Me heshtje prej një ore në Parkun e qytetit në Shkup qindra të rinj shprehën respekt për viktimat nga zjarri në Koçan
- Në Parkun e Qytetit në Shkup, sot pasdite, qindra të rinj u tubuan që me heshtje prej një ore të shprehin respekt për viktimat nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan, ku jetën e humbën 59 persona, ndërsa rreth 200 persona u lënduan.

Shkup, 23 mars 2025 (MIA) - Në Parkun e Qytetit në Shkup, sot pasdite, qindra të rinj u tubuan që me heshtje prej një ore të shprehin respekt për viktimat nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan, ku jetën e humbën 59 persona, ndërsa rreth 200 persona u lënduan.
Siç u cek edhe në paralajmërimin nga ana e "Plenumit studentor" për tubimin e sotëm, qytetarët filluan të tubohen rreth orës 16, pas çka heshtja 60-minutëshe filloi para orës 17, përkatësisht, në mënyrë simbolike, në orën 16:59.
Të tubuarit nuk dhanë deklarata për mediumet para fillimit të heshtjes. ab/
Fotо: МIА