• петок, 18 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 3 prill/ 2025

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot realizoi takim me Entoni Belanger, sekretar i përgjithshëm i Federatës ndërkombëtare të gazetarëve (IFJ) ku janë shkëmbyer mendime për kushtet e punës së gazetarëve në vend dhe janë shqyrtuar mundësitë për përmirësimin e tyre, në drejtim të avancimit të gjendjeve të përgjithshme në sferën mediatike në vend.

Shkup - Sa jam i informuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, hetimi është ende në proces dhe supozoj se sipas detyrës zyrtare komunikon me PTHP-në dhe në kuadër të atij hetimi supozoj se ose do të ketë ose nuk do të ketë elemente të reja, do të shohim, PTHP-ja do të deklarohet, iu përgjigj kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti, në seancën e sotme të Kuvendit për pyetjet e deputetëve në lidhje me tragjedinë në Komunën e Koçanit. Kryeministri Mickoski theksoi se PTHP-ja duhet ta përfundojë hetimin dhe të përcaktojë nëse personat e arrestuar kanë kryer vepër penale apo jo, duke nënvizuar se ai nuk mund të akuzojë askënd, ashtu siç pretendon Bexheti se ai ka akuzuar para kohe.  

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski, i cili në Qeveria ka takim me liderin e opozitës, LSDM, venko Filipçe, në rrjetet sociale shkroi shkurt se po bisedohet për ngjarjet aktuale dhe se përgjegjësi, pjekuri dhe ndershmëri i nevojiten gjithnjë e më shumë Maqedonisë. "Takim, ku bisedojmë për ngjarjet aktuale, dhe nga i cili dua të dihet se përgjegjësia, pjekuria dhe ndershmëria i nevojiten gjithnjë e më shumë Maqedonisë", shkruhet në Fejsbukun e Mickoskit, kryeministër dhe lider i VMRO-DPMNE-së.

Gostivar - Kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së deputetit Blerim Bexheti nga BDI, theksoi se Prokuroria Publike do të deklarohet në periudhën e ardhshme për hetimin për zjarrin ë Koçan dhe theksoi se në deklarata asnjëherë nuk është shprehur për të dënuar ndonjë. Ai apelon të pritet rezultati dhe atëherë të bëhet konkluzion nëse ka pasur selektivitet apo jo dhe nëse ndonjë zyrtar tjetër do të dyshohet. Bexheti në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve të opozitës, në pyetjen për kryetarin e Qeverisë, tha se "tani fajtorët kryesor mbesin të paprekshëm, ndërsa tashmë i ka publikuar emrat e të dyshuarve në vend të prokurorit".

Shkup - Në Qeveri po mbahet takimi mes kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe. Filipçe para takimit me kryeministrin deklaroi se pret bisedë konstruktive dhe se është optimist i kujdesshëm. "Sinqerisht pres bisedë konstruktive. Me të vërtetë më vjen mirë që kryeministri e pranoi takimin edhe një herë", tha ai.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe e vlerësoi si të mirë dhe konstruktiv takimin me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Micskoki, duke potencuar se ky është sinjal pozitiv se ata i dëgjojnë kërkesat e qytetarëve. Mickoski dhe Filipçe kanë rënë dakord që të formohen grupe pune pëlr axhendën refomuese në pjesën e  gjyqësorit, energjetikës dhe shëndetësisë.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari deklaroi se në vijim janë procedurat për 1.200 punësime në shëndetësi dhe për furnizimin e insulinës. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri, ai tha se procedura për 1.200 të punësuar në shëndetësi rrjedh, ndërsa disa spitale tashmë kanë publikuar shpalljet.

