• понеделник, 27 јануари 2025

Departamenti i Shtetit i ka bllokuar pothuajse të gjitha programet amerikane për ndihmë humanitare

Departamenti i Shtetit i ka bllokuar pothuajse të gjitha programet amerikane për ndihmë humanitare

Uashington, 25 janar 2025 (MIA) - Departamenti i Shtetit e ka bllokuar pothuajse të gjithë ndihmën zhvillimore ndërkombëtare nga Uashingtoni, përveç programit për ndihmë në ushqim dhe ndihmën ushtarake për Izraelin dhe Egjiptin.

SHBA-ja është donatorja më e madhe në botë dhe jep më shumë ndihmë zhvillimore ndërkombëtare se çdo vend tjetër. Ky zë i buxhetit amerikan ka arritur në rreth 60 miliardë dollarë në vitin 2023, ose rreth një për qind të Buxhetit të SHBA-së.

Urdhri i Sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio, i cili u dërgua në ambasadat në Uashington, përjashton në mënyrë të qartë programet ushqimore, si ai për Sudanin. Letra është dërguar si zbatim i dekretit përkatës të nënshkruar nga presidenti Donald Tramp më 20 janar.

Më herët në karrierën e tij, Rubio ishte një mbështetës i vendosur i ndihmës humanitare.

Urdhri i përket ndihmës ndërkombëtare për zhvillim deri te mbështetja ushtarake, që mund të ndikojë në mënyrë potenciale në Ukrainë, e cila ka marrë miliarda dollarë nga administrata e ish-presidentit amerikan Xho Bajden.

Megjithatë, urdhri përjashton qartë ndihmën ushtarake për Izraelin, e cila është rritur jashtëzakonisht për shkak të luftës në Rripin e Gazës dhe Egjiptin, i cili ka marrë fonde bujare nga SHBA-ja në fushën e mbrojtjes.

Letra përmban gjithashtu një urdhër për të kryer një rishikim të brendshëm të të gjithë ndihmës ndërkombëtare të ofruar nga SHBA-ja, e cila duhet të përfundojë brenda 85 ditëve. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан