Janë marrë 97 nga 643 licencat e kontrolluara konform Ligjit për ndërtimtari dhe planifikim urbanistik
- Nga rreth 1.100 licenca të dhëna në përputhje me Ligjin për ndërtimtari dhe Ligjin për urbanistikë, Ministria e Transportit ka kontrolluar deri më tani 643, me ç'rast tek 97 prej tyre është konstatuar se pas dhënies së licencave, personat juridikë kanë ndaluar t'i plotësojnë kushtet ligjore në bazë të të cilave janë lëshuar, për shkask të së cilës do të merren vendime për marrjen e tyre, paralajmëroi sot ministri i Transportit, Aleksandar Nikollosski dhe shtoi se pret që deri më martën të kontrollohen të gjitha licencat e lëshuara.

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Nga rreth 1.100 licenca të dhëna në përputhje me Ligjin për ndërtimtari dhe Ligjin për urbanistikë, Ministria e Transportit ka kontrolluar deri më tani 643, me ç'rast tek 97 prej tyre është konstatuar se pas dhënies së licencave, personat juridikë kanë ndaluar t'i plotësojnë kushtet ligjore në bazë të të cilave janë lëshuar, për shkask të së cilës do të merren vendime për marrjen e tyre, paralajmëroi sot ministri i Transportit, Aleksandar Nikollosski dhe shtoi se pret që deri më martën të kontrollohen të gjitha licencat e lëshuara.
Siç shpjegoi ai në një konferencë për shtyp në Qeveri, 13 personave juridikë iu është hequr licenca A për kontraktorët e kategorisë së parë, 34 personave juridikë u është hequr licenca për kontraktorët e kategorisë së dytë, dy personave juridikë iu është hequr licenca A për mbikëqyrje të ndërtimit të objekteve të kategorisë së parë, gjashtë subjekteve juridike mbi ndërtimet e kategorisë së dytë B është hequr licenca për projektim të objekteve të kategorisë së parë, 20 personave juridikë iu është hequr licenca B për projektim të objekteve të kategorisë së dytë, dy personave juridikë u është hequr licenca për rishikim të dokumentacionit të projektit të objekteve të kategorisë së dytë, një personi juridik i është hequr licenca për menaxher mirëmbajtjeje të objekteve të kategorisë së parë dhe të dytë dhe 16 subjekteve juridike të planeve urbanistike u është hequr licenca. I gjithë raporti, theksoi ai, do t'i dorëzohet organeve të rendit dhe presim që të marrin masa. Paralelisht, shtoi ai, ka filluar procedura për kontrollin e të gjitha licencave dhe autorizimeve të dhëna në fushën e transportit rrugor.
"Ministria aktualisht është duke bërë kontroll të të gjitha licencave të lëshuara në përputhje me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për urbanistikë. Ligjet për kontroll nuk janë të qarta dhe nuk janë ekskluzive, prandaj kontrolli tani bëhet në bazë të vendimit politik dhe pas përfundimit të procedurave do të pasojnë ndryshime ligjorem me të cilat çdo gjashtë muaj do të ketë detyrim të kryhet kontroll të gjithçkaje që ështëlëshuar nga ana e institucioneve", tha Nikolloski.
Theksoi se ideja është që të bëhet një revizion i madh i zgjidhjeve ekzistuese ligjore për të parandaluar abuzimin e tyre. Siç tha ai, do të paraqesin ndryshime ligjore, me të cilat që do të kërkojnë që menjëherë t'i hiqet licenca dhe ankesa të mos vonojë përmbarimin.
Në përgjigje të një pyetjeje ai theksoi se kryeministri Hristijan Mickoski ka mbështetjen e plotë të partisë për të sqaruar të gjitha problemet që çuan në tragjedinë në klubin "Puls" në Koçan.
Ministria e Transportit, siç tha ai, nuk ka kompetenca mbi objektin e klubit "Puls", i cili është objekt i kategorisë B, sepse pas miratimit të Ligjit për decentralizim, Ministria është kompetente vetëm për objektet e kategorisë A.
Sipas ligjit aktual, siç ka shpjeguar ai, Ministria e Ekonomisë është dashur që në afat prej tri ditëve të punës, sipas detyrës zyrtare, të kontrollojë deklaratat në rrëfimet e aplikuesit për licencë se objekti i plotëson të gjitha dispozitat e parapara. mb/
Foto: printskrin