• сабота, 06 декември 2025
MIA Flesh

15:00/27 nëntor/2025

Shkup - Fokusi kryesor i qeverisë do të jenë investimet kapitale dhe pritet që ato të jenë shtytësi kryesor i ekonomisë, ashtu siç ishte edhe këtë vit, duke theksuar se nga 3 për qind kemi arritur në 3,4 për qind të BPV-së, ndërsa për tremujorin e tretë pritet edhe më shumë duke pasur parasysh se vetëm në ndërtimtari ka rritje prej mbi 34 për qind në realizimin e investimeve si të atyre kapitale ashtu edhe të investimeve private në tremujorin e tretë, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve për vitin e ardhshëm në Kuvend.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se më shumë se 70 për qind e pensionistëve nga muaji i ardhshëm do të marrin pensione më të ulëta për shkak të iniciativës së gjykatëses kushtetuese për të cilën vendimi është nënshkruar tashmë. "Është e vërtetë që është iniciuar procedurë para Gjykatës Kushtetuese dhe është e vërtetë që ajo gjykatëse për të cilën flasim të gjithë, e cila ishte shembull tipik i padrejtësisë në gjyqësor, së bashku me një prokurore tjetër e cila po ashtu ishte shtylla e dytë e atij shembulli tipik të gjyqësorit dikur dhe që ishte e përfshirë në atë çantën e markës Lui Viton, janë ato të cilave sot u pengon rritja lineare e pensioneve për pensionistët", tha kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve.

Shkup - Ministria e Drejtësisë gjatë periudhës së kaluar në proces të hapur dhe transparent punoi në një sërë ligjesh nga agjendat reformuese. Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili duke iu përgjigjur pyetjes drejtuar atij nga deputetja Diana Toska nga Fronti evropian i ceki të gjitha ligjet që janë sjellë apo janë në procedurë qeveritare në pajtim me agjendën reformuese. "Kur flitet për procesin reformues, është diçka që qeveria e kaluar e pranoi pa bisedime për datat, në vitine fundit të pushtetit, duke menduar se pasi t'i humbhë zgjedhjet askush nuk do të arrijë për aq kohë të shkurtë t'i sjellë ato reforma thelbësore dhe shtetijn ta çojë përpara", tha Fillkov.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, së bashku me ministrat e mbrojtjes nga vendet e rajonit, mori pjesë në takimin ministror të procesit SEDM, qëllimi kryesor i të cilit është promovimi i stabilitetit dhe sigurisë në rajon përmes zhvillimit të bashkëpunimit ushtarako-politik midis vendeve anëtare, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Shkup - Ministria e Drejtësisë nuk ka asgjë të përbashkët me atë ministri nga koha e LSDM-së, kur me Artan Grubin dhe Ali Ahmetin dakordohej se kush dhe ku do të ikë. Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, si përgjgije ndaj pyetjes të cilën nga foltorja ia drejtoi deputeti Mile Talevski nga radhët e LSDM-së opozitare.

Shkup - Aktivitetet e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa aplikacionet IPARD janë në fazën e vlerësimit, theksoi sot ministri i Bujqësiës, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski në seancën kuvendore për pyetje deputetësh, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Bojan Stojanovski.  Ministri theksoi se menjëherë pas informacionëve për keqpërdorime nga ana e drejtorit dhe personave të tjerë, u aktivizua Mekanizmi Kombëtar, pas së cilës koordinatori kombëtar ndërmorri masa për reagim të shpejtë dhe pezullimin e përkohshëm të punës së Agjencisë së Pagesave, me qëllim të përcaktimit të asaj që pikërisht ka ndodhur.

Shkup - Pensionet do të paguhen dhe kjo së shpejti do të shihet, potencoi sot zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski në përgjigje të pyetjes së deputetes Jovanka Trençeska nga LSDM-ja. "Mos përhapni frikë se Fondi pensional është në prag të kolapsit, se nuk ka pensione më 1 dhjetor. E gjithë kjo është gënjeshtër dhe do të përgënjeshtrohet vetëm pas pak ditësh nga sot. Ato pensione do të paguhen edhe në vitin 2026 edhe në vitin 2027 e më tej dhe do të ketë rritje në përputhje me rregulloret ligjore. Qytetarët le të jenë të qetë", tha Vellkovski.

Shkup - Me iniciativë të Komunës së Qendrës, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sot u mbajt takim koordinues, në të cilin morën pjesë drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, si dhe përfaqësues nga të gjitha institucionet dhe shërbimet kompetente. Takimi, siç u informuan nga QMK-ja, u thirr për shkak të rrëshqitjes së dheut në Vodno, në afërsi të rrugëve Belgradska dhe Partenie Zografski.

Shkup - Edhe tre fëmijë nga SHF "Dimo Haxhi Dimov" janë pranuar mbrëmë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Gjithsej pesë kemi në trajtim në spital, informoi sot drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi. Ai theksoi se të gjithë kanë një pamje të njejtë klinike dhe siptoma që dyshohet të jenë nga një toksoinfeksion ushqimor - me dhimbje barku, të vjella, te disa prej tyre edhe diarre dhe temperaturë të rritur.  

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Turqisë, vizitoi spitalin e qytetit "Ankara - Bilkent", ku ishin pranuar dhe trajtuar gjashtë persona të lënduar nga ngjarja në Koçan, informoi Ministria e Shëndetësisë. Në kuadër të vizitës, ministri u takua me dr. Ali Emre Akgun dhe dr. Merve Akin, të cilët e informuan për të gjithë procesin e trajtimit – nga pranimi e deri te përfundimi i mjekimit të pacientëve.

Shkup - Kryetari i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe deputet i së Majtës, Dimitar Apasiev, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ka thirrur një seancë të Komisionit të Përhershëm Anketues për 9 dhjetor pas një kërkesë të paraqitur nga Shoqata e Qytetarëve më 16 mars 2025 nga Koçani, ose e njohur në publik si Shoqata e prindërve të fëmijëve të vdekur nga Koçani.

Shkup - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) informoi se sot ekipet e saj të inspektimit po kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në kuzhinat e 9 shkollave fillore në Komunën e Karposhit, me të cilat operon i njëjti operator me ushqim në pronësi të të cilit është edhe depoja qëndrore që ndodhet në Shkollën Fillore "Dimo Haxhi Dimov" në Shkup dhe nga ku blihen repromaterialet për përgatitjen e ushqimit. 

Shkup - Brenda rreth tre javësh, një avion tjetër, i gjashti do të mbërrijë në bazën e “Viz Er”-it në Shkup. Kompania po ndryshon, ose po modernizon, flotën e saj me avionë me teknologji më të re dhe avionë më të mëdhenj me më shumë vende, thotë drejtori ekzekutiv i “Viz Er”-it, Josef Varadi, në një intervistë për MIA-n.

Shkup - Vetëm dy nga shtatë universitetet publikojnë manifest universitarm i cili është një dokument ku zyrtarizohen të gjitha vendimet e Senatit dhe të Rektoratit dhe shtstë tre vetëm nga shtatë universitet publike e publikojnë buxhetin e universitetin, ndërsa të tjerët këtë nuk e bëjnë. Ekziston një trend shqetësues i jotransparencës sistematike të universiteteteve publike në vend, është konkluzioni i organizatës civile Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) i zbatuar nga janari deri në gusht të vitit 2025 në bazë të të cilin kanë krijuar Indeks të transparencës së universiteteve publike.

Shkup - Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) me rastin e nxitjeve për aksione të paralajmëruara për shitje "Black Friday" do të kryejë mbikëqyrje të përforcuara të jashtëzakonshme tek tregtarët në të gjithë territorin e shtetit. Qëllimi është, theksojnë nga ISHT-ja që të sigurohet mbrojtja e konsumatorëve nga praktikat jo të ndershme tregtare, si dhe respektimi i detyrimeve ligjore nga ana e tregtarëve, të cilët ofrojnë ulje çmimesh.

Shtip – Filloi gjykimi për vrasjen e shtetasit turk, i cili ishte vrarë më 8 maj në një kafene në sheshin e qytetit “Liria” në Shtip. Gjykimi i pesë të akuzuarve, prej të cilëve njëri për vrasje, ndërsa katër si ndihmës për kryerjen e vrasjes filloi nën masa të rrepta të sigurisë. Katër nga të akuzuarit ishin dërguar nga Burgu i Kumanovës. Për shkak të interesimit të madh të mediave dhe të familjarëve të të akuzuarve nga vendi dhe Turqia seanca gjyqësore zhvillohet në sallën e madhe të Gjykatës së Apelit në Shtip. Për momentin gjykatësja Lulijana Nedkova nga Gjykata Themelore Shtip e filloi seancën e parë gjyqësore. 

Shtip – Prokurorja nga Prokuroria Themelore Publike në Shtip, Biljana Tosheva Anakieva në fillim të gjykimit për pesë të përfshirët në vrasjen e shtetasit turk theksoi se do të dëshmojë se vrasje është kryer në mënyrë të pamëshirshme në një kafene në sheshin e qytetit “Liria” – Shtip. Ajo theksoi se kanë dëshmi për veprat e kryera penale të të akuzuarve në këtë rast. 

Berlin - Ish kancelarja gjermane Angela Merkel sot u bëri thirrje partive politike udhëheqëse të Gjermanisë që të mos lejojnë të manipulohen nga eksremi i djathtë "Alternativa për Gjermaninë" (AfD), njoftoi DPA. Ajo deklaroi për televizionin publik "Feniks" se partitë e qendrës duhet të definojnë qartë politikat e tyre dhe të kufizohen nga AfD. Merkel, e cila ishte kancelare prej viti 2005 deri në vitin 2021, potencoi se nuk do të ishte në gjendje të bashkëpunonte me partitë që janë kundër Bashkimit Evropian, kanë një qëndrim të ndryshëm ndaj Rusisë dhe nuk mbrojnë demokracinë liberale. 

Madrid - Presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer sot i bëri thirrje Evropës të veprojë me vetëbesim më të madh si fuqi ekonomike. Shtajnmajer, në ditën e dytë të vizitës së tij në Spanjë, dhe mbreti Felipe bashkarisht e hapën forumin ekonomik gjermano-spanjoll, transmetoi DPA. "Evropa është treg me mbi 450 milionë njerëz", theksoi ai. Kemi prani dhe ndikim të fuqishëm, dhe mund ta shfrytëzojmë këtë ndikim", tha Shtajnmajer.

Budapest - Qeveria e Hungarisë mbështet planin paqësor të presidentit amerikan, Donald Tramp për Ukrainën, deklaroi sot Gergeli Gujash, shef i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban. Ai tha se marrëveshja duhet të arrihet "sa më shpejt të jetë e mundur".

Moskë - Moska do të punojë me informacionet që do t'i sjellë i dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Stiv Uitkof, ndërsa vizita e tij në kryeqytetin rus mbetet sipas planit, deklaroi sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Rjabkov. "Gjithçka që mund dhe duhet të thuhet për këtë temë, u bë dje përmes asistentit presidencial dhe zëdhënësit për media. Kjo nuk është vizita e parë e Uitkofit në Moskë. Do të bashkëpunojmë me atë që ai do të sjellë", tha Rjabkov për gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen nëse pritet versioni i përditësuar i planit të presidentit amerikan Donald Tramp.

Gazë - Hamasi sot kërkoi nga vendet ndërmjetëse të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për të lejuar dhjetëra anëtarë të lëvizjes palestineze të largohen nga tunelet në Rripin e Gazës. Hamasi me apelin për herë të parë pranon publikisht se ka luftëtarë të kapur në tunelet e enklavës palestineze. "E konsiderojmë (Izraelin) përgjegjës tërësisht për jetët e luftëtarëve tanë dhe i bëjmë thirrje ndërmjetësve të veprojnë menjëherë për të ushtruar presion dhe për t'i mundësuar djemve tanë të kthehen në shtëpi", thuhet në deklaratën e Hamasit. 

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka kërkuar nga kryeministrja japoneze, Sanae Takaiçi, të mos e përshkallëzojë më tej mosmarrëveshjen diplomatike me Kinën, njoftuan mediat amerikane, duke cituar burime qeveritare japoneze. Takaiçi shkaktoi përplasjen më të madhe diplomatike me Pekinin në vitet e fundit, pasi këtë muaj deklaroi në Parlament se një sulm hipotetik kinez ndaj Tajvanit, i cili kërcënonte Japoninë, mund të justifikonte një përgjigje ushtarake. 

Остани поврзан