• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

09:00/2 dhjeto/2025

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e një çerdhe të re në lagjen Deksion në Komunën Gjorqe Petrov. Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, është paraparë që në ngjarje kryeministri Mickoski të japër deklaratë për media.

Shkup - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. Para anëtarëve të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë konstatimi i propozim - vendimeve për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetrëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit, të Vendimit për zgjehdje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvend, të Vendimit për themelim të grupeve të deputetëve në Kuvend për bashkëpunim me parlamente të shteteve tëtjera dhe zgjehdje të kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamente të shteteve të tjera, të Vendimit për zgjehdje të shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Dimensionin parlamentar të Nismës Qendrore-evropiane (DP NQE).

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot do të ketë një fjalim hyrës në Konferencën kombëtare për sigurinë e komunikacionit në vetëqeverisjen lokale. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja që do të mbahet në Shkup është në organizim të Këshillit republikan për sigurinë e komunikacionit rrugor.  

Shkup - Një skaner i ri për dërgesa postare, donacion nga zyra e Kombeve të Bashkuara për drogë dhe krim, do të prezantohet sot në hapësirat e Postës, informoi Dreitoria Doganore. Në ngjarje me rastin e prezantimit të skanerit të ri, fjalime do të ketë dejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski. 

Shkup -  Në gjykatën në Idrizovë sot vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, në të cilën humbën jetën 63 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbi 200 janë plagosur. Gjykimi duhet të vazhdojë me shpalljen e fajësisë dhe fjalët hyrëse të mbrojtjes. 

Bruksel - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri pËr Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot në Bruksel do të takohen me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas. Sipas paralajmërimeve takimi po mbahet në kontekstin e përkushtimit të vazhdueshëm të vendit ndaj procesit të integrimit evropian dhe angazhimit të përbashkët për të avancuar partneritetin me Unionin, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Bruksel - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në Bruksel do të marrë pjesë në Konferencën kushtuar strategjive për specializim të mençur në procesin e zgjerimit të BE-së, organizuar nga Qendra e përbashkët hulumtuese të Komisionit Evropian (JRC). Është paraparël që Janevska të drejtohet në panelin "Procesi i specializimit të mençur në Ballkanin Perëndimor: arritjet dhe përvojat kyçe", me ç'rast sipas paralajmërimi do t'i prezantojë rezultatet e sotme të Planit aksional 2024-2025 të Strategjisë për specializim të mençur.

Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me erë të dobët deri mesatare deri të matur kryesisht nga drejtimi jugor. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, pasdte nëpër disa lugina do të ketë dukuri të mjegullës së dobët. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokaletë shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 15 gradë.

Sofje - Mijëra njerëz mbrëmë u tubuan në Sofje dhe në disa qytete të tjera duke protestuar kundër planit buxhetor për vitin 2026, i pari i përgatitur në euro para se vendi-anëtar i Bashkimit Evropian ta miratojë valutën e përbashkët më 1 janar. Sipas mediumeve bullgare, organizusit e protestës ishin nga "Vazhdojmë me ndryshimet - Bullgaria demokratike" (PP-DB), ndërsa shkaku ishte refuzimi i liderittë GERB-it, Bojko Borisov ta tërheqë nga parlamenti projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili tashmë ishte parashtruar.

Paris - Ish-presidenti francez Fransoa Oland ka qenë viktimë e plaçkitjes pasi që hajnat më 22 nëntor kanë hyrë në shtëpinë e tij në Paris, ku ai jeton me partneren e tij Zhil Gaje, deklaroi Zyra e prokurorit parizien për Figaro. Plaçkitjen e kanë konfirmuar njerëz të afërt të Partisë Socialiste nga Korez, shton e përditshmja pariziene.

Kremlin - Ushtria ruse e mori qytetin minator ukrainas Pokrovsk në rajonin lindor të Donjeckut, që e sulmoi prej para një viti, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Peskov tha se presidenti Vllaadimir Putin është i informuar për situatën e re në terren, përderisa tani për tani nuk ka konfirmim nga Kievi. Forcat ruse thuhet se e okupuan edhe qytetin Vovçansk në Harkovin fqinj.

Moskë - I dërguari special amerikan, Stiv Vitkof, pritet sot në Moskë në bisedime të mëtejshme për përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainë, njofton DPA. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se Vitkof duhet të takohet me presidentin Vladimir Putin pasdite, transmetuan dje mediat ruse. Presidenti amerikan Donald Tramp paraprakisht e konfirmoi udhëtimin e të dërguarit, por nuk dha detaje tjera për takimet.

Kinshasa - Ministri i Shëndetësisë i Kongos, Roxher Kamba, konfirmoi se është shpallur fundi i epidemisë së ebolës në këtë vend, në të cilën vdiqën 43 persona të infektuar në një nga provincat jugore. "Në fakt, nuk janë regjistruar raste të reja të konfirmuara për 45 ditë me radhë", tha Kamba në kryeqytetin Kinshasa, të raportuar nga mediat amerikane.  Ministri shtoi se në epideminë e ebolës, që për herë të parë  u raportua në shtator në qytetin Bulape në provincën Kasai, janë konfirmuar 53 raste të infeksionit, 43 prej të cilave kanë qenë fatale.

Остани поврзан