Ish-ministri i Ekonomisë Bekteshi do të merret në pyetje në PTHP Koçan
- Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të merret në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan, konfirmuan nga PPRMV-së.

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të merret në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan, konfirmuan nga PPRMV-së.
Bekteshi dje dhe sot ishte në bisedë informative në stacionin policor lidhur me zjarrin në lokalin e natës në Koçan. Nga stacioni policor Bekteshi do të merret në pyetje edhe në PTHP Koçan.
Avokati i Bekteshit pasdite në një deklaratë për mediat tha se ish-ministri është thirrur për bisedë informative dhe se vetë është paraqitur pas së cilës është kërkuar që ai të mbahet për kontrolle të mëtejshme.
"Sonte i përfundon afati i paraburgimit prej 24 orësh", tha avokati Elenko Millanov, duke shtuar se deri në orën 14 nuk ka pasur njoftim në gjykatë për ndonjë procedurë ndaj Bekteshit.
I pyetur për rrethanat në të cilat Bekteshi është thirrur në stacionin policor, Millanov tha se për momentin nuk ka asnjë kualifikim juridik.
"Çështja është se ai nuk ka kualifikim ligjor. Ai është thirrur për bisedë informative, në të cilën është përgjigjur dhe pas bisedës informative është kërkuar që të mbahet në paraburgim për kontrolle të mëtutjeshme, ndërsa Ministria të kontrollojë se çfarë dhe si", tha Millanov.
Prokurori publik Ljupço Kocevski në një deklaratë në Koçan tha se për momentin janë duke u mbajtur seancat lidhur me propozimet për paraburgim.
"Gjithsej deri në këtë moment po punohet për procesimin urgjent të 14 personave të siguruar nga veprimi ynë deri në këtë moment. Sa i përket kontrollit mund të them se janë siguruar të gjitha faktet dhe provat e rëndësishme relevante në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë analizat shtesë dhe ekspertizat nga zona përkatëse, tha ai, duke shtuar se ka mundësi që gjatë kësaj jave të inicohet një procedurë hetimore.
Kocevski nuk konfirmoi konkretisht se masat vlejnë edhe për ish-ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kryetarin e Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, si dhe për inspektorët nga komuna.
"Të gjithë personat të cilët ekipi i prokurorëve publikë do të konstatojë se kanë, gjegjësisht nuk kanë ndërmarrë ndonjë aktivitet që i nënshtrohet ligjit penal do të përfshihen", tha ai.
Foto: Arkivi i MIA-s