• вторник, 18 март 2025

Taravari: Humbja e jetës të shoferit të ndihmës së shpejtë nga Koçani, Ile Gocevski, është heroizëm në humanizëm!

Taravari: Humbja e jetës të shoferit të ndihmës së shpejtë nga Koçani, Ile Gocevski, është heroizëm në humanizëm!

Shkup, 17 mars 2025 

Kryetari i ASh-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka shprehur ngushëllime të thella për humbjen e shoferit të ndihmës së shpejtë nga Koçani, Ile Gocevski, i cili u nda nga jeta pasi ishte në vijën e parë të tragjedisë së rëndë që tronditi vendin.

“Në këto momente të rënda për familjen e tij, për kolegët dhe për gjithë shoqërinë, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Humbja e një njeriu që iu përgjigj thirrjes për ndihmë me vetëflijim është një goditje e madhe për të gjithë ne. Kjo tragjedi na mëson se sakrifica e punonjësve të shëndetësisë dhe shpëtimit duhet të vlerësohet dhe mbështetet më shumë,” tha Taravari.

Ai shtoi se dhimbja për 59 të rinjtë që humbën jetën në zjarrin tragjik në Koçani është e pamatshme dhe një plagë e madhe për gjithë vendin.

“U prehtë në paqe heroi ynë mjekësor. Zoti u dhëntë forcë familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi,” përfundoi Taravari.

Foto: Arkivi i MIA-s

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Остани поврзан