• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

15:00 / 2 dhjetor / 2025

Shkup - Zyra doganore në Postën e Maqedonisë sot mos skaner i cili duhet ta lehtësojë parandalimin e tregtisë me drogë, mjete shpërthyese, armë, pjesë të tyre dhe municion. Bëhet fjalë për platformë rentgeni të kompanisë amerikane "Astrofizikës" e cila mund të mbajë mbi 200 kilogramë. Pajisja ka fuqi prej 180 kilovatësh, rezolutë të lartë dhe punon në gjashtë ngjyra, që është teknologjia më e re. Skaneri mund të "kalojë" qidnra dërgesa në minutë, ndërsa prëdorë inteligjencë artificiale e cila përmes bazës së të dhënave (armë e mbajtur mend dhe pjesë të armës) i sinjalizon operatorit se ka diçka të dyshimtë. Skaneri është donacion nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkaur dhe Norvegjia përmes Uyres së Kombeve të Bashkuara për drogë dhe krim në kuadër të projektit Hermes 2. Krahas skanerit, Doganës dhe Postës do t'u dhurohen edhe kompjuterë personal për të punësuarit të cilët do të operojnë me skanerin. 

Shkup - Deri sot ende çuditem dhe nuk mund ta besoj atë që ndodhi atë mbrëmje. Për plot nëntë muaj kam qenë i mbyllur brenda katër mureve dhe çdo ditë e përjetoj atë natë tragjike. Unë, si njeri dhe si prind, në një klub ku mblidhen të gjithë të rinjtë dhe fëmijët e mi, kurrë nuk do të lejoja të mungonte diçka, deklaroi pronari i "Puls", Dejan Jovanov, në fjalimin hyrës në seancën e sotme në sallën e gjykatës në Idrizovë. Jovanov, i cili më parë deklaroi se nuk ndjehet fajtor, shprehu ngushëllime, duke shtuar se e njeh dhimbjen dhe trishtimin e të ndjerëve dhe të afërmve të tyre, pasi edhe ai, siç tha, ka një anëtar të familjes viktimë. Jovanov pyet pse është akuzuar dhe djali i tij, Mihajlo Jovanov. 

Shkup - Në Klinikën Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rieonstruktive është kryer një rikonstruksion i plotë i kapaciteteve akomoduese, ku gjatë periudhës së kaluar u trajtuan disa nga personat e lënduar në zjarrin në Koçan. Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot e vizitoi këtë Klinikë. "Kapacitetet akomoduese të Klinikës Universitare të Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive janë rinovuar tërësisht. Është riparuar një apartament i veçantë në klinikë, si dhe dhoma e fashimeve, me ç’rast pacientët perfitojnë kushte të përmirësuara për qëndrim dhe trajtim, është përmirësuar ndjeshëm edhe funksionaliteti i hapësirës, gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve. Me donacionin e Llozhës së Madhe të Maqedonisë, në vlerë prej 25 mijë eurosh, është siguruar edhe pajisje e re mjekësore, e cila përfshin dyshekë antidekubitues, shpatulla mjekësore, stativa për infuzione dhe aparatura të tjera.",– theksoi ministri Aliu gjatë vizitës.

Shkup - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e filloi serinë nacionale të punëtorive kushtuar mbështetjes së komunave në përgatitjen dhe realizimin e sa më shumë projekteve për efikasitet energjetik. Këto tranime, siç kumtojnë nga Ministria, do të mbahen në disa qytete të vendit me qëllim që të përforcohen kapacitetet lokale dhe të avancohet zbatimi i standardeve evropiane në planifikimin energjetik. Në kuadër të kësaj nisme sot në Shkup u mbajt punëtori për ndërtim të kapaciteteve të administratës komunale për prëgatitje të programeve për efikasitet energjetik. Ngjarja realizohet në përputhje të projektit Mbështetje për reformat energjetike në RMV, financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian. projekti ka për qëllim vendosjen e nivelit të lartë të politikës efikase energjetike, avancimin e kornizës juridike dhe mbështetjes së institucioneve në zbatimin konsekuent dhe monitorim të proceseve lidhur me efikasitetin energjetik.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovsi duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për sistemin "Qyteti i sigurt" theksoi se askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia dhe të përsëritet statistika e zezë nga viti 2024 me 142 viktima në aksidente rrugore. Theksoi se nëse është e nevojshme, zbatimi i këtij sistemi do të fillojë më 1 shkurt, me qëllim që të ketë implementim të plotë. "Qëllimi është nga 1 janari i vitit 2026 të fillohet me implementim. Mendojmë a duhet të fillojmë nga 1 janari ose nga 1 shkurti për shkak se nuk duam të imponojmë zgjidhje që nuk do të jetë e gatshme për implementim. Ndoshta qytetarët do të vlerësojnë se nevojitet edhe një muaj për adaptim, ndoshta do të vazhdojmë edhe një muaj plus, me qëllim që ta verifikojmë dhe të sigurohemi që qytetarët të jenë plotësishst të njoftuar", tha Toshkovski.