 Shkup - Dy shtete kanë ofruar që të sigurojnë terapi "më serioze dhe më afatgjatë" për pacientët nga zjarri në Koçan, njoftoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. "Dy qendrat ku po punojmë të jetë rehabilitimi i pacientëve janë: njëra është Qendra Kovid në SPQ "8 Shtatori" dhe e dyta do të jetë Instituti për Rehabilitim dhe Mjekësi Fizikale në Kozle. Ato do të jenë dy qendra kryesore. Të shpresojmë se do të ketë më pak pacientë që do të kenë nevojë për rehabilitim afatgjatë. Për ata që do të kenë nevojë për një zgjidhje më serioze dhe më afatgjatë, tashmë kemi oferta nga dy shtete", tha Taravari. 

Shkup - Sa i përket vendimit të SHBA-së për kostot doganore, për ne bëhet fjalë për një vendim të pritshëm të administratës amerikane i cili nuk ka anashkaluar asnjë vend në botë - madje as Britaninë e Madhe, Kanadanë, Bashkimin Evropian e qindra shtete të tjera, njoftuan sot pasdite nga Qeveria në lidhje me njoftimin e presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e tarifave pothuajse në të gjithë botën, duke përfshirë 33 për qind për eksportet e Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë seancës për pyetje të deputetëve, iu përgjigj pyetjes së parashtruar nga ish kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai tha se që në fillim të mandatit të tij si ministër ka kërkuar që Revizioni Shtetëror të vijë dhe të kryejë kontroll të plotë në funksionimin e institucionit, me qëllim që të konstatohet se çfarë është trashëguar nga e kaluara. Përveç kësaj, ai ka iniciuar edhe një kontroll të brendshëm për mënyrën e funksionimit të Ministrisë së Ekonomisë. Sa i përket çështjes së marrjes së licencës, ministri Durmishi tha se e ka shpjeguar në detaje të gjithë procedurën.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes së deputetëve nga lideri dhe deputeti i Së Majtës, Dimitar Apasiev, ka shprehur dyshim për vepër penale gjatë blerjes së hapësirës afariste me çmim të ulët në qendër të Shkupit përmes Bankës investuese universale. Apasiev, në mbledhjen e sotme për pyetje të deputetëve opozitarë i parashtroi pyetje kryeministrit Mickoski, për, siç tha, raportine  tij dhe selektivitetin e hetimit për tragjedinë në Koçan, dhe shprehi dyshim nga rreziku për akuza joadekuate.

Shkup - Për tragjeditë në Spitalin Modular në Tetovë dhe aksidentet e autobusëve Llaskarcë dhe në Besa Trans në Bullgari, MPB-ja nuk ka parashtruar asnjë kallëzim penal, derisa për zjarrin në Koçan janë parashtruar dy kallëzime penale për 34 persona, 31 prej të cilëve janë në paraburgim - anëtarë të LSDM-së, VMRO DPMNE-së, BDI-së dhe asnjëri prej tyre nuk është në këtë procedurë për arsye se është anëtar ose jo anëtar i një partie të caktuar. Për këta persona janë siguruar dëshmi për dyshim të bazuar, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në seancën për çështje opozitare.

Shkup - Vendosja e tarifës së lartë doganore e SHBA-së ndaj vendit tonë do të ketë efekt indirekt para së gjithash ndaj industrisë automobilistike dhe petrokimike në vend, konsiderojnë disa nga ekspertët ekonomik në vend. Ata janë të mendimit se vendi merr pjesë me një përqindje shumë të vogël në importin e SHBA-së, por se ekonomia globale po hyn në një paqartësi të madhe që gjithsesi do të reflektohet edhe tek ne në pjesën e derdhjes së investimeve të huaja.

Shkup - Maqedonia e Veriut bën pjesë në shtetet me rrezik të ulët për paraqitje të tuberkulozit. Në shtatë - tetë vitet e fundit numri i pacientëve të rinj lëvizë prej 130 deri 160 në nivel vjetor. Vdekshmëria është prej gjashtë deri 15 pacientë në vit, u cek në konferencën e sotme për shtyp. Drejtori i Institutit për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit - Shkup, Dimitar Karkinski kumtoi se këtë vit në institut ka vetëm një pacient i vdekur nga tuberkulozi, por se grumbullohen të dhëna nga i tërë vendi.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot në Shkup, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për çështje të tjera me interes të ndërsjellë.

Tetovë - Në fazën e procedurës dëshmuese sot në Gjykatën themelore Tetovë mbi pesë orë zgjati seanca kryesore në procesin gjyqësor për të akuzuarit Florin Besimi dhe Artan Etemi si dhe personin juridik IPSH Spitali klinik, për vepër penale "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme", lidhur me zjarrin në spitalin modular në të cilin jetën e humbën 14 persona. Para Gjykatës dëshmuan dhe u dëgjuan ekspertë të cilët gjatë hetimit përpiluan ekspertiza.

Shkup - Efektet direkte nga tarifat e vendosura të SHBA-së ndaj Maqedonisë së Veriut do të jenë shumë të vogla. Efektet do të jenë indirekte dhe negative, por nuk do të ndjehen menjëherë, tregon analiza e "Finance Think". "Tregtia jonë me SHBA-në është e kufizuar, kryesisht për shkak të distancës gjeografike. Në vitin 2024, eksporti në SHBA si pjesë e eksportit të përgjithshëm ishte 1.4% që është pjesë shumë e vogël. Nga ajo pikëpamje, efektet direkte nga tarifat e rritura do të jenë shumë të vogla", vlerëson "Finance Think".

 Shkup - Në javën e 13-të të vitit 2025 - nga 24 deri më 30 mars, në shtet janë raportuar 511 raste të raportimeve në grup të personave të prekur nga gripi - sëmundje të ngjashme me gripin. Kjo paraqet për 39,1 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Numri i rasteve të raportuara këtë javë, krahasuar me javën e 13-të të sezonit të kaluar, është rritur për 3,1 herë, ndërsa krahasuar me numrin e javës së 13-të të kurbës tipike të epidemisë, të modeluar nga 14 sezonet e fundit, është rritur me 53,6 për qind, informojnë pasdite  nga Instituti për Shëndet Publik. Të sëmurët e kësaj jave janë regjistruar në 20 QSHP/NJR, Shkup - 198, Tetovë - 67, Gostivar - 51, ndërsa në të tjerat numri i pacientëve është më i vogël ose i barabartë me pesëdhjetë.

Shkup - Deputeti i partisë E Majta, Borisllav Kërmov në konferencën e sotme për media bëri të ditur se si deputet i njësisë së tretë zgjedhore ka iniciuar seancë mbikëqyrëse lidhur me tragjedinë në Koçan për të zbardhur të gjitha mangësitë. "Në këto momente kur ende nuk ka kaluar tronditja nga katastrofa e paimagjinueshme që ndodhi në Koçan, ne si deputet dhe si Kuvend, veçanërisht deputetët nga NJZ 3, duhet të mbajmë edhe përgjegjësi morale. Për këtë shkak, sot unë si deputet i NJZ 3 e nis iniciativën për një Debat mbikëqyrës në Kuvend rreth fatkeqësisë që na ndodhi në Koçan. I ftojmë të gjithë partitë. Kjo iniciativë do t'u dorëzohet sot të gjitha palëve të tjera. Presim mbështetje", tha ai. 

Shkup - Lokacioni në Manastir tani ka rreth 50 deponi ilegale, ndërsa projekti parasheh një lokacion të ri në kuadër të direktivave të BE-së, afër REK Manastir. Mjetet janë pranuar dhe nuk ka efekte negative në mjedisin jetësor, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Bisera Kostadinovska Stojçevska nga LSDM, Mexhiti tha se ideja është që të ndërtohet një rrugë e re për qasje në këtë deponi, e cila nuk do të kalojë nëpër Manastir, por do të kalojë përreth dhe do të jetë në funksion të disa komunave.

