Iraku me ligjin për amnistinë mund të lirojë deri në 30.000 persona të dënuar, kështu që edhe ata për sulme ndaj ushtarëve amerikanë
- Parlamenti irakian ka miratuar një ligj për amnisti, me të cilin mund të lirohen mijëra tël burgosur, duke përfshirë edhe irakianë të dënuar për sulme ndaj ushtarëve amerikanë dhe njerëzve që kanë luftuar për Shtetin Islamik, njoftuan sot nga Kuvendi i Bagdadit, transmetojnë mediat britanike.
Bagdad, 23 janar 2025 (MIA) - Parlamenti irakian ka miratuar një ligj për amnisti, me të cilin mund të lirohen mijëra tël burgosur, duke përfshirë edhe irakianë të dënuar për sulme ndaj ushtarëve amerikanë dhe njerëzve që kanë luftuar për Shtetin Islamik, njoftuan sot nga Kuvendi i Bagdadit, transmetojnë mediat britanike.
Ligji parashikon që personat e dënuar për terrorizëm të mund të kërkojnë rigjykim nëse pohojnë se rrëfimi i tyre është marrë nën presion.
Burime në gjyqësor, si dhe deputetë, kanë konfirmuar se nga ky ligj mund të kenë dobi edhe ata që janë dënuar për sulme ndaj ushtarëve amerikanë në Irak.
Mediat britanike njoftojnë se për ligjin angazhohen para se gjithash deputetët sunitë në Parlamenti sepse shumë nga të dënuarit për krime të këtilla janë myslimanë sunitë.
Sipas vlerësimeve të deputetëve sunitë, në bazë të këtij ligji, rigjykime mund të përfitojnë të paktën 30.000 të dënuar sunitë. mb/
Foto: MIA