Shkup - Të ardhurat e SHA EMV apo ish-ELEM janë nga disa baza. Të ardhurat më të mëdha vijnë nga energjia elektrike të cilën ia shesin furnizuesit, ai është EVN Houm, një pjesë me çmim shumë më të lartë i mbulojnë humbjet dhe një pjesë të tëa rdhurave që i marrin janë nga enegjia elektrike që e shesin përmes të të ashtuquajturave tarifa të autorizuara, sqaroi kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se si SHA EMV do t'i mbulojë humbjet dhe do të arrijë deri në zero nëse rrymën ia shet furnizuesit universal për 65 euro për megavat orë që është shumë më pak se çmimi i tyre prodhues. "Humbjet të themi do t'i shesë nga 105 euro për megavat orë. Që qytetarët të mos kenë goditje në çmim, vazhdojmë të subvencionojmë. Çmimi për furnizuesin do të jetë 65 euro. Kur e tërë kjo do të rrumbullakësohet tashmë vijmë deri tek një përzierje mes 75 dhe 80 euro. Nëse merret parasysh se ulet importi i thëngjillit mevojitet të rritet prodhimi i thëngjillit vendor. Po përgatiten projekte xeherore. Nga ana tjetër u akumulua mjaft energji në hidroelektrana, sepse atje çmimi prodhues është edhe 20 euro për megavat orë", tha Mickoski pas shënimit të fillimit të ndërtimit të kpshtit të ri në Gjorçe Petrov dhe shtoi se çmimi prodhues i elektranave me erë është 89 euro për megavat orë.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se absolutisht e  mbështet zbatimin e projektit "Qytet i Sigurt", si dhe zgjerimin e tij në të gjithë territorin e vendit, dhe se është i gatshëm t'i rezistojë çdo kritike dhe goditjeje politike nëse ai sistem shpëton të paktën një jetë.  "Disa thonë se do të sjellë kritika për Qeverinë, do të sjellë një goditje të fortë politike, unë them se jemi të gatshëm ta përballojmë atë goditje politike, vetëm për të shpëtuar ndonjë jetë njerëzore. Sepse në javën ose dy të fundit, në qendrën e rreptë të kryeqytetit, kemi pasur tre viktima, të lënduar, njerëz që humbën jetën për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme ose mosrespektimit të rregullave të komunikacionit", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me pritjet nga "Qyteti i Sigurt", pasi vendosi gurthemelin e një kopshti fëmijësh në Gjorce Petrov.

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, deklaroi se nga ministrat e rinj pret që të punojnë në interes të qytetarëve dhe se tash për tash nuk do të ketë rikonstruksion të Qeverisë. "Të punojnë me përkushtim, me ndershmëri dhe në interes të qyetarëve", tha Mickoski. Me mini rikonstruksion të Qeverisë, është mbushur vendi i zbrazët mininstror për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësimor. Pas largimit të Izet mexhitit, pasi që është zgjedhur kryetar i Komunës së Çairit për ministër të ri është propozuar Muhamed Hoxha, ndërsa zëvendëskryeministër dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, me çka ministri aktual Orhan Murtezani largohet nga ky pozicion. Kryeministri Mickoski në pyetjejn e gazetarëve tha se nuk kanë biseduar për emërimin e ri të Murtezanit.

Shkup - Të gjithë të pandehurit për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndësa mbi 200 u lënduan, në seancën e sotme në gjykatën në Idrizovë, deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për veprat, për të cilat ngarkohen. Një pjesë e tyre shprehën ngushëllime familjarëve dhe deklaruan se e kuptojnë aktakuzën, por megjithatë, nuk pranuan fajin për "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjihshme". Fillimisht, se nuk ndjehet fajtorë është është deklaruar pronari i "Puls", Dejan Jovanov. Drejtori i MMMM Kafe, Mitko Stojanov, deklaroi se sinqerisht i vjen keq për vdekjet dhe dhimbjen e madhe. "Po të mundja, jetën do ta jepja. Nuk ndihem fajtor"" tha Stojanov. Inspektori komunal i ndërtimit, Ognen Georgiev, gjithashtu, shprehu ngushëllime.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski konsideron se instalacionet e LSDM-së në kuadër të gjykatave tërë kohën po tentojnë, në kuadër të sistemit gjyqësor ta minojnë Qeverinë, të krijojnë goditje dhe ato, tha, pret, se do të vazhdojnë, nuk do të qetësohen dhe se goditja e fundit është ndaj pensionistëve, përkatësisht rritjes lineare të pensioneve. "Kësaj radhe i goditën pensionistët, kështu që i dëgjoj tani se si belbëzojnë - atë që e kanë marrë pensionistët nuk do ta kthejnë, por, prandaj do të shohim si më tutje. Apo fillimisht nuk kishte diçka të tillë. Kur e kumtova këtë në pyetjet e deputetëce thanëse se nuk ka diçka të tillë. Më pas u zmbrapsën dhe thanë mirë do ta shqyrtojmë tërë atë prej 1 janarit. Rritja lineare e fundit e paraparë për pensionin e marsit. Si ajo do të jetë jokushtetuese, ndërkaq gjashtë mijë denarët e kaluar do të jenë kushtetues. Ja, le të më thonë se si do ta paketojnë", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gur-themelir të kopshtit të fëmijëve në Gjorçe Petrov.

Shkup - Të gjithë të pandehurit për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndësa mbi 200 u lënduan, deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për veprat, për të cilat ngarkohen. Në seancën e sotme në seancën në Idrizovë, një pjesë e tyre shprehën ngushëllime dhe deklaruan se e kuptojnë aktakuzën, por megjithatë, nuk pranuan faj për "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjihshme". Pas pushimit priten fjalime hyrëse të mbrojtjes, të cilat opinioni publik mund t'i ndjekë përmes МIA Youtube dhe MIA Facebook.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sit deklaroi se rreth 110.000 kundërvajtje janë konstatuar për një periudhë prej 24 orëve në Shkup përmes sistemit "Qyteti i sigurt". "Kjo shifër është katastrofike. Afërsisht 1000 kundërvajtje kanë të bëjnë me automjete të paregjistruara, rreth 5000 shkelje për kalim në të kuqe, por më e tmerrshmja është që mbi 90 për qind e numrit të përgjithshëm është tejkalim i shpejtësisë. Këto shifra janë katastrofike", theksoi Toshkovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas Konferencës nacionale për siguri në trafik në pushtetin lokal.

Shkup - Kam filluar shumë projekte themelore vitin e kaluar të cilat do të duhet t'i përfundoj vitin e ardhshëm, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i pyetur për qëndrimin e tij ndaj zërave për ndërrimin e tij me rikonstruksionin e Qeverisë dhe mundësinë e kalimit në një pozicion tjetër.  I pyetur nëse në prag të festave do të ketë kontrolle të përbashkëta nga policia dhe inspektorët e tregut në lokalet e hotelerisë, Toshkovski tha se për këtë po punohet vazhdimisht.

Shkup - Respektimi i pesë parimeve standarde që janë shembullore në vendet evropiane: shpejtësi e sigurt, shfrytëzues të sigurt në komunikacion, rrugë të sigurta, automjete të sigurta dhe reagim efikas i institucioneve pas një aksidenti trafiku. Kjo, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, është çelësi për zero viktima në aksidentet rrugore. Në një fjalim në Konferencën kombëtare për sigurinë në rrugën e komunikacionit në vetëqeverisjen lokale, që po mbahet sot në Shkup, ministri theksoi se "Maqedonia, për fat të keq, në 15 vitet e fundit ka qenë sinonim i një kulmi të viktimave të shkaktuara nga mosrespektimi i rregullave të trafikut". 

Shkup - Kopsht i ri i fëmijëve po fillon të ndërtohet në lagjen Deksion, komuna Gjorçe Petrov. Siç sqaruan kompetentët, është paraparë të prëbëhet nga kati përdhesë dhe një kat tjetër. Bruto sipërfaqja e përgjithshme e objektit është 1.030 metra katrorë. Kapaciteti është gjashtë grupe të fëmijëve në kategori të ndryshme moshash. Afati për përfundimin e tij është dy vite nga dita e vendosjes së punës. Investuese është Komuna Gjorçe Petrov, kontraktor "Vardargradba" - SHPK, fshati Trubarevë - Shkup, ndërsa mbikëqyrës #Divi Makedonija" - SHPK - Shkup. Vlera është 69.461.423,04 denarë - pa TVSH apo 81.964.479,19 denarë - me TVSH. 

Shkup - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga sot në orët e mbrëmjes do të vijojë një periudhë me mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale të përkohshme, të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe jugore.  Në disa zona malore më të larta, reshjet do të shndërrohen në reshje bore. Temperaturat minimale do të jenë kudo pozitive.

Dibër - Kryetari i Dibrës Fisnik Mela së bashku me ekipin e komunës dhe koordinatorët e projektit, inspektuan punimet ndërtimore që po kryhen në tre rrugë në qytet, informuan nga pres shërbimi i komunës.  "Këto projekte janë pjesë e angazhimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës lokale, sigurimin e cilësisë së lartë të ndërtimit dhe respektimin e afateve. Për ne, çdo metër rrugë e rregulluar përfaqëson një hap përpara drejt një Dibre të lidhur, më të sigurt dhe më të bukur për të jetuar", tha Mela.

Athinë - Fermerët grekë që nga ora 12 sipas kohës lokale kanë bllokuar vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Greqia, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë bllokada, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.  Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, në pjesën konkrete janë mbledhur mbi 150 traktorë dhe automjete bujqësore, ndërsa bllokada nga fermerët nga zona e Peonisë vazhdimisht po forcohet.  Vendkalimi kufitar u mbyll edhe dje në orën 18, fillimisht u bllokua hyrja në Greqi vetëm për kamionë, dhe më pas fermerët vazhduan me një bllokim të përgjithshëm, deri në mesnatë.

Bruksel - Agresioni rus ndaj Ukrainës seriozisht e destabilizon fqinjësinë lindore të BE-së, duke shkaktuar efekte të derdhjes në Ballkanin Perëndimor, që kërcënon t'i ngadalësojë reformat dhe të nxisë narrativa antievropiane, kështu që zgjerimi i BE-së paraqet investim gjeostrategjik në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kjo ceket në Raportin për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së për vitin 2025, që sot e miratoi Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit evropian (AFET) me 42 vota "për" dhe 14 "kundër".

Moskë - Ministria e Mbrojtjes ruse sot publikoi se operacioni për të vendosur kontrollin ndaj Pokrovskit, i njohur edhe si Krasnoarmejsk e vetëshpallur në Republikën Popullore të Doneckut (RPD) ka përfunduar. "Njësitë e grupit qendror të forcave kanë përfunduar çlirimin e qytetit të Krasnoarmejskit në Republikën Popullore të Doneckut" theksohet në kumtesën e Ministrisë. Më parë, komandanti i Grupit qendror të forcave, Valerij Solodçuk, informoi presidentin rus Vlladimir Putin se Krasnoarmejski është "i pushtuar" dhe se në qytet është duke u zhvilluar një operacion për të kërkuar dhe shkatërruar grupe të vogla të forcave të armatosura ukrainase. 

Остани поврзан