup -  Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe sot në Qeveri do të mbahet seancë solemne, ku fjalim do të mbajë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Shkup - Këshilli për ndarjen e Çmimit shtetëror "22 Nëntori" sot në sallën e Kristaltë të Kuvendit do t'ua ndajë çmimin shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2025 studiuesit, publicistit dhe poetit prof. dr. Sevdail Demirit dhe shkrimtarit Resul Shabani.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 22 nëntorit - Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, u dërgon urim bashkëqytetarëve të saj shqiptarë, në të cilin, siç thuhet, uron me respekt të veçantë 22 nëntorin - një festë që përfaqëson një simbol të fortë të përpjekjes arsimore, pjekurisë kulturore dhe përvojës historike të popullit shqiptar.

Shkup- Qeveria sot me seancë solemne e shënoi Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe "22 Nëntori" në të cilën u dërguan mesazhe për rëndësinë e kësaj dite dhe se ky vend është shtëpi e diversitetit që nuk na ndan, por e pasuron tregimin tonë të përbashkët kombëtar.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në urimin e tij me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe - 22 Nëntori, thekson se kjo ditë shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, kur u vendosën themelet e alfabetit të unifikuar, duke forcuar gjuhën shqipe si simbol i bashkimit dhe identitetit tonë.

Shkup - Suksesi është projekti ynë i përbashkët. Vetëm nëse jemi të bashkuar në respekt, besim dhe përgjegjësi do të mund të arrijmë rezultate që do ta çojnë atdheun përpara, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u drejtuar në seancën solemne të Qeverisë me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe "22 Nëntori".

Shkup - Hulumtuesi, publicisti dhe poeti, prof.dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtari Resul Shabani janë fituesit e sivjemë të çmimit shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2025.

Shkup- Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër, Hristijan Mickoski sot u drejtua në tribunën me temën "Sfidat lokale dhe globale me rëndësi për të rinjtë", organizuar nga Unioni i forcave të reja të VMRO-DPMNE-së dhe rinia e Lidhjes ndërkombëtare demokratike në hotel Hilton ku theksoi se të rinjtë janë thelbi i partive dhe e ardhmja, dhe dha mbështetje të fortë për të rinjtë.

Shkup- Ngjarja "Rrjeti i gjelbër i këshilltarëve: Partneritete për një të ardhme të gjelbër" që synon të inkurajojë bashkëpunimin midis këshilltarëve të gjelbër lokalë dhe të hapë një dialog mbi sfidat kryesore që lidhen me ndotjen dhe shëndetin do të mbahet sot duke filluar nga ora 12:00, në hotelin "Holidej in" në Shkup, në organizim të Rinovimi demokratik i Maqedonisë - RDM.

Shkup - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Hanet e Mavrovës, 18 litra për metër katror, ​​pastaj vijon Gjevgjelia me 17, Pozharanë dhe Kodra e Diellit 16, Berovë, 15, Tetovë, 14, tregojnë matjet e DPHM-së. Në Lazaropolë kanë rënë 10 litra për metër katror, ​​nëntë në Strumicë, pesë në Kumanovë dhe Krushevë, katër në Shkup-Petrovec dhe Pretor, dy në Manastir dhe Pozhar dhe nga një në Shkup-Zajçev Rid, Vinicë, Kavadar, Veles, Kriva Pallankë, Gjurishtë dhe Topolçan.

Shkup - Zëvendësministrja për Çështje Evropiane Viktorija Trajkov mori pjesë në forumin ndërkombëtar "IYDU Freedom Forum Skopje 2025", ku u drejtua në temën "Transformimi i Ballkanit Perëndimor: Nga agjendat reformuese në integrimin në BE dhe prosperitetin kolektiv", në një panel kushtuar rolit të të rinjve në sfidat e shekullit të 21-të.

Shkup - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot u bëri thirrje popullsisë në rajonet e prekura nga përmbytjet që të kujdesen për sigurinë e ushqimit, ujin e pijshëm dhe gjendjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve.

Shkup - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në informacionin për gjendjen me reshjet e dendura të shiut deri në orën 8 të mëngjesit, njofton se ka shtëpi dhe sipërfaqe bujqësore të përmbytura, si dhe rrëshqitje të dheut në rrugë në një pjesë të vendit.

Strugë - Një udhëtare nga fshati i Strugës Ladorishtë mori lëndime të rënda trupore gjatë ndeshjes së një automobili dhe një autobusi në rrugën rajonale Dibër - Strugë, kumtoi sot SPB Ohër.

Moskë - Kirill Dmitriev, përfaqësuesi special i presidentit rus Vladimir Putin për investime, dje deklaroi se plani i SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë synon të parandalojë më shumë vdekje dhe humbje territoriale për Ukrainën.

Belem - Rezultati i konferencës së OKB-së për klimën në Belem të Brazilit (COP30) mbetet i paqartë pasi Bashkimi Evropian refuzoi të pranojë draft-marrëveshjen që, sipas tij, nuk do të forconte përpjekjet globale për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë.

Johanesburg - Sot fillon samiti dyditor i G20-ës i ekonomive kryesore, i shënuar me mungesën e shumë liderëve botërorë dhe një debat i nxehtë për planin amerikan paqësor për Ukrainën, publikoi DPA.

Madrid - Dy minatorë e humbën jetën gjatë shembjes së një tuneli në një minierë qymyri në Spanjën veriperëndimore, njoftoi DPA, duke cituar mediat lokale.

Lagos - Nga shkolla katolike "Shën Mëria" në Nigeri dje janë rrëmbyer 303 nxënës dhe 12 arsimtarë, kumtoi Asociacioni krishter i Nigerisë (KAN), që do të thotë se ky është rrëmbimi i dytë për një javë.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë në Shtëpinë e e Bardhë ka biseduar me kryetarin e sapozgjedhur të bashkësisë së Nju-Jorkut, socialistin demokrat Zohran Mamdani dhe e quajti takimin "të shkëlqyeshëm" dhe "shumë produktiv", njoftuan mediumet amerikane.

Moskë - Dy persona e kanë humbur jetën nga mbetjet e dronëve të rrëzuara gjatë sulmit ukrainas me dronë në qytetin rus Samara, kumtuan sot autoritetet, njoftoi DPA.

Bruksel - Belgjika konsideron se "garancat e fuqihme" që kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen ia premtoi vendit për të siguruar dakordimin e ssaj për shfrytëzimin e mjeteve të ngrira ruse për pagesë të mbështetjes financiare të Ukrainës, nuk mjaftojnë për ndryshim të qëndrimit të saj, kumtuan mediumet belge, duke iu referuar burimeve të Qeverisë federale.

Kiev - Ukraina do të konsultohet me partnerët e vet në ditët në vijim dhe së bashku do të bisedojnë për hapat për ndalim të luftës, kumtoi kabineti i presidentit Volodimir Zelenski.

Остани поврзан