• среда, 19 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Drejtoresha e Repartit për djegie në Spitalin e Selanikut: Tre pacientët janë në gjendje kritike, por stabile

Drejtoresha e Repartit për djegie në Spitalin e Selanikut: Tre pacientët janë në gjendje kritike, por stabile

Athinë, 18 mars 2025 (MIA) - Dy vajzat dhe djaloshi të moshës prej 19, 25 dhe 26 vjeç, të cilët prej të dielës janë hospitalizuar në spitalin Papanikollau në Selanik janë në gjendje kritike dhe ende nuk mund të thuhet se janë jashtë rrezikut për jetë, sipas drejtoreshes së Repartit për djegie në spitalin e Selanikut, Sofija Papadopullu, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pas vizitës së ministrave Mucunski dhe Taravari në spital, dr. Papadopullu në deklarata për media sqaroi se tre pacientët kanë prej 15 deri 25 për qind djegie në trup, për çka dy nga pacientët sot për herë të dytë do të operohen, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme edhe pacienti i tretë, por theksoi se ajo që është me serioze, është se kanë thithur tym.

"Të tre janë në gjendje kritike. Nuk mund të themi se i kanë shpëtuar rrezikut, pasi krahas djegies, kryesisht në fytyrë dhe duar, kanë thithur edhe tym, me sa duket gjatë kohë kanë qëndruar në zonën ku ka ndodhur fatkeqësia, pra kanë djegie nga inhalimi, dëmtime të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes, që mund të përkeqësojë gjendjen dhe ecurinë e shëndetit të tyre, që me shumë gjasa do të jetë afatgjatë. Ne po bëjmë gjithçka mundemi, kemi kapacitete, kemi mbështetjen e gjithë stafit të spitalit që të mund të bëjmë më të mirën për këta pacientë të rinj", sqaroi drejtoresha e Repartit për djegie.

Të tre pacientët janë në terapi intensive, të kyçyr në aparate.

Dy persona të lënudar tjerë janë transportuar në Selanik dhe janë shtruar në Spitalin ushtarak 424, ndërsa tre persona të tjerë po trajtohen në Athinë që nga mbrëmë. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан