BE-ja do të sistemojë ekspertë kufitarë për ta mbështetur hapjen e sërishme të vendkalimit Rafah
- Bashkimi Evropian planifikon të sistemojë ekspertë për menaxhim me kufijtë, në mënyrë që ta mbështesin hapjen e sërishme të vendkalimit Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, konfirmuan sot diplomatët për DPA-në.
Bruksel, 24 janar 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian planifikon të sistemojë ekspertë për menaxhim me kufijtë, në mënyrë që ta mbështesin hapjen e sërishme të vendkalimit Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, konfirmuan sot diplomatët për DPA-në.
Vendet-anëtare e miratuan planin e reviduar për Misionin e BE-së për ndihmë kufitare për vendkalimin Rafah, i cili për herë të parë ishte formuar në vitin 2005 për të ndihmuar kontrollin e vendkalimit.
Nuk ka prani të BE-së në vendkalimin kufitar pasi që grupi islamist Hamas e mori pushtetin në Rripin e Gazës në vitin 2007.
Në fazën fillestare, do të sistemohen numër i ulët dyshifror i ekspertëve kufitarë dhe personel ndihmës i BE-së për t'i mikëqyrur kontrollet kufitare, nëse është e mundur prej fillimit të shkurtit, thonë diplomatët.
Hapja e sërishme e vendkalimit Rafah është pjesë e marrëveshjes trefazore për ndërprerje të zajrrit mes Hamasit dhe Izraelit dhe duhet të mundësojë që sasi të konsiderueshme të ndihmës humanitare të arrijnë drejt Gazës. ab/
Fotо: ЕPА