Mucunski: Qeveria i mbulon të gjitha shpenzimet për familjet e pacientëve jashtë vendit, nuk duhet të negolizhohet edhe humanizmi i qytetarëve
- Shpenzimet e trajtimit jashtë vendit për 116 pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan i mbulojnë shtetet pritëse, ndërsa shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe logjistikës së përgjithshme për familjet e pacientëve i mbulon Qeveria e Maqedonisë. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në një konferencë për shtyp tha se nuk i konsideron tendencioze dezinformatat që dalin për shpenzimet, duke qenë se "e gjithë shoqëria po përjeton tronditje pas tragjedisë", dhe se "reagimi i natyrshëm i njeriut është të duash të ndihmosh dhe për këtë arsye disa qytetarë po marrin iniciativa për të ndihmuar".

Shkup, 22 mars 2025 (MIA) - Shpenzimet e trajtimit jashtë vendit për 116 pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan i mbulojnë shtetet pritëse, ndërsa shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe logjistikës së përgjithshme për familjet e pacientëve i mbulon Qeveria e Maqedonisë. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në një konferencë për shtyp tha se nuk i konsideron tendencioze dezinformatat që dalin për shpenzimet, duke qenë se "e gjithë shoqëria po përjeton tronditje pas tragjedisë", dhe se "reagimi i natyrshëm i njeriut është të duash të ndihmosh dhe për këtë arsye disa qytetarë po marrin iniciativa për të ndihmuar".
"Kjo tregon se jemi njerëzorë. Por, ne menjëherë, që në momentin e parë, kur si vend kuptuam përmasat e kësaj krize, të hënën në mëngjes isha i pari që njoftova se Qeveria, shteti do t'u vijë në ndihmë të gjithë këtyre njerëzve. Mbulimi i shpenzimeve nuk i lejon ata njerëz të grumbullojnë asnjë shpenzim. I kemi rezervuar paraprakisht hotelet, i kemi blerë biletat e aeroplanit, i njoftojmë se për një celular do të mbulohen faturat e roamingut dhe të gjitha shpenzimet që do t'i grumbullojnë. Qytetarët marrin, thënë kushtimisht mëditje, mjete që u nevojiten çdo ditë për disa shpenzime që u nevojiten", tha Mucunski.
Pothuajse të gjithë qytetarët, tha ai, ndërsa me disa prej tyre ka komunikim personal, janë të përfshirë në komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në vendet ku janë shtruar pacientët. PDK-të janë vazhdimisht në dispozicion për të ofruar mbështetje logjistike për të afërmit e pacientëve - për transportin, përkthimin e dokumenteve dhe komunikimin me spitalin.
Ai theksoi se numrat e telefonit të shërbimit të MPJTJ dhe Shërbimit për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHÇPP) mbeten në dispozicion për të gjitha nevojat dhe informacionet.
Në spitalet e 14 vendeve evropiane po trajtohen 116 pacientë të lënduar nga zjarri i koncertit të Koçanit. Prej tyre, 38 janë dërguar për trajtim përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, të cilin Qeveria e ka aktivizuar menjëherë pas tragjedisë, ndërsa pjesa tjetër janë dërguar me ndihmë të drejtpërdrejtë dypalëshe.
Në pyetjen e një gazetarëve nëse për një situatë të tillë do të aktivizohen edhe mekanizmat e NATO-s, ministri u përgjigj se në këtë pikë besojnë se mjafton që të jetë aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së.
"Në këtë moment jemi duke bërë një vlerësim dhe nëse do të ndërmarrim një veprim të tillë do të informojmë. Mendojmë se aktivizimi i mekanizmit të BE-së është mjaft i mjaftueshëm, duke marrë parasysh sfidën me të cilën përballemi", shtoi Mucunski. mb/
Foto: MPJTJ