• понеделник, 24 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në INP Burgu i Kumanovës ndodhen 12 persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan

Në INP Burgu i Kumanovës ndodhen 12 persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan

Kumanovë, 22 mars 2025 (MIA) - Dy ish-kryetarë të Komunës së Koçanit ndodhen në institucionin ndëshkues përmirësues Burgu i Kumanovës, njoftuan sot organet kompetente të burgut.

"Aktualisht në Burgun e Kumanovës ndodhen dymbëdhjetë persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan. Në mesin e tyre janë edhe dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, bëjnë të ditur nga burgu.

Dje, PPRMV njoftoi se Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëautorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан