• четврток, 04 декември 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 26 nëntor/ 2025

Shkup - Ministria e Financave sot publikoi prospektin për emetimin e  fletbligacioni të ri të qytetarëve. Prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarëve, ndërsa qytetarët do të mund të parashtrojnë oferta për regjistrimin e fletobligacioneve deri më datë10 dhjetor 2025. "Vlera e fletobligacionit të qytetarëve është 10.000 denarë, përkatësisht kjo është vlera minimale që mund të regjistrojnë qytetarët. Norma e interesit të kuponit është 4.5%, ndërsa maturimi i fletobligacionit është 2 vjet, bëri të ditur Ministria e Financave.

Shkup - Siguria e përbashkët është kyçe në kohë të sfidave reale. Partneriteti transatlantik është më i fuqishëm se kurdo herë, sepse kërcënimet janë reale dhe vazhdimisht evoluojnë, nga sulmet kibernetike dero te pasojat nga agresioni rus ndaj Ukrainës. Agresioni aktual rus hapë epokë të re më të rrezikshme në gjeopolitikë dhe mbështetja për Ukrainën është test për NATO-n dhe BE-në. Siguria jonë e ndarë është përgjegjësi e ndarë. Dhe, me Evropën dhe Amerikën Veriore së bashku në NATO edhe Maqedonia është më e sigurt në këtë botë gjithnjë e më të rrezikshme.  Kjo u porosit në panelin "Sfidat diplomatike të vendeve-anëtare të NATO-s në kushte të ndryshimeve dinamike gjeopolitike", në kuadër të konferencës "Prioritetet strategjike të NATO-s, BE-së dhe Evropës Juglindore në rendin multipolar ndërkombëtar", organizuar nga Fondacioni Konraad Adenauer në bashkëpunim me MPJdheTJ, dhe me mbështetje të Qendrës për studime evropiane Uillfrid Martens nga Brukseli.

Shkup - Kur flitet për eurointegrimet, mendohet në progres, në përparim, në vendosjen e standardeve në të gjitha sferat e jetës, mendohet në jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Evropa fillon në vend, ndërsa reformat janë kusht ndërsa jo opsion, porositën pjesëmarrësit në Konferencën e tetë plenare të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut që sot mbahet në Kuvend me temën "Reformat nga ana tjetër e retorikës: Sfidat rajonale në rrugën drejt BE-së. Ata e theksuan vlerën e reformave, ndërtimin e besimit institucional dhe bashkëpunimin e thelluar institucional si parakushte kyçe për progres drejt Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekst të Planit të parë për rritjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Shkup - Komisioni për zgjedhje të kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën evropiane për të drejta të njeriut (GJEDNJ) në Strasburg propozoi tre kandidatë të cilët do të dërgohen për shqyrtim në panelin e ekspertëve të Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për avokatët Jordan Apostollski dhe Natasha Boshkovska dhe profesorin Sasho Georgievski.

Shkup - Njëzet e katër amendamente të Propozim-buxhetit për vitin 2026, të paraqitura nga ana e opozitës nuk kaluan në seancën e sotme të Komisionit për Financim dhe Buxhet. Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski dhe shumica në Komision nuk i pranuan amendamentet e paraqitura nga BDI, LSDM, dhe E Majta. Më së shumti amendamente në pjesën e parë të seancës së 14-të deri në pauzë, paraqitën deputetët e Frontit Evropian. Ata në të gjitha amendamentet kërkuan mjete për hapjen dhe rikonstruimin e e shkollave të reja fillore dhe të mesme, ndërsa më së shumti vëmendje te deputetët shkaktoi amendamenti me të cilin u kërkuan 20 milionë denarë për hapjen e shkollës së re në Komunën e Çashkës për nxënësit të cilët mësojnë në gjuhën shqipe, sepse shkolla e deritanishme, e hapur para disa vitesh, funksionon në një objekt modular dhe nuk i plotëson kushtet.

Shkup - Ambasadoret e Sllovakisë dhe Holandës, Iveta Hricova dhe Uzlem Xhanel, në konfernecën plenare të Konventës nacionale për BE në Maqedoni të veriut, që u mbajt sot në Kuvend, dërguan porosi se reformat janë me rëndësi kyçe për integrimet evropiane, ndërkaq sundimi i së drejtës është pika kyçe e inkuadrimit në BE. Ambasadorja sllovake hricova theksoi se Sllovakia, së bashku me shtetet-anëtare të BE-së qëndron fuqishëm pas vendit, duke cekur se përveç mbështetjes së fuqishme dhe ndihmës teknike dhe financiare, e ndan edhe prëvojën që ata e përfituan në rrugën e tyre drejt BE-së.

Shkup - Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska,sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova. Në takim u bisedua për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, si në nivel institucional, ashtu edhe në nivel të grupeve parlamentare të bashkëpunimit, informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit. Dimovska e theksoi përkushtimin e Kuvendit për forcimin e kapaciteteve administrative dhe shkëmbimin e praktikave të mira me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës së punës së Shërbimit. Njëkohësisht, u theksua gatishmëria e të dyja palëve për të organizuar aktivitete të përbashkëta, takime pune dhe vizita studimore me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Manastir - Administrata publike është "themeli i shtetit" dhe profesionlizimi i saj paraqet një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë, theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në serinë e katërt të Trajnimeve gjenerike për nëpunës administrativë "Investimi në nëpunësit administrativë është investim në të ardhmen e sektorit publik". Në një ngjarje publike në Manastir, Ministria e vazhdoi axhendën e saj strategjiike për krijimin e administratës publike moderne, profesionale dhe evropiane dhe e rumbullaksoi procesin vjetor të trajnimeve gjenerike, përmes të cilit në vitin 2025 janë përfshirë mbi një mijë nëpunës shtetërorë nga rajoni i Shkupit, Pollogut, rajonit lindor dhe të Pellagonisë.

Shkup - Po fillojmë një proces që do të sigurojë decentralizimin e shumëdëshiruar, rajonalizimin e shërbimeve, shërbime më afër qytetarëve, shërbime të reja, shpenzim më të përgjegjshëm të denarit shëndetësor. Këtë e deklaroi sot pasdite drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, para Takimit për kompensimin të dakorduar të vitit 2026, ku është planifikuar t'u prezantohen të gjitha institucioneve publike shëndetësore ndryshimet në formularët për kompensimin të dakorduar dhe në të njëjtën kohë të ndahen udhëzime për vitin e ardhshëm. Në një deklaratë për mediat, Klekovski sqaroi se bëhet fjalë për një seancë për të filluar bisedimet, negociatat për kompensimin bazë të institucioneve shëndetësore. Është, tha ai, një proces në të cilin përcaktohet buxheti i institucioneve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026, i cili përbëhet në aplikimin me formularë të përshtatshëm, mbi bazën e të cilëve zhvillohen negociatat.

Gostivar - Ushtruesi i detyrës për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani nga nesër nuk do të vjen në punë. Ai konfirmoi se deri më sot nuk ka arritur njoftim zyrtar për emërimin e një administratori. Në një bisedë telefonike për MIA ai theksoi se sot është dita e tij e fundit në punë në zyrë dhe ai ka përfunduar disa formalitete, ndërsa në ndërkohë askush nuk ka ardhur ta njoftojë. "Që kur kam ardhur, sot nuk kishte asnjë njoftim zyrtar, as vendim lidhur me emërimin e administratorit. Sot jam në ndërtesën e komunës të përfundoj disa formalitete dhe të përshëndetem me të punësuarit, në fakt kjo është dita ime e fundit në komunë", tha Limani në bisedën telefonike.

 Shkup - Gjendja me reshjet në vend për mopmentin është e qëndrueshme, por sipas informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike pritet rritje e nivelit të ujit në pjesën e sipërme të pellgut të lumenjve Vardar, Treska, Radika, Sateska, Koselska, si dhe në rrjedhat e ujit në rajonin Ohër-Prespë. Rritje e nivelit të ujit pritet edhe në lumin Lepenc, në rrjedhat e ujit dhe luginat e thata që vijnë nga Mali Sharr, si dhe në pellgun e lumenjve Pçinjë dhe Strumicë.  

Shkup - Për shkak të ndërrimit të valvulave të pusetave nesër pa ujë do të jenë disa pjesë të Komunës Qendës. Nga ora 9:00 nuk do të kenë ujë një pjesë e hapësirave të Qytetit të Shkupit, klubi i natës Marakana dhe Hotel Siti. Nga ora 10:30, disa nga përdoruesit e rrugës "Maqedonia", përkatësisht nga segmenti i rrugës "Dame Gruev" deri te "Rekord", informoi ndërmarrja publike "Ujësjellës dhe kanalizim". 

Strasburg - Ukraina po lufton për sigurinë, lirinë dhe pavarësinë e saj dhe Evropa do të qëndrojë pranë saj dhe do ta mbështesë atë në çdo hap drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, tha sot Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në një debat në Parlamentin Evropian kushtuar qëndrimit të BE-së mbi planin e propozuar të paqes për Ukrainën dhe angazhimit të Unionit për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Paris - Gjykata më e lartë e apelit në Francë, Gjykata e Kasacionit, sot e konfirmoi dënimin për financim të paligjshëm të fushatës ndaj ish presidentit Nikolas Sarkozit. Gjykata e Kasacionit në Paris vendosi se gjykata më e ulët kishte vepruar drejt duke e dënuar atë për financim të paligjshëm gjatë fushatës së tij të dështuar për rizgjedhje në vitin 2012. Ai tani do të kryejë një dënim gjashtë mujor me burg, me siguri me byzylik elektronik, raporton Le Monde.

Jerusalem - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac sot paralajmëroi se nuk do të ketë paqe në Liban pa garanci për sigurinë e Izraelit. "Nuk do të lejojmë asnjë kërcënim për banorët e veriut, presioni maksimal do të vazhdojë, madje do të intensifikohet", tha Kaci në parlamentin izraelit. Ai shtoi se pa garanci sigurie për Izraelin, "nuk do të ketë paqe në Bejrut dhe as rend e stabilitet në Liban".

Athinë - Marrëveshje për përcaktimin e Zonës ekskluzive ekonomike (ZEE) u nënshkrua në Bejrut nga presidentët e Qipros dhe Libanit, Nikos Hristodulidis dhe Xhozef Aun, dhe paralelisht ata ranë dakord të avancojnë mundësinë e lidhjes elektrike midis dy vendeve duke formuar ekipe teknike dhe duke përgatitur një studim fizibiliteti, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Hong Kong - Trembëdhjetë persona deri tani e kanë humbur jetën nga zjarri në një kompleks banesor me ndërtesa të larta në lagjen Taj Po në Hong Kong.  Autoritetet lokale njoftuan se nëntë persona e kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa katër të tjerë kanë vdekur më vonë në spital. Pesë të lënduar janë në gjendje kritike.  Fillimisht, u raportua se katër persona kanë vdekur. 

Остани поврзан