• петок, 24 јануари 2025

Fon der Lajen: Duhet të bashkohemi për të investuar në energjinë e pastër

Fon der Lajen: Duhet të bashkohemi për të investuar në energjinë e pastër

Bruksel, 23 janar 2025 (MIA) - Bota po lëviz drejt energjisë së pastër më shpejt se kurrë deri tani dhe vetëm vitin e kaluar shpenzimet globale për energji të pastër arritën 2.000 miliardë dollarë amerikan rekord, tha sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin në Forumin global për tranzicion energjetik në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

"Për çdo litër të investuar në karburantet fosile, kemi pasur dy dollarë të investuar në burimet e rinovueshme. Në sektorin elektroenergjetik, investimet në energjinë e pastër janë më të mëdha nga ato në karburantet fosile në raport dhjetë me një. Ky është ndryshimi në të cilin punojmë me vite", tha Fon der Lajen.

Sipas saj, ky nuk është vetëm një lajm i mirë për Planetin, por edhe për inovacionet, pavarësinë energjetike dhe konkurencën ekonomike dhe krijon vende të reja pune dhe i redukton faturat e energjisë.

Ajo thekson se edhe krahas kësaj ka ende dy sfida të mëdha ndaj tranzicionit global për energji të pastër - numrin e vogël të investimeve në këtë sektor në Afrikë, ku 600 milionë njerëz ende nuk kanë qasje në energjinë elektrike dhe nevojën e rritjes së kapaciteteve për marrjen e energjisë nga burimet e rinovueshme.

"Gjithë kjo kërkon investime të mëdha. Asnjë kompani, asnjë vend dhe asnjë rajon nuk mund ta bëjë këtë vetëm. Duhet të punojmë së bashku dhe duhet të veprojmë tani", shtoi Fon der Lajen.

Sipas saj, është e nevojshme të ruhet momenti i marrëveshjes energjetike globale historike, qëllimet e tij të shndërrohen në projekte shumë konkrete dhe të tërheqë më shumë investime në burimet e rinovueshme të energjisë.

"Duhet të sigurohemi se qeveritë, kompanitë dhe investitorët do të lidhen njëri me tjetrin, siç po bëjnë sot këtu. Në këto kohë të konkurencës së ashpër gjeostrategjike, janë të rëndësishme parashikueshmëria, siguria dhe besueshmëria. Dua të jem shumë e qartë me mesazhin tim: Evropa mbetet në rrugën e duhur dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë aktorët global për ta përshpejtuar tranzicionin ndaj energjisë së pastër", përfundoi Fon der Lajen në fjalimin e Forumit global për tranzicionin energjetik në Davos. sa/

Foto: EBS

Остани поврзан