Çibishev: Në Toksikologji janë shtatë pacientë dhe të gjithë janë stabilë, ndiqet gjendja e të gjithë të hospitalizuarve më të gjitha spitalet
- Në Klinikën e Toksikologjisë deri më janë trajtuar 20 pacientë të cilët kanë thithur gazra toksike gjatë zjarrit të tmerrshëm në diskotekën në Koçan, që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës. Prej tyre, 13 për shkak të përkeqësimit të gjendjes ose për shkak të nevojës për ventilim mekanik janë transferuar në klinika të tjera, kryesisht në Klinikën e Mjekimit Intensiv gjegjësisht në KARIL, për shkak të përkeqësimit të gjendjes apo nevojës për ventilim mekanik, ndërsa një pjesë janë transportuar jashtë vendit. Në Klinikën e Toksikologjisë momentalisht janë të shtruar shtatë pacientë dhe të 20 pacientët, përfshirë edhe ata në KARIL dhe jashtë vendit, janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe janë stabile, informoi në konferencën e sotme drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, dr. Andon Çibishev.

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Në Klinikën e Toksikologjisë deri më janë trajtuar 20 pacientë të cilët kanë thithur gazra toksike gjatë zjarrit të tmerrshëm në diskotekën në Koçan, që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës. Prej tyre, 13 për shkak të përkeqësimit të gjendjes ose për shkak të nevojës për ventilim mekanik janë transferuar në klinika të tjera, kryesisht në Klinikën e Mjekimit Intensiv gjegjësisht në KARIL, për shkak të përkeqësimit të gjendjes apo nevojës për ventilim mekanik, ndërsa një pjesë janë transportuar jashtë vendit. Në Klinikën e Toksikologjisë momentalisht janë të shtruar shtatë pacientë dhe të 20 pacientët, përfshirë edhe ata në KARIL dhe jashtë vendit, janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe janë stabile, informoi në konferencën e sotme drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, dr. Andon Çibishev.
"Tek ne për momentin kemi shtatë pacientë të shtruar në spital, të cilët kryesisht kanë thithur sasi të mëdha të gazrave toksike pasi kanë qenë brenda diskotekës gjatë kohës që digjej. Nuk kanë lëndime termike apo mekanike. Lajmi i mirë është se ata janë të gjithë të qëndrueshëm pa manifestime klinike. Megjithatë, nuk jemi plotësisht të kënaqur me gjetjet laboratorike, toksikologjike dhe të gjeturat e gjendjes metabolike të pacientëve. Ato do të mbahen deri të hënën. Deri atëherë do të jenë mbledhur të gjitha gjetjet nga hetimet që kemi bërë në ditët e mëparshme dhe do të nxjerrim një përfundim se çfarë do të bëjmë më pas. Natyrisht, edhe pasi t'i lëshojmë ata pacientë, ata do të qëndrojnë nën kontrollin tonë për një periudhë të caktuar, sepse helmimi me gazra toksike mund të çojë në komplikime të mëvonshme", thotë Çibishev.
Pacienti më i ri tek ata është 19 vjeç dhe më i madhi 38 vjeç. Të gjithë pacientët e shtruar në institucionet mjekësore në vend monitorohen nga mjekët e Klinikës së Toksikologjisë. Pritet që një pacient i cili momentalisht është duke u përkujdesur në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike "Shën Naum i i Ohrit" të transferohet në Toksikologji, duke e çuar numrin e pacientëve të shtruar në Klinikën për Toksikologji në tetë.
Në pyetjen nëse këta pacientë që thithën gazra toksike gjatë zjarrit në diskotekë mund të kenë pasoja të përhershme, drejtori i klinikës shpjegoi se në zjarr është djegur plastikë, tekstil dhe sfungjer, duke lëshuar disa lloje gazrash të dëmshëm, përfshirë monoksidin e karbonit, dioksidin e karbonit dhe cianid hidrogjeni, të cilat mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore për pothuajse të gjithë trupin.
Ai shtoi se analiza të këtilla toksikologjike dhe biologjike janë bërë menjëherë tek të gjithë pacientët para pranimit, që të marrin informacione sa më të shpejta për çfarë shkalle të helmimit bëhet fjalë.
Sipas tij, është fat që të lënduarit janë sjellë shpejt, dhe është reaguar shumë shpejt, në mënyrë profesionale dhe energjike. mb/
Foto: MIA