• недела, 23 март 2025

Miteva: Dy objekte nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për ditët e zisë, është reaguar menjëherë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat

Miteva: Dy objekte nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për ditët e zisë, është reaguar menjëherë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat

Shkup, 22 marws 2025 (MIA) - Edhe sot do të vazhdojmë me informimin ditor të opinionit për të gjitha hapat që janë ndërmarrë nga institucionet kompetente, me qëllim që të sigurojmë informim të saktë dhe në kohë për obligimet të cilat janë përgjegjësia jonë. Në këto ditë zie, fjalët ngushëlluese nuk mjaftojnë, por veprimet që ndërmerren duhet të jenë të qarta dhe precize. Si Qeveri, qëndrojmë pranë çdo familjeje – jo vetëm me fjalë ngushëlluese, por edhe me veprime konkrete që sigurojnë drejtësi, përgjegjësi dhe një të ardhme ku tragjeditë e tilla do të parandalohen.

Këtë sot e deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva në konferencën e rregullt për media për aktivitetet e institucioneve pas tragjedisë së zjarrit në Koçan.

Që nga momenti i parë, theksoi institucionet tona janë tërësisht të mobilizuara. Organet hetimore po punojnë me përkushtim, urgjencë dhe saktësi. Qytetarët e meritojnë të vërtetën – dhe do ta fitojnë të njëjtën.

Sipas saj prioriteti i Qeverisë është i dyfishtë: ta përfundojmë punën institucionale me integritet të plotë dhe të ndërmarrim hapa të menjëhershëm për të parandaluar tragjedi të ardhshme të kësaj natyre. Prandaj, në koordinim me të gjitha organet përkatëse, po i forcojmë masat e sigurisë, po përmirësojmë protokollet dhe po zgjidhim të gjitha parregullsitë e identifikuara. Përgjegjësia nuk mbaron me fjalë – por me vepra.

"Unë sot përsëri do të ndaj informacione  për aktivitetet e ISHT-së në bashkëpunim me MPB-në, që kanë të bëjnë me ditën e djeshme, në drejtim të kontrolleve të jashtëzakonshme për zbatimin e vendimit të Qeverisë për shpalljen e ditëve të zisë. Gjatë këtyre kontrolleve, dje janë identifikuar dy objekte që nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë dhe kanë vazhduar punën. Për këtë ndaj tyre janë ndërmarrë masa përkatëse dhe është urdhëruar mbyllja e lokaleve. Sa i përket kontrolleve që po zhvillohen në objektet me dhe pa licencë aktivitetet vazhdojnë, analizat janë voluminoze, ndërsa verifikimet janë të detajuara, me qëllim që të vlerësohet nëse po përmbushen kushtet teknike minimale", theksoi Miteva.

Gjithashtu njoftoi opinionin për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Transportit, ku nga kontrollet e kryera deri më tani është konstatuar se një numër i madh licencash do të anulohen me vendim – tek 100 prej tyre për shkak se pas lëshimit të licencave, personat juridikë kanë pushuar së përmbushuri kushtet ligjore mbi bazën e të cilave janë lëshuar licencat.

"Kontrollet në këtë ministri po vazhdojnë edhe sot dhe deri në fund të ditës pritet një përmbledhje e re me informacione të detajuara për të gjitha inspektimet e kryera lidhur me këtë lloj licencash. Dhimbja nga kjo tragjedi është e pamatshme, por ne do ta mbajmë opinionin e informuar për ecurinë e hetimeve dhe për atë se si po i zbatojmë reformat dhe masat e nevojshme që si Qeveri jemi të detyruar t’i ndërmarrim", shtoi më tej ajo. mb/

Foto: Qeveria

 

 

 

Тагови

Остани поврзан