Gostivar - Kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së deputetit Blerim Bexheti nga BDI, theksoi se Prokuroria Publike do të deklarohet në periudhën e ardhshme për hetimin për zjarrin ë Koçan dhe theksoi se në deklarata asnjëherë nuk është shprehur për të dënuar ndonjë. Ai apelon të pritet rezultati dhe atëherë të bëhet konkluzion nëse ka pasur selektivitet apo jo dhe nëse ndonjë zyrtar tjetër do të dyshohet. Bexheti në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve të opozitës, në pyetjen për kryetarin e Qeverisë, tha se "tani fajtorët kryesor mbesin të paprekshëm, ndërsa tashmë i ka publikuar emrat e të dyshuarve në vend të prokurorit".

 Shkup - Në përfundim me ditën e sotme në apelin  e Kryqit të Kuq për viktimat e zjarrit në Koçan janë mbledhur 112.595.482,00 denarë. Deri më tani, Kryqi i Kuq ka bërë pagesat fillestare për familjet e të gjithë personave të vdekur dhe të lënduar që trajtohen jashtë vendit dhe në vend. Sot është bërë pagesa e dytë për të mbështetur familjet e prekura nga aksidenti tragjik në Koçan. Nga transferet e dyta gjithsej janë paguar 60.850.000,00 denarë nga mjette e dhuruara deri më tani, informojnë nga Kryqi i Kuq.

Tiranë - Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mori informacion se në datën 12 mars 2025 ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të emaileve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) i cili mbetet i pacenuar.

Tiranë - Me urdhër të Prokurorisë speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, vlera e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar vitin e kaluar llogaritet në rreth 65.5 milionë euro, prej të cilëve 30 milionë janë pasuri e zyrtarëve të lartë. "Të dhënat gjenden në raportin e SPAK-ut për vitin 2024 i cili tashmë është dorëzuar në Kuvend. Prokuroria speciale thekson se kjo shifër përfshin vlerën e pasurive të sekuestruara sipas Ligjit për luftën kundër mafias, Kodit penal dhe aktit normativ (OFL). Nga vlera e përgjithshme rreth 36,8 milion euro është vlera e pronës së konfiskuar dhe rreth 28,7 milion euro është vlera e pasurisë së sekuestruar, njoftojnë mediat. 

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholci deklaroi se nuk mund ta imagjinojë ekzekutimin e urdhrit të arrestit për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu gjatë vizitës së tij të mundshme në Gjermani, transmeton DPA.  Netanjahu mbërriti sot në Budapest, vizita e tij e parë në Evropë që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​një urdhër arresti për liderin izraelit për veprimet e vendit të tij në Rripin e Gazës. Hungaria njoftoi sot se planifikon të tërhiqet nga GJPN.

Uashington - Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens tha se tarifat e reja që i publikoi Donald Trampi janë "një ndryshim i madh" por edhe një kthim i domosdoshëm për ekonominë amerikane. "Ne detyrohemi te fermerët kinez për ta blerë atë që prodhojnë të njejtët fermerë. Kjo nuk është recetë për prosperitet, çmime të ulëta, as vende të mira pune në Amerikë", tha Vens për Foks Njuz, duke e kritikuar modelin e ekonomisë globale për të cilin ai pretendon se e ka çuar SHBA-në në borxh të madh dhe varësi nga prodhimtaria e huaj.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se vendi do të dalë "më i fuqishëm" nga situata aktuale, e cila u shkaktua pas publikimit të tarifave importuese gjithpërfshirëse globale dhe karakterizohet me rënie të ashpër të bursave globale dhe dollarit. "Operacioni përfundoi! Pacienti mbijetoi dhe po rikuperohet. Parashikimi është se pacienti do të jetë shumë më i fuqishëm, më i madh, më i mirë dhe më i qëndrueshëm nga kurdo qoftë deri më tani. Ta bëjmë Amerikën më të madhe!, shkroi Tramp në rrjetin e tij social Truth Social.

 Tel Aviv - Armata izraelite ka hapur hetim për vrasjen e të paktën 15 punonjësve humanitarë në Rripin e Gazës, deklaroi sot zëdhënësi i armatës. Ai, gjithashtu, hodhi poshtë përdorimin e fjalës "ekzekutim" për të karakterizuar vrasjet që ndodhën në fund të marsit.

Остани поврзан