• недела, 23 март 2025

Tomovski: 150.000 denarë ndihmë emergjente për çdo të pësuar për shpenzimet fillestare ditore

Tomovski: 150.000 denarë ndihmë emergjente për çdo të pësuar për shpenzimet fillestare ditore

Shkup, 22 mars 2025 (MIA) - Për çdo të pësiar nga zjarri në Koçan, përmes Kryqit të Kuq do të jepet ndihmë financiare emergjente në vlerë prej 150 mijë denarë. Vendimi u njoftua në konferencë për media nga drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski.

Përmes SHPPP-së dhe institucioneve të tjera kompetente, tha ai, organizohet edhe e gjithë logjistika e nevojshme për akomodimin dhe transportimin e të pësuarve dhe familjeve të tyre.

Qeveria paguan për qëndrimin e të afërmve të pacientëve që trajtohen jashtë vendit, për çka kanë të drejtë dy anëtarë të familjes për çdo person të lënduar.

Si edhe më parë, ministri Timço Mucunski tha se trajtimi i pacientëve jashtë vendit është në shpenzim të shtetit nikoqir, ndërsa rruga, akomodimi dhe shpenzimet e tjera për familjet mbulohen nga Qeveria jonë.

"Deri tani, janë përkujdesur dhe akomoduar 188 persona. Jemi të vetëdijshëm se kjo tragjedi sjell edhe vështirësi të papritura financiare. Prandaj, si institucion i përfshirë në këtë proces, morëm vendim që secilës viktimë t'i paguhet një shumë prej 150.000 denarësh si ndihmë financiare emergjente për të mbuluar shpenzimet fillestare ditore. Kjo ndihmë do të realizohet përmes Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë", tha Tomovski.

Në pyetjen se kur dhe si familjet do të fillojnë të marrin ndihmë nga donacionet nga llogaria e Kryqit të Kuq, i cili deri më tani ka mbledhur 51 milionë denarë, Tomovski u përgjigj se me pagesë do të fillohet nga e hëna. Siç tha ai, po bëhen përgatitje ligjore duke marrë parasysh se llogaritë e transaksioneve i nënshtrohen mbrojtjes së të dhënave personale.

“Për momentin, janë duke u mbledhur ato llogari transaksioni të personave që janë jashtë vendit dhe pëlqimet e tyre, përmes logjistikës së MPJTJ-së, respektivisht ambasadave dhe përfaqësive konsullore, dhe nga e hëna Kryqi i Kuq do të fillojë me pagesën e mjeteve”, shtoi drejtori i SHPPP-së.

Foto: Qeveria e RMV-së

 

 

Остани поврзан