Autopsia dhe identifikimi përfundoi në një kohë shumë të shkurtër, te të gjithë viktimat e zjarrit në Koçan u konstatua vdekja nga asfiksioni
- Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, Svetozar Antoviq dhe kreut të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov sot njoftoi se pas ngjarjes tragjike në Koçan për një kohë shumë të shkurtër janë kryer 59 autopsi të trupave dhe identifikimin e viktimave.

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, Svetozar Antoviq dhe udhëheqësi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov sot njoftoi se pas ngjarjes tragjike në Koçan për një kohë shumë të shkurtër janë kryer 59 autopsi të trupave dhe identifikimin e viktimave.
Siç theksuan në konferencnë për media, për këtë janë formuar 6 ekipe, ku përveç ekspertëve të mjekësisë ligjore kanë qenë edhe patologë. Janë përfshirë edhe ekipe të MPB-së.
Të gjitha viktimat u zbuluan se kishin vdekur nga mbytja e shkaktuar drejtpërdrejt nga zjarri.
Кај сите настрадани е констатирана насилна смрт од задушување што е предизвикано директно од пожарот.
Në muajin mars pritet të përfundojnë të gjitha raportet e autopsisë.
Rrobat dhe gjithçka që u janë gjetur viktimave janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, por janë në kompetencë të Prokurorisë dhe do të vendosë se çfarë do të ndodhë me ta sepse mund të çohen më tej në ndonjë procedurë gjyqësore.
Sipas Stankovit, menjëherë pas marrjes së informacionit për aksidentin, brenda një ore, të gjithë punonjësit e Institutit kanë mbërritur në vendet e tyre të punës dhe është bërë plani për veprimet e duhura. Është kryer autopsi tek 15 persona, të cilët më pas janë dorëzuar në ndërmarrjen mortore.
"Qëllimi ishte një përfundim i shpejtë dhe cilësor i autopsive që filluan në mbrëmjen e 16 marsit, ndërsa përfunduan në mëngjesin e 18 marsit, si dhe identifikimi i saktë", vuri në dukje Stankov.
Edhe ai edhe dekani i fakultetit shprehën ngushëllimet për familjet dhe u uruan shërim të shpejtë të lënduarve të shtruar në spital. qa/
Фото: МИА