• петок, 24 јануари 2025

Fico paralajmëroi masa për shkak të protestave që mund të çojnë në rrëzimin e qeverisë së tij

Fico paralajmëroi masa për shkak të protestave që mund të çojnë në rrëzimin e qeverisë së tij

 Bratislavë, 23 janar 2025 (MIA) - Kryeministri sllovak Robert Fico  sot deklaroi se planifikon të marrë masa parandaluese për shkak të protestave që mund të çojnë në rrëzimin e qeverisë së tij.

Fico tha se opozita planifikon të intensifikojë protestat duke pushtuar ndërtesat qeveritare dhe pretendon se për këtë arsye janë angazhuar ekspertë të huaj që kanë marrë pjesë në demonstratat në Ukrainë dhe Gjeorgji. 

 Qëllimi i këtyre demonstratave është që të krijohet kaos, me konflikt të mundshëm me policinë, tha Fico, raportojnë mediat britanike.

 "Situata është serioze. Po shohim një strukturë që po përpiqet të sulmojë sistemin kushtetues të Sllovakisë", tha Fico.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан