• понеделник, 29 декември 2025
MIA Flesh

9:00/ 26 dhjetor/ 2025

Shkup - Në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme sot do të promovohen automjetet e reja të policisë së Maqedonisë. Në promovim fjalim do të kenë kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Shkup - Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 75-të plenare, në rendin e ditës të së cilës të pashqyrtuara kanë mbetur edhe nëntë pika.  Para deputetëve janë Propozim-ligji për ratifikimin e Protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e kontesteve të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, Strategjia Fiskale e reviduar e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitet 2026-2030, Propozim-ligj për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit "Rinovimi i parkut të mjeteve ngarkuese" të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Transporti SHA Shkup, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete mjekësore, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Shkup - Sot në Muzeun e Luftës maqedonase do të mbahet konferencë kushtuar arsimit formal për nxënësit që i nënshtrohen trajtimit afatgjatë spitalor, ku do të marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Konferenca i kushtohet zgjidhjes së re sistemike që u prezantua në vitin shkollor 2025-2026 dhe është rezultat i bashkëpunimit midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SANO - Shoqatë për mbështetjen e fëmijëve me kancer.

Shkup– Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova dhe drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski sot do të mbajnë konferencë për media në lidhje me rezultatet nga kontrollet e zbatuara te institucionet shëndetësore private.  Rezultatet të cilat do t’i prezantojnë janë nga kontrollet e kryera në 49 institucione private shëndetësore të cilat kanë lidhur marrëveshje me Fondin e Sigurimit Shëndetësor për kryerjen e veprimtarive nga sfera e mbrojtjes primare shëndetësore – gjinekologët amë. 

Shkup - Në Kuvend sot seancë do të mbajnë dy komisione – Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik. Para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme është Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë lidhur me përgatitjen, ndërtimin dhe funksionalizimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Francës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të parë, dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin në Marrëveshjen qendrore evropiane për tregti të lirë.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme këtë mëngjes, nëpër rrugë me lagështi. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri në 100 metra në qafën malore Gjavatë dhe në Krushevë, njofton LAMM. LAMM informon se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar, respektim i sinjalistikës së vendosur të qarkullimit dhe vozitjes me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykave ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Shkup - Sinoptikanët për mëngjesin e sotëm paralajmërojnë mot të vranët, ndërsa në pjesët më jugperëndimore të vendit ka kushte për reshje të lehta shiu dhe bore. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 10 gradë. Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira, me periudha me diell gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë në 6 gradë.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp kumtoi se SHBA-ja ka kryer sulme “të fuqishme dhe vdekjeprurëse” kundër forcave të organizatës terroriste Shteti Islamik në Nigeri, pasi akuzoi për javë të tëra qeverinë e këtij vendi të Afrikës Perëndimore se nuk ka arritur të ndalojë persekutimin e të krishterëve. "Sonte, me urdhrin tim si Komandant suprem, Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik në Nigerinë veriperëndimore, i cili po persekuton dhe vret brutalisht, kryesisht të krishterë të pafajshëm, në nivele të papara me vite, madje edhe shekuj”, shkroi Tramp në platformën "Truth Social". Ai shtoi se "më parë ka paralajmëruar këta terroristë se nëse nuk ndalojnë masakrën e të krishterëve, do të ndodhë ferr", duke theksuar se kjo "ndodhi sonte". Trampi gjithashtu deklaroi se janë kryer "sulme shumë të persosura". 

Meksiko Siti – Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan pasi një autobus u përmbys dhe ra në një përrua në Meksikë në prag të Krishtlindjeve, kumtuan mbrëmë autoritetet lokale. Aksidenti ndodhi më 24 dhjetor pasditen e orës lokale në shtetin verior meksikan Verakruz, sipas portalit meksikan "Milenio". Sipas raporteve fillestare, shoferi humbi kontrollin e autobusit, pas së cilës automjeti ra në një përrua rreth 200 metra të thellë dhe përfundoi pranë një lumi.

Остани поврзан