Arrestohet një shkupjan 26-vjeçar, i cili me automobil është përplasur në dy minorenë në bulevardin "Aradhat partizane" në Shkup
- Policia e ka privuar nga liria personin M.P. (26) nga Shkupi, për shkak se rreth 13:50 në bulevardin "Aradhat partizane" në Shkup me automjetin "audi" me targa të Shkupit, është përplasur në një këmbësor minoren dhe një minoren me biçikletë.

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Policia e ka privuar nga liria personin M.P. (26) nga Shkupi, për shkak se rreth 13:50 në bulevardin "Aradhat partizane" në Shkup me automjetin "audi" me targa të Shkupit, është përplasur në një këmbësor minoren dhe një minoren me biçikletë.
Siç informojnë nga MPB, dy minorenët me ndihmë urgjente mjekësore janë dërguar në Qendrën klinike "Nënë Tereza" në Shkup për dhënien e ndihmës mjekësore.
Është kryer ekspertizë nga ana e SPB Shkup dhe prokurorit publik. Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet padi penale me procedurë urgjente. bsh/
Foto: MIA arkiv