• четврток, 04 декември 2025
MIA Flesh

15:00/ 3 dhjetor / 2025

Shkup - Maqedonia ka IKT potencial të madh, kuadro të shkëlqyera digjitale që dalin nga universitetet. Tani është shansi që t'i sfrytëzojmë në sekorin privat, që pastaj ata t'i ndihmojnë shtetit në transformimin digjital, porositi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pas fillimit të konferencës MASIT 2.0 - "Recode Reality". Qeveria, siç deklaroi Andonovski, vendosi që të mbështetet në sektorin privat në procesin e digjitalizimit dhe tani dy palët duhet së bashku të ndërtojnë projekte që do të fillojnë realizimin në shtëpi, por edhe eksport të produkteve.

Shkup - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njëzëri miratoi me dhjetë vota "për" Programin dhe Plan veprimin për parandalimin dhe ndjekjen e korrupsionit në gjyqësor 2026-2029. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, në fillim të seancës shpjegoi se propozim Programi dhe Plan veprimi janë një hap i rëndësishëm për sistemin gjyqësor dhe për integrimin evropian të vendit tonë dhe se gjatë përcaktimit të qëllimeve dhe prioriteteve është marrë parasysh Raporti i progresit dhe sundimi i ligjit të BE-së, raportet e vlerësimit dhe përputhshmërisë së GREKO-së misionet dhe rekomandimet e vlerësimit drejt vendit, si dhe kufizimet strukturore të Këshillit Gjyqësor, mungesën e burimeve njerëzore, kuadrin e tij të qeverisjes së pavarur dhe reformat më të gjera ligjvënëse.

Shkup - Ekonomitë e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë janë kompatibile, plotësojnë njëra-tjetrën dhe ka hapësirë ​​për bashkëpunim edhe më të fortë, si në sektorët tradicionalë ashtu edhe në fushat e reja ekonomike. Këtë e tregon rritja prej gati 16 për qind e eksporteve të Serbisë në Maqedoninë e Veriut në nëntë muajt e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha zëvendëskryeministrja e Qeverisë serbe dhe ministrja e Ekonomisë, Andrijana Mesaroviq në hapjen e Forumit të biznesit mes Maqedonisë dhe Serbisë që mbahet sot në Shkup. Ajo shpjegoi se në nëntë muajt e parë të këtij viti, Serbia në vend ka eksportuar mallra në vlerë më shumë se 804 milionë euro, por edhe se më shumë se 953 kompani me kapital shumicë nga Maqedonia operojnë me sukses në Serbi, kryesisht në tregti, ndërtim, industrinë përpunuese dhe sektorin e TIK-ut.

Shkup - Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot u nënshkrua memorandum për  bashkëpunim me Republikën e Serbisë. Memorandumi u nënshkrua nga ana e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq dhe nënkryetares së Qeverisë serbe dhe ministre e Ekonomisë, Andrijana Mesaroviq. Paraprakisht, zëvendëskryeministri Stoillkoviq dhe ministrja serbe e Ekonomisë Mesaroviq realizuan takim të përbashkët ku u bisedua për bashkëpunimin bilateral dhe intensifikimin e tij. Nënshkrimit të Memorandumit i parapriu biznes forumi i cili u mbajt në hotelin "Aleksandar Palas", ku ishin të pranishme mbi 200 kompani dhe së paku 300 pjesëmarrës.

Shkup - Kuvendi në seancën e sotme e zgjodhi Adem Çuçulin për kryetar të ri të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK). Nga gjithsej 82 deputetë të cilët votuan, Çuçuli mori përkrahje unanime me 82 vota. Deputeti Gjorgjija Spasovski nga VMRO-DPMNE-ja, duke u bërë thirrje kolegëve që ta përkrahin kandidatin, tha se "Çuçuli me të vërtetë mund t'i përforcojë kapacitetet dhe reputacionin e KSHPK-së". Çuçuli është jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe sekretar aktual i përgjithshëm i Komisionit, ku punon tashmë 19 vite. Ai ka marrë vlerësimet më të larta nga Komisioni për selektimin e kandidatëve - 96,5 pikë. Sipas notës, Çuçuli ka treguar eksperiencë të konsiderueshme në pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave, si dhe vizion të qartë dhe plan konkret për punën dhe zhvillimin e KSHPK-së.

Shkup - Këshilli gjyqësor është në rrjedhë, po e ndjekë gjendjen dhe i ndërmerr veprimet e nevojshme për të konstatuar nëse ka ndonjë lëshim tek gjykata për rastin "Durmo turs", thotë kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski. I pyetur nëse Këshilli gjyqësor do ta kontrollojë veprimin e gjykatësve dukepasur parasysh se tre herë është shtyrë vuajtja e dënimit, Kambovski tha se Këshilli gjyqësor është në rrjedhë dhe po e heton punën. "Nëse kemi diçka konkrete, këtu do të kishim procedurë. Ne jemi në rrjedhë, po e hetojmë punën, po kontrollojmë. Nuk është lënë në kuptimin se Këshilli gjaqësor nuk bën asgjë. Ne duhet të konstatojmë nëse ka ndonjë lëshim tek gjykata. Nëse ka, ne tnai jemi në atë fazë të themi, nëse ka, Ligji cakton se çka duhet bërë më tutje", deklaroi Kambovski.

Shkup - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 72-të e konstatoi dorëheqjen e gjykatëses kushtetuese Jadranka Daboviq-Anastasovska përfundimisht me 31 dhjetor të këtij vit. Gjykatësja kushtetuese nuk e elaboroi dorëheqjen e saj para deputetëve, ndërsa siç informuan nga Gjykata Kushtetuese, e parashtroi për shkaqe shëndetësore dhe personale. Në fillim të seancës deputeti dhe zëvendës-koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Bpjan Stojanovski kërkoi nga kolegët deputetë të opozitës që të arrihet marrërveshje që të ketë një komision anketues për aksidentin në Koçan, por edhe për rastte e Spitalit modular, Durmo turs dhe Llaskarcë. "Në apelin e parë, dua t'u bëj thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta mbështesin iniciativën, të nënshkruar nga mbi 75 deputetë, për të mbajtur një komision hetimor për të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur në Republikën e Maqedonisë, sepse besoj se kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse Parlamenti si organ ka detyrë dhe detyrim ndaj qytetarëve të japë përgjigje për të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur, veçanërisht sepse shumica e popullsisë praktikisht ende kërkon përgjigje ose beson se përgjigjet që janë dhënë për disa tragjedi që kanë ndodhur më parë nuk i përfshijnë të gjithë fajtorët të cilët duhet të nxirren para drejtësisë", tha Stojanoski.

Shkup - Memorandumi për bashkëpunim mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, që sot u nënshkrua në Shkup, është pesëvjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë. Bëhet fjalë për Memorandum me të cilin do të avancohet komunikimi mes institucioneve dhe sektoritprivat, do të koordinohen politikat ekonomike, ndërsa theks i veçantë do të vendoset në ndërlidhjen infrastrukturore dhe bashkëpunimin në projekte të interesit të përbashkët siç është modernizimi i hekurudhës dhe infrastrukturës rrugore. Memorandumin e nënshkruan zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq dhe nënkryetares së Qeverisë serbe dhe ministres së Ekonomisë, Andijana Mesaroviq.

Shkup - Forumi afarist Maqedoni-Serbi që po zhvillohet sot në Shkup i bashkon potencialet ekonomike të të dyja vendeve dhe është shprehje e vizionit të përbashkët për një ekonomi rajonale më të fortë dhe për thellimin e partneriteteve, tha zëvendëskryeministri dhe ministër për marrëdhënie mes komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, në hapjen e forumit. "Po ndërtojmë një ekonomi që është e qëndrueshme, e parashikueshme dhe inovative, dhe e bazuar në investime. Prandaj, forumet e tilla nuk janë formalitet, por motor i projekteve konkrete për rritje, zhvillim dhe suksese të përbashkëta", tha Stoilkoviq. Ai pret që forumi të sjellë partneritete të reja biznesi mes biznesmenëve të Maqedonisë dhe Serbisë, investime, hapje të kanaleve të reja për eksport dhe vende pune, gjë që së shpejti do të rezultojë në rritje të shkëmbimeve tregtare në nivel prej dy miliardë eurosh.

Shkup -  Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski shpreson se deri në fund të vitit Këshilli Gjyqësor do të ketë propozim për një anëtar të ri të Gjykatës Kushtetuese nga radhët e gjyqtarëve. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të seancës së 532-së të Këshillit Gjyqësor, kambovski theksoi se vendi ku ka qenë kolegia Elizabeta Dukovska është vend që e propozon Këshilli Gjyqësor, ndërsa sa i përket gjyqtares, profesoreshës Jadranka Daboviq-Anastasovska, ata nuk kanë asnjë ingerencë dhe ajo kalon përmes Kuvendit.

Shkup - Këshilli Gjyqësor aktualisht po bën projeksione të buxhetit për vitin e ardhshëm me plane për punësim dhe revizion të të gjitha gjykatave, tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, dhe shtoi se buxheti për vitin e ardhshëm është tashmë në fazën përfundimtare dhe se ndryshimi në krahasim me vitin e kaluar do të jetë tek punësimet e reja të planifikuara, ndërsa burimet, si investimet kapitale, riparimi i ndërtesave gjyqësore, furnizimi me pajisje etj., planifikohen çdo vit. I pyetur se si e komenton propozimin e kryeministrit Hristian Mickoski që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë të përgatisin një listë të asaj që u nevojitet nga financat dhe ta dorëzojnë, Kambovski tha se pajtohet me kryeministrin, se duhet të kenë një plan se cilat mjete u nevojiten.

Athinë - Fermerët nga pjesa veriore e Greqisë, nga rajoni i Peonisë, pak pas orës 12 sipas kohës lokale, sërish e mbyllën vendkalimin kufitar Evzoni në drejtim të vendit tonë, duke ndërprerë plotësisht komunikacionin për të gjitha automjetet si për dalje nga Greqia ashtu edhe për hyrje në vend, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nuk dihet se sa do të zgjasë bllokada e vebdkalimit kufitar, e cila mbyllej periodikisht si dje edhe pardje.  Praktika e fermerëve, ashtu si në vitet e kaluara gjatë protestave të tyre, është të mos paralajmërojnë bllokimet, duke pasur parasysh se traktorët dhe mjetet bujqësore janë të parkuara në vendkalim dhe qëndrojnë aty, dhe në mbledhjet e përditshme, komisionet kompetente bujqësore vendosin se kur dhe për sa kohë do të bllokojnë.

Bruksel - Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, sot edhe zyrtarisht është akuzuar për mashtrim procedural dhe korrupsion në lidhje me marrëveshjen për trajnimin e diplomatëve të ardhshëm në akademinë "Kolegji i Evropës", të cilën tani e drejton.  Mogerini u arrestua dje dhe u mor në pyetje nga policia belge, ndërsa gjatë natës u lirua nga paraburgimi, së bashku me dy persona të tjerë.  Prokuroria po heton mashtrimin në lidhje me programin e trajnimit të diplomatëve të rinj të financuar nga Bashkimi Evropian, të cilin Shërbimi Evropian për Aksion të Jashtëm ia dha Kolegjit të Evropës për vitet 2021 dhe 2022. Hetimi përqendrohet nëse tenderi është manipuluar në dobi të shkollës.

