MIA FLESH
- Komuna e Tetovës informon se në seancën e jashtëzakonshme përmes një video-konference, është sjell vendim që Këshilli ditën e hënë, 1 dhjetor 2025, ta shpallë ditë zie për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi. Dita e zisë është shpallur në territorin e Komunës së Tetovës.
9:00/1 dhjetor/2025
Tetovë, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Komuna e Tetovës informon se në seancën e jashtëzakonshme përmes një video-konference, është sjell vendim që Këshilli ditën e hënë, 1 dhjetor 2025, ta shpallë ditë zie për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi. Dita e zisë është shpallur në territorin e Komunës së Tetovës.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot do ta vizitojë Fakultetin Filozofik - Shkup, i cili së bashku me dekanin e Fakultetit, pr.dr. Oliver Bakreski do të nënshkruajnë Memorandum bashkpëpunimi mes Ministrisë së Transformimit Digjital dhe Fakultetit Filozofik.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet ngjarje për Agjendën reformuese dhe Procesin e Berlinit përmes prizmës së integrimit evropian dhe Rolit të parlamentit në zbatimin e prioriteteve rajonale. Ngjarja është në organizim të Institutit për dmeokraci "Sicietas Civilis" - Shkup (IDSCS), në bashkëpunim me Komisionin për çështje evropiane dhe Grupin ndërpartiak për ndjekje të implementimit të Procesit të Berlinit dhe agjendës reformuese, ndërkaq në kuadër të porjektit "Përforcimi i pjesëmarrjes qytetare dhe bizneseve në Procesin e Berlinit dhe Agjendën reformuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut", financiarisht i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e hapur - Ballkani Perëndimor.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Një grup ekspertësh për luftë kundër trafikimit me njerëz (GRETA) i Këshillit të Evropës do ta vizitojë sot Kuvendin. Anëtarët e grupit të ekspertëve do të kenë takim pune me deputetët e komisioneve për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe për mbrojtje dhe siguri.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Në Shtëpinë ligjvënëse sot do të mbahet solemnitet me rastin e hapjes së Programit vullnetar të Kuvendit 2025. Fjalime përshëndetëse në ngjarje është paraparë të kenë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sekretarja e përgjithshme Marina Dimovska, zëvendës-ambasadori në Ambasadën britanike Daniel Fajler dhe Dona Kosturanova, drejtoreshë e Fondacionit për demokraci në Uestminster.
Ohër, 1 dhjetoir 2025 (MIA) - Promovim, me të cilën do të shënohet fillimi i realizimit të dy projekteve të miratuara në kuadër të thirrjes së parë nga programi IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, do të mbahet sot në Qendrës trajnuese dhe operative në Shërbimin malor për shpëtim pranë Kryqit të Kuq Ohër. Në ngjarje do të nënshkruhen edhe marrëveshje për bashkëfinancim nacional mes bartësve të projekteve dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, nëpër disa vende me lagështi, njofton LAMM në raportin e saj të mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Veles, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Një ekip i Njësitit territorial zjarrfikës në Veles dje ka nxjerrë një trup të pajetë nga ujërat e lumit Vardar tek fshati Ulanci në Komunën Gradsko, pas një raportimi që e kanë pranuar pasdite në ora 14:30. Trupi i është dorëzuar shërbimeve kompetente.
Uashington, 1 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp konfirmoi raportet se kohët e fundit ka folur në telefon me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, ndërsa tensionet midis dy vendeve rriten. I pyetur në bordin e "Air Force One" në lidhje me një raport të Nju Jork Tajmsit të premten se Tramp pati një telefonatë me Maduron javën e kaluar, presidenti amerikan tha: “Nuk dua të komentoj për këtë. Përgjigja është po.”
Uashington, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Autoritetet amerikane besojnë se emigranti afgan i akuzuar për sulmin nga prita ndaj anëtarëve të Gardës nacionale në Uashington nuk ka qenë i radikalizuar derisa nuk ka ardhur në SHBA, deklaroi sot sekretarja për Siguri të Brendshme, Kristi Noem.