• среда, 26 март 2025

Janë publikuar personat juridikë të cilëve do t'u hiqet licenca në fushën e ndërtimtarisë dhe planifikimit urbanistik

Janë publikuar personat juridikë të cilëve do t'u hiqet licenca në fushën e ndërtimtarisë dhe planifikimit urbanistik

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Ministria e Transportit ka publikuar listën e personave juridikë për të cilët është duke u zhvilluar procedurë për marrjen e licencës në fushën e punëve ndërtimore dhe  planifikimit urbanistik. Siç informuan prej aty, është duke u bërë një kontroll i gjerë i licencave të lëshuara dhe 479 janë në proces heqjeje.

"Nga kontrollet e deritanishme të mbi 3100 licencave, është konstatuar se në 479 raste, pas dhënies së tyre, personat juridikë kanë ndaluar së përmbushur kushtet ligjore në bazë të të cilave kanë marrë licencat dhe për këtë shkak do të merren vendime për heqjen e tyre. 73 personave juridikë do t'u hiqet licenca A për kontraktor ndërtimi të kategorisë së parë, 228 personave juridikë do t'u hiqet licenca B për kontraktor ndërtimi të kategorisë së dytë, 9 personave juridikë do t'u hiqet licenca A për mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve të kategorisë së parë, 32 personave juridikë licenca B për mbikëqyrje e ndërtimit të objekteve të kategorisë së dytë, 32 personave juridikë licenca A për projektimin e objekteve të kategorisë së parë, 78 personave juridikë licenca B për projektimin e objekteve të kategorisë së dytë, 7 personave juridikë licenca B për rishikimin e dokumentacionit të projektit të objekteve të kategorisë së dytë, 3 personave juridikë licenca A rishikim i dokumentacionit të projektit  të objekteve nga kategoria e parë, 2 personave juridikë licenca për menaxher për mirëmbajtjen e objekteve të kategorisë së parë dhe të dytë, 2 personave juridikë licenca për menaxher ndërtimi, si dhe 13 personave juridikë licenca për përpunimin e planeve urbanistike", thekson Ministria. 

E gjithë lista do t'i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike, BNJVL-së dhe të gjitha institucioneve tjera përkatëse për procedura të mëtutjeshme.

Ministria paralajmëron se në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me kontrollet e lejeve dhe licencave të dhëna në përputhje me kompetencat e saj për të siguruar respektimin e rregulloreve ligjore dhe rendit juridik në vend, si dhe për të mundësuar barazi për të gjithë personat juridikë.

Listën e plotë të personave juridikë mund ta shikoni në https://mtc.gov.mk/vesti/Lista-na-pravni-litsa-za-odzemanje-na-litsensi-vo-vo-delot-na-gradezhnoto-rabotenje-i-urbanistichko-planiranje. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан