• вторник, 18 март 2025

Demolohet bar-kafeja në pronësi të të njëjtit me diskotekën në Koçan

Demolohet  bar-kafeja në pronësi të të njëjtit me diskotekën në Koçan

 Koçan, 17 mars 2025 (MIA) - Një grup i qytetarëve në Koçan e kanë demoluar bar-kafenë "Klasik", në pronësi të të njëjtit të diskotekës ku nga zjarri  humbën jetën 59 persona, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Në Koçan po zhvillohet një protestë për të kërkuar përgjegjësinë për aksidentin tragjik që ndodhi herët në mëngjesin e të dielës.

Protesta filloi nga parku, por vazhdoi përpara godinës së komunës me thirrjet "Kërkojmë drejtësi", "Secili prej tyre mund të jetë i radhës" dhe "Vrasës".... 

Foto: MIA 

 

Остани поврзан