• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

12:00/4 dhjetor/2025

Shkup - Kryetari i ri i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), Adem Çuçul sot e dha betimin solemn para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Paralajmëron se së bashku me ekipin e tij do të kërkojnë integritet, përgjegjësi dhe transparencë nga të gjitha institucionet. 

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski e filloi agjendën e tij të punës në Brukssel ku realizoi takim me "Miqtë e Evropës" ku u fol për ngjarjet aktuale politike dhe ekonomike në Evropë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai në Bruksel sot do të marrë pjesë në "Samitin BE-Ballkani Perëndimor 2025" që e organizon think-tanku i Brukselit Miqtë e Evropës, ndërsa nesër edhe në Këshillin ministror të Komunitetit transportues.

Shkup - Kryetarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperpëndimore, Odës Ekonomike dhe Lidhjes së Odave Ekonomike, Nuhi Aliu, Branko Azeski dhe Goran Gjorgjievski sot do të kemë takim të përbashkët, në të cilin do të diskutojnë për arritjet e konsensusit rreth biznesit mes Qeverisë dhe sektorit privat. Ata, siç njofton Oda Ekonomike, pritet të bëjnë thirrje publike për unitet të të gjithë aktorëve të politikës ekonomike për të mbështetur Qeverinë në drejtim të hapjes së një cikli të ri investimesh dhe mbylljes së çështjeve të hapura që e frenojnë biznesin.

Shkup - Komisioni kuvendor për çështje ekonomike, punë dhe politika energjetike sot e ka pranuar Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, që miratohen me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë dhe e përcolli në proceurë të mëtejshme kuvendore. Për propozim ligjin nuk u paraqitën amendamente. Me të specifikohen dispozitat dhe bëhet harmonizim me dispozitat e Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.

Shkup - Me fjalime hyrëse të mbrojtjes sot në gjykatën e Idrizovës vazhdon gjykimi për zjarrin në diskoteken "Puls" në Koçan, në të cilin humbën jetën 63 persona, përfshirë fëmijë dhe mbi 200 u lënduan. Pasi të gjithë të pandehurit deklaruan në seancën e mëparshme se nuk ndihen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen, prindërit e të ndjerëve sot vendosën një banderolë para gjykatës me fytyrat e të gjithë 63 fëmijëve që humbën jetën në zjarrin në diskoteken "Puls", duke thënë se ishte shumë kontradiktore që asnjë nga të pandehurit nuk e pranoi fajësinë.

Shkup- Me fjalë hyrëse të mbrojtjes sot në gjykatën në Idrizovë vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku jetën e humbën 63 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbi 200 u lënduan. Disa prej tyre i ngushëlluan familjet e viktimave dhe theksuan se e kuptojnë aktakuzën, por, nuk e pranuan fajin për "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme". 

Shkup - Dina Jashari do të na përfaqësojë në festivalin prestigjioz #Eurosonic Noorderslag 2026" në Holandë, njoftoi sot ekipi i saj. "Kantautorja më e spikatur e re e skenës së muzikës moderne në Maqedoni, Dina Jashari, këtë vit është zgjedhur zyrtarisht të përfaqësojë Maqedoninë në festivalin më të madh evropian të shoukejs 'Eurosonic Noorderslag' (ESNS), në edicionin e 40-të të festivalit, i cili do të mbahet nga 15 deri më 18 janar 2026 në Groningen, Holandë. Performanca e Dinës në këtë ngjarje prestigjioze përfaqëson një mundësi të rëndësishme për karrierën e saj, por edhe një moment të rëndësishëm për skenën tonë muzikore, si dhe për atë rajonale. Ajo do të ketë një mundësi unike të prezantojë muzikën e saj para një audience ndërkombëtare dhe para profesionistëve kryesorë të industrisë muzikore botërore", thuhet në njoftim.

Shkup - Temperatura më e ulët prej 3 gradë Celsius këtë mëngjes është regjistruar në Berovë dhe Hanet e Mavrovës, njoftoi DPHM-ja. Pasojnë Krusheva dhe Lazaropole me 4 gradë, 6 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, Kriva Pallankë dhe në Pretor, 7 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Strumicë dhe në Gjevgjeli, 8 në Kavadar, Kumanovë dhe Veles, 9 Vinicë, Ohër, Shtip dhe 10 gradë në Demir Kapi.

Berlin - Kancelari gjerman Fridrih Merc është angazhuar për atë se duhet të jepen siguri të qarta se rreziqet e përdorimit të planifikuar të pronës së ngrirë ruse për të mbështetur Ukrainën do të ndahen në mënyrë të barabartë midis të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian. Në një tekst autorial të botuar në gazetën "Frankfurter Allgemajne Cajtung", Merci theksoi se secili vend duhet të marrë "një pjesë të barabartë të rrezikut në përputhje me kapacitetet  e veta ekonomike".

Varshavë - Rojet kufitare polake kanë regjistruar hyrje masive në vend të burrave me shtetësi ukrainase të moshës 18 deri në 22 vjeç. "Nga fundi i gushtit deri në fund të nëntorit, 121.000 burra me shtetësi ukrainase të moshës 18 deri në 22 vjeç ka hyrë në Poloni nga Ukraina", theksohet në komunikatën e autoriteteve polake. Vërehet se gjatë së njëjtës periudhë, 59.000 burra ukrainas të së njëjtës moshë janë larguar për në Ukrainë.

Paris - Pothuajse gjysma e evropianëve e konsiderojnë Donald Trampin si "armik të Evropës", një përqindje pak më e madhe prej tyre, ndërkaq, konsiderojnë se ka rrezik të lartë për luftë nga Rusia, përderisa mbi dy të tretat e evropianëve besojnë se vendet e tyre nuk do të mund të mbrohen nga një konflikt ti tillë. Këtë e tregojnë rezultatet nga anketa e kryer në nëntë vende për platformën parisiene Le Grand Continent, e cila, gjithashtu zbuloi se shumica e madhe e qytetarëve dëshirojnë të mbeten në BE, shkruan Gardian.

Moskë - Takimi me përfaqësuesin e posaçëm amerikan, Stiv Vitkof, dhe Xhared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Tramp, në Kremlin ishte shumë i dobishëm, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin. Në një intervistë për "India tudej", Putini tha se propozimet që negociatorët amerikanë sollën në Moskë bazohen në marrëveshjet midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë në Alaskë, por, gjithashtu theksoi se arritja e konsensusit është "detyrë e vështirë".

Остани поврзан