• четврток, 04 декември 2025
MIA Flesh

12:00/2 dhjeto/2025

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, së bashku me ministrin e Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, sot në Bruksel realizuan takim me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Siç njoftoi MPJTJ, takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së tyre të punës në Bruksel, ndërsa në kontekst të përkushtimit të vazhdueshëm të vendit ndaj procesit të integrimit evropian dhe përpjekjeve të përbashkëta për thellimin e partneritetit me Unionin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Shkup - Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët dhe aktivitetet tona duhet të jenë të koordinuara, sistematike dhe të bazuara në standarde moderne, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në hapjen e Konferencës kombëtare për sigurinë e komunikacionit në vetëqeverisjen lokale, që mbahet sot në Shkup. Infrastruktura rrugore që po krijojmë, Nikolloski tha se duhet të jetë e sigurt sipas dizajnit me qëllim që të minimizojë rreziqet dhe të ofrojë kushte për lëvizje të sigurt për të gjithë.

Shkup - Në burg tek i pandehuri Xhevair Kamberi nga Ministria e Ekonomisë për rastin "Puls", u gjetën 13 telefona celularë dhe një laptop, informoi gjykatësja Diana Gruevska Ilievska pak para fillimit të seancës së sotme dhe i dha vërejtje të pandehurit. Ai deklaroi se i gjeti telefonat kur arriti atje. "I gjeta telefonat kur arrita atje", tha i pandehuri para Gjykatës. Pak para fillimit të seancës së sotme, ajo informoi gjithashtu se janë parashtruar autorizime të reja për personat e dëmtuar.

Shkup - Gjoba dhe sanksione të tjera janë paraparë për kundërvajtje në komunikacion që do të konstatohen me "Qytetin e sigurt", që prej dje filloi të funksionojë si provë në Shkup. Njoftimet për kundërvajtjet e kryera qytetrët do t'i marrin përmes porosisë SMS në celular dhe në adresë elektronike, ndërsa afati për pagesë është tetë ditë. vetëm në 12 orët e para nga fillimi i "Qytetit të sigurt" dje janë regjistruar 65.000 kundërvajtje prej të cilave për kalim në dritë të kuqe 2800 dhe automjet të paregjistruar 1000.

Shkup - Guvernatori i Bankës popullore (BP), Trajko Sllaveski dhe ekipi i tij në kuadër të vizitës zyrtare në Bankën e Anglisë patën mundësi të jashtëzakonshme për vizitë pune në Thesarin e bankës së Anglisë, ku do të ruhen rezervat e arit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më pas, u bë kontrolli i arit dhe kushtet në të cilat do të ruhet në Thesarin e Bankës së Anglisë. Kontrollet, siç theksojnë nga BP, janë pjesë e aktiviteteve të zakonshme të bankave qendrore lidhur me kujdesin e tyre për sigurim të standardeve më të larta të sigurisë në ruajtjen e arit monetar.

Shkup - Në mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët prej -4 gradë Celsius është matur në Berovë, ndërsa më e larta 2 gradë në Vinicë, Ohër dhe Pretor, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Tetovë, Strumicë, Shkup-Petrovec dhe Llazaropole janë matur -2 gradë, -1 në Demir Kapi, Kumanovë, Hanet  e Mavrovës, Manastir, Kriva Palankë dhe Veles, 0 në Shtip, Kavadar dhe Gjevgjeli, 1 në Prilep, Shkup-Zajçev Rid dhe Krushevë.

Bruksel - Bashkimi Evropian dhe Kanadaja mbrëmë arritën marrëveshje për pjesëmarrje të Otavës në instrumentin e BE-së për investime në mbrojtjen e Aksionit të sigurisë për Evropën (SAFE), në vlerë prej 150 miliardë eurove. Arritjen e marrëveshjes me deklaratë të përbashkët e përshëndetën kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der lajen dhe kryeministri kanadez, Mark Kerni, të  cilët vlerësuan se ai bazohet në përkushtimin e përbashkët të bashkëpunimit mbrojtës, siç është përcaktuar me Partneritetin për siguri dhe mbrojtje mes Kanadasë dhe BE-së, të arritur në qershor të këtij viti.

Bruksel - Pjesëtarë  të policisë belge mëngjesin e sotëm kryen bastisje në disa lokacione në të gjithë Belgjikën, përfshirë selinë e Shërbimit Evropian të për Punë të Jashtme (EEAS), në kuadër  të një hetimi lidhur me keqpërdorim të dyshuar të fondeve të BE-së. Siç raportoi "Euraktiv", duke cituar deklaratat e dëshmitarëve okularë dhe burime të lidhura me hetimin, përveç EEAS, bastisje janë kryer edhe në selinë e Kolegjit të Evropës në qytetin belg Brizh, si dhe në disa shtëpi private.

Teheran - Një burr është ekzekutuar në qytetin Semnan për shkak të mbytjes së qëllimshme të gruas së tij, raportoi DPA. Agjencia e lajmeve Mizan, e cila lidhet me sistemin gjyqësor në vend, sot njoftoi se incidenti ndodhi në Semnan në vitin 2020, ndërsa vendimi u krye pasi Gjykata e lartë konfirmoi dënimin fillestar me vdekje. Hetuesit më vonë zbuluan se burri kishte tentuar ta paraqiste vdekjen e gruas së tij si natyrale, raporton agjencia gjermane. 

Xhakartë/Kolombo/Bangkok - Më shumë se 1.200 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shum se 800 ende rezultojnë të zhdukur, theksohet në të dhënat më të reja qeveritare nga vendet e prekura, në përmbytjet katastrofike dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhitë që javën e kaluar sollën reshje afatgjate të shiut në Stri Lankë, pjesën më të madhe të Sumatrës dhe Indonezisë, Tajlandën jugore dhe Malazjinë veriore.

Madrid - Trajneri i Villarrealit, Marselino Garsia Toral, është shpallur trajneri më i mirë i muajit nëntor në ligën spanjolle, njoftoi La Liga. Në votim, spanjolli 60-vjeçar mundi trajnerin e Atletiko Madridit, Diego Simeone, dhe trajnerin e Barcelonës, Hans-Diter Flik. Në nëntor të vitit 2025, Villarreal mposhti Rajo Vallekanon (4:0), Espanjolin (2:0), Majorkën (2:1) dhe Real Sociedad (3:2).

Остани поврзан