• понеделник, 29 декември 2025
MIA Flesh

12:00/ 26 dhjetor/ 2025

Shkup - Rritja reale e parashikuar prej 3.8 për qind për vitin 2026 është realisht e arritshme. Të ardhurat tatimore do të realizohen sipas planit, ndërsa dixhitalizimi është faktori kyç në rritjen serioze të shpenzimeve efikase të parave buxhetore. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në intervistën për revistën mujore "Ekonomia dhe biznesi". "Rritja reale e projektuar për vitin 2026 është 3.8% dhe besoj se është realisht e arritshme. Por, sigurisht, ne po monitorojmë situatën në nivel global dhe i marrim parasysh të gjitha rrisqet. Kjo është arsyeja pse buxheti për vitin 2026 nuk është parashikuar me skenar optimist, por do të thoja përkundrazi, me shumë kujdes, madje edhe në mënyrë konservative. Jam e vetëdijshëme se nuk ka më mjete rezervë (bafera) në buxhet që mund të përdoren në kohë krize. Qeveria paraprake përdori gjithçka që kishte mbetur për situata krize dhe nuk arriti të konsolidohej siç bënë vendet fqinje. Kjo është arsyeja pse projeksionet janë shumë të kujdesshme. Ajo që, sigurisht, mbetet është fakti se PBB-ja nominale e parashikuar e këtij viti do të jetë mbi pritjet tona, gjë që lë hapësirë për vitin e ardhshëm në aspektin e paraqitjes së borxhit publik dhe deficitit si përqindje. Sa i përket të ardhurave tatimore, besoj se ato do të arrihen sipas planit dhe nuk ka rrisqe këtu", tha ministrja në intervistën.

Shkup - Kur shteti udhëhiqet me përgjegjësi dhe profesionalizëm, rezultatet flasin vetë. Doganat e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot po shndërrohen në një histori suksesi institucional, me mbi 100 milionë euro të hyra në buxhet, luftë të pamëshirshme ndaj kontrabandës dhe hapa të vendosur drejt standardeve evropiane. Ky progres i prekshëm është dëshmi e qartë se me VLEN-in në qeverisje dhe me angazhimin konkret të zëvendësdrejtorit të Doganave, Mustafa Dauti, institucionet po kthehen në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, njoftojnë nga VLEN-i.

Shkup - Në këto ditë të acarta dimri, kur temperaturat zbresin nën zero dhe familjet tona përpiqen të sigurojnë ngrohje e kushte minimale jetese, rajone të tëra të Kumanovës, Shkupit, Tetovës e Gostivarit po përballen me një krizë të papranueshme: mungesën e energjisë elektrike nga furnizuesi universal EVN Home. Ndërprerjet nuk janë më raste të izoluara – ato zgjasin me orë të tëra, shpesh ditë të plota, duke paralizuar jetën e përditshme të qytetarëve. Ky fenomen nuk është thjesht një “defekt teknik”, por një dështim sistematik i një kompanie që ka për detyrë të sigurojë furnizim të pandërprerë për konsumatorët, njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Shkup - Më ftoht mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit me -4 gradë. Temperaturat nën zero jsnë matur edhe në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -1 gradë. Sipas parashikimeve të DPHM-së,  0 gradë mëngjesin e sotëm janë matur në Berovë dhe Lazaropole, 1 gradë në Kriva Pallankë, 2 gradë në Shkup–Zajçev Rid, Shtip dhe Vinicë, 3 gradë në Tetovë, Prilep, Manastir, Veles, Kavadar, Pretor dhe Shkup–Petrovec, 4 gradë në Strumicë, Ohër dhe Demir Kapijë, dhe 6 gradë janë matur në Gjevgjeli.

Kiev – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski paralajmëroi takim me presidentin amerikan Donald Tramp në ditët në vijim.  “U dakorduam për takim në nivel më të lartë – me presidentin Tramp në të ardhmen e afërt”, shkroi Zelenski në X. Ai tha se kjo ka ndodhur pasi Rustem Umerov, kryenegociatori ukrainas në bisedimet paqësore për dhënien fund të luftës të cilën e filloi Rusia para afro katër vjetëve, njoftoi për kontaktet e tij më të reja me palën amerikane. 

Остани поврзан