Bruksel - Potenciali për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të vendit me SHBA-në në disa sfera të interesit të përbashkët, ishte temë bisede në takimin e ministrit të Punëvetë jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me zëvendës sekretarin shtetëror amerikan, Kristofer Landau, të mbajtur në margjina të takimit të sotëm të shefave të diplomacive të anëtareve të NATO-s në Bruksel. Sipas MPJdheTJ-së, në takim dy bashkëbiseduesit i konfirmuan marrëdhlniet e afërta dhe miqësore mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin e fuqishëm konstruktiv me SHBA-në si partnere strategjike e Maqedonisë së Veriut. "Bisedimet përfshinë edhe tema lidhur me rolin e SHBA-së në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksi u vendosë në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe rëndësisë së tij për sigurinë kolektive"m theksojnë nga Ministria.

Bruksel – Zbatimi i planeve të përfshira me Strategjinë e specializimit të mençur do të sjellë rritje në ekonomi dhe jetë më të mirë në vend dhe do të kontribuojë në përmbushjen e standardeve për hyrje në Bashkimin Evropian, deklaroi për MIA-n Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës e cila në Bruksel mori pjesë në Konferencën kushtuar strategjive të specializimit të mençur në procesin e zgjerimit të BE-së. "Kam përshtypjen se të gjithë qytetarëve u ësht[ e qartë se çfarë është në të vërtetë specializimi i mençur dhe sa është ai element i rëndësishëm në vendin tonë. Strategjia e specializimit të mençur me ndihmën e Qendrës së përbashkët hulumtuese të Komisionit Evropian (JRC) janë përcaktuar pjesët më të forta ekonomike të vendit që duhet të zhvillohen në mënyrë që të përmirësojnë ekonominë. Pra, ekonomia dhe rritja e ekonomisë në Maqedoni lidhet me zbatimin e specializimit të mençur", tha Janevska, e cila gjithashtu paralajmëroi formimin e Zyrës së parë për specializim të mençur në kuadër të MASH-it.

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se administrata e tij mund të fillojë "shumë shpejt" sulme tokësore kundër objektivave të dyshuara për trafik droge në të gjithë Amerikën Latine, pa specifikuar se kur dhe ku do të kryheshin këto sulme. "Do të fillojmë t’i kryejmë këto sulme edhe në tokë. I dimë rrugët e tyre, dimë gjithçka për ta, e dimë ku jetojnë. Ku jetojnë më të rrezikshmit. Dhe do të fillojmë me këtë shumë shpejë", tha Trampi gjatë një seance qeveritare, raportoi Si-Bi-Njuz. Trampi nuk tha se kur mund të fillonin sulmet ose ku do të kryheshin. Gjatë javëve të kaluara, sipas raporteve të mediave amerikane, është diskutuar për operacione të mundshme ushtarake në Venezuelë, megjithëse Karakasi i mohon akuzat e Uashingtonit se presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro bashkëpunon me kartelët e drogës.

Pekin - Kina e kundërshton fuqishëm çfarëdo lloj forme të komunikimit zyrtar mes SHBA-së dhe rajonit kinez të Tajvanit dhe i bën thirrje Uashingtonit që menjëherë t'i ndërpresë kontaktet e tilla dhe të mos dërgojë sinjale të gabuara drejt forcave që angazhohen për pavarësinë e Tajvanit, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lin Xhian. Mediumet amerikane kumtuan se presidenti amerikan, Donald Tramp ka nënshkruar ligj me të cilin obligohet Departamenti i Shtetit rregullisht t'i shqyrtojë marrëdhëniet me Tajvanin dhe të shqyrtojë mënyra për thellimin e tyre.

Moskë - Pohimi se presidenti rus, Vlladimir Putin e ka hedhur poshtë planin paqësor amerikan për Ukrainln do të ishte i pasaktë, deklaroi sot zëpdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. "Një pjesë e pikave të planit për Ukrainën janë pranuar gjatë bisedimeve mes Putinit dhe Uitkofit, një pjesë është shënuar si e papranueshme. Ai është proces pune", tha Peskov dhe shtoi se sa më shumë që negociatat zhvillohen në qetësi, aq më shumë do të jenë produktive. Ai kumtoi edhe se Rusia shpreson se pala amerikane do t'i përmbahet parimit të heshtjes gjatë negociatave për zgjidhje.

Остани поврзан