• петок, 24 јануари 2025

Zelenski: Ngrirja e konfliktit do ta vendosë Ukrainën në pozitë të dobët para negociatave

Zelenski: Ngrirja e konfliktit do ta vendosë Ukrainën në pozitë të dobët para negociatave

Kiev, 23 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se ngrirja e konfliktit do ta vendosë Ukrainën në një pozitë të dobët para negociatave të ardhshme, kumtoi Ukrinform, duke iu referuar intervistës së tij për Blumberg në Davos.

"Ngrirja e konfliktit nuk është oferta më e mirë për Kievin, është pozitë e dobët për hyrje në negociatat e ardhshme për Ukrainën. Me të vërtetë, kjo është një pozitë uin-uin për Rusinë, sepse ajo nuk humbë asgjë dhe vetëm fiton kohë për ta ripërtërirë fuqinë e vet. Besoj se ata janë të gatshëm të kthehen sërish", tha Zelenski.

Sipas tij, çështja më kritike në këtë kontekst është çështja për garancat e sigurisë për Ukrainën.

Zelenski bëri thirrje prë presion të shtuar ndaj Moskës - me vendosje të më shumë sanksioneve, me sigurim të mbrojtes më të madhe ajrore për mbrojtjen e qyteteve ukrainase dhe armë për forcat mbrojtëse të Ukrainës.

"Natën armata ruse e bombardoi Zaporozhjen me raketa dhe fluturake pa pilot. Ato ishin sulme ndaj rajoneve të banimit dhe infrastrukturës. Për momentin dimë për një rast të vdekjes si rezultat i këtij terrori, ndërsa 26 perosna janë lënduar, mes të cilëve edhe një foshnje dymuajshe. Shpëttuesit tanë oshon të lënduar gjatë granatimit të sërishëm kur u paraqitën për t'i sanuar pasojat", shkroi Zelenski në "Telegram", cituar nga Ukrinform. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан