• петок, 24 јануари 2025

Majkëll Martin zgjedhet për herë të dytë kryeministër i Irlandës

Majkëll Martin zgjedhet për herë të dytë kryeministër i Irlandës

Dablin, 23 janar 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri irlandez, Majkëll Martin sot për herë të dytë u emërua kryeministër i Irlandës, i zgjedhur me votat e deputetëve nga koalicioni i dy partive të mëdha nga qendra e djathtë dhe deputetë të pavarur.

Koalicioni është i përbërë nga partitë tradicionale rivale Fine Gejl (Fine Gael) dhe Fijana Fol (Fianna Fail), ndërsa politikanët e pavarur në votim e zëvendësuan partnerin më të vogël të koalicionit Partinë e të gjelbërve, e cila humbi pjesën më të madhe të vendeve në Parlament.

Votimi për zgjedhjen e Martinit, fillimisht ishte caktuar për të mërkurën, u prolongua, kur Parlamenti u suspendua katër herë pas protestave të opozitës për shkak të së drejtës së fjalës të deputetëve të pavarur të cilët e mbështesin koalicionin e tij.

Martin (64) ishte kryeministër i Irlandës prej vitit 2020 deri në vitin 2022 para se ta dorëzojë funksionin e partisë Fine Gejl në gjysmën e dytë zë mandatit të tij.

Sipas marrëveshjes së arritur pas zgjedhjeve të 29 nëntorit, kryeministri në largim Sajmon Haris duhet të kthehet në funksionin e kryeministrit në fund të vitit 2027. Haris do ta zëvendësojë Martinin si zëvendëskryeministër, dhe me siguri do ta marrë funksionin e ministrit të Jashtëm, përderisa Paskal Donaho, kryetar i grupit të ministrave për financa nga eurozona, do të ktheht si ministër i Financave. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

Остани поврзан