• понеделник, 24 март 2025

Është përgatitur protokolli sipas të cilit javën e ardhshme do të priten pacientët e parë të cilët po mjekohen jashtë vendit

Është përgatitur protokolli sipas të cilit javën e ardhshme do të priten pacientët e parë të cilët po mjekohen jashtë vendit

Shkup, 23 mars 2025 (MIA) - Është përgatitur protokolli sipas të cilit javën e ardhshme do të priten pesë pacientët e parë të cilët po mjekohen jashtë shtetit, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pas takimit të Shtabit të krizës për të lënduarit nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan.

Siç kumtoi Taravari, pesë pacientët e parë pritet të arrijnë të mërkurën apo të enjten, ndërsa do të priten nga ekipe dhe automjete speciale të cilët do t'i përmbahen protokollit dhe informatave për gjendjet e pacientëve, pas çka, sqaroi, do të vendosen në spitale prej ku paraprakisht ishin lëshuar pacientët, ku do t'u bëhet triazhi i parë.

"Protokollet do të publikohen në ueb-faqen tonë, gjithashtu do t'u dërgohen edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe të gjitha shteteve të tjera. Do të kemi ekipe speciale të cilat do të punojnë me këtë protokoll të cilët do t'u përmbahen informatave për gjendjen e pacientëve të cilët duhet t'i marrim. Do të ketë ekip special i cili do t'i pranojë edhe automjetet speciale të cilat do t'i presin dhe vendosin në spitale. Triazhi i parë do të bëhet në spitalin prej ku është lëshuar pacienti, e më pas do tl hospitalizohen në spitalet ku duhet. Nëse ka nevojë do të lëshohen në mjekim shtëpiak", tha Taravari.

Secila fazë, theksoi, ka komplikimet dhe vështirësitë e veta, duke sqaruar se në këtë fazë ekziston rreziku nga zhvillimi i infektimeve, sepse, tha, gjendja e pacientëve mund të fluktuojë.

"Unë tregoj se cila është gjendja momentale e pacientëve. Disa pacientë tashmë po marrin antibiotikë në mënyrë që të parandalohen ato infektime, kësshtu që shpresoj edhe ata që do të arrijnë, tasmë folëm për sterilizim të automjeteve me të cilat do të vijnë, si dhe dhomat ku do të trajtohen, kështu që shpresojmë për sa më pak komplikime dhe shëndet më të mirë të të gjithël atyre që do të kthehen në vend", tha Taravari.

Ekipet të cilat do t'i presin pacientët, shtoi, do të jenë nga shteti jonë, ndërsa varësisht prej ku dhe me çka vijnë, ashtu edhe do të priten.

"Ekipet të cilat do t'i presin pacientët pacientët do të jenë nga vendi ynë, varëssisht prej ku vijnë dhe me çka vijnë. Nëse vijnë me aeroplan, do të priten në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup, ndërsa nëse janë nga vendet fqinje, për çka mendoj se më vonë do të kthehen sepse atje janë pacientët më të rëndë, përkatësisht në Serbi, Bullgari dhe Greqi", tha Taravari.

Taravari kumtoi se është sstabile gjendja e 55 pacientëve të cilët po mjekohen në shtet, ndërsa prej 115 pacientëve jashtë vendit në gjendje kritike janë pesë.

"Meqenëse dje më pyetët për atë që ministri i Jasshtëm tha 116 pacientë, dua vetëm t'ju informoj sse pacienti i 116-të është nga familja e atyre që po mjekohen jashtë vendit, kështu që, numri është i njejtë. Normalisht, fluktuon gjendja e pacientëve, por në përgjithësi presim dhe shpresojmë... dita e shtatë është me zero të vdekur, nuk ka asnjë ka pacientët që i dërguam të ketë epilog fatal. Shpresojmë ashtu të azhdojë gjendja e këltyre të cilët janë në gjendje kritike të përmirëssohet dhe të kumtojml vetëm lajme të mira", tha Taravari.

Pritet nesër nga psitalet e vendit tonë të lëshohen nëntë pacientë, por, siç tha, pasi që do t'u bëhen të gjitha hulumtimet toksikologjike dhe psikologjike. Në Qendrën klinike janë të shtrirë 27 pacientë, në SPQ "8 Shtatori" - 10 pacientë, Spitali i përgjithshëm i qytetit - 10 pacientë, përderisa në klinikat private ka tetë pacientë.

I pyetur çfarë mësimi mori sistemi shëndetësor nga tragjedia në Koçan, Taravari tha "sistemi shëndetësor arriti të përballet me këtë gjendje relativisht mirë, me të gjitha dobësitë dhe mangësitë që i ka".

Niumrat, tha, flasin vetë, kështu që kemi zero të vdekur, por, siç tha, duhet më tej të investohet në kapacitetet shëndetësore dhe të përmirësohen gjendjet aq sa mundet në këto mundëssi të cilat i kemi si shtet. ab/

Foto: МIА

 

Остани поврзан