• вторник, 25 март 2025

Murtezani: RMV ka siguruar 52 milionë euro nga Agjenda Reformuese e BE-së

Murtezani: RMV ka siguruar 52 milionë euro nga Agjenda Reformuese e BE-së

Shkup, 24 mars 2025


Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ka informuar se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon e cila arkëtoi këstin e parë prej 52.4 milionë euro nga Agjenda Reformuese sipas planit për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor – dëshmi për përkushtimin tonë ndaj reformave.

“Ky është vetëm hapi i parë nga mbështetja financiare prej 750 milionë euro nga BE-ja –  investim i cili  na afron deri te standardet evropiane dhe sjell jetë më të mire për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Murtezani.

Ai ka informuar gjithashtu se një javë më parë RMV ka dorëzuar kërkesën për lirimin e 17.1 milionë euro për hapa konkretë të reformave.

Sipas tij, qeshor është paraparë  kërkesë e re për 70.6 milionë euro.

“Në Raportin Vjetor deri te Komisioni Evropian, i prezantuam qartë rezultatet e arritura të deri tanishme dhe planet ambicioze në ekonomi, sundimin e ligjit, digjitalizimin dhe tranzicionin e gjelbër.
Vazhdojmë me punë”, ka nënvizuar Murtezani.

Orhan Murtezani, ministër i Çështjeve Evropiane